Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Muharrem Sfarqa: Në Amerikë u planifikua realizimi i projektit rugovin të Pavarësisë së Kosovës

| E enjte, 17.02.2011, 08:27 PM |


Anton Kolaj
Anton Kolaj
Në Amerikë u planifikua realizimi i projektit rugovin të Pavarësisë së Kosovës

 

Nga Muharrem Sfarqa

 

 Shoqata Shqiptaro- Amerikane "Kosova" në Michigan të SHBA-ve dhe presidenti i saj z.Petrit Musolli ftuan këto ditë në mesin e tyre, veprimtarin e palodhur të çshtjes kombëtare, z. Anton Kolaj, ish nënkryetar i LDK-së dhe së fundmi edhe njëri nga kandidatët e saj për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kjo ftesë dhe organizimi i vizitës së z. Kolaj në SHBA u bë në vigjilje të shënimit të tre vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku kjo shoqatë, kremton dhe nderon kontributin e gjithë shqiptarëve për liri, pavarësi dhe demokraci. Duke veçuar kësaj radhe dhe kontributin e madh të z. Kolaj, në ndërtimin e institucioneve të Kosovës, në periudhën e paraluftës dhe sidomos ngritjen e infrastrukturës mbrojtëse të saj, gjatë viteve të nëntëdhjeta të shekullit të posaikur.

 I nderuar me këtë ftesë dhe vizitën që do bëj në SHBA, z. Anton Kolaj u shpreh se, ishte pikërisht ky vend i madh mik, ku u projektua vizioni rugovian për pavarësinë e Kosovës dhe, shqiptarët atje, përmes komunitetit të tyre dhe organizimit të pashoq, ndikuan dhe ndihmuan që, sot të shënojmë tre vjetorin e njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.