Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agron Shabani: Në Romë...

| E marte, 15.02.2011, 08:55 PM |


Agron Shabani

 

Në Romë...

 

Me porosinë

e kahmotshme

të Imzot Gjergj Kastriotit

Shën Jeronimit

dhe Niketë Dardanit

Isha në Romë

ku sërish takova

Romulin e Remin

të Eneut tonë

mitik

dhe

 Rea Silvisë

së dashur

të zotit Jupiter

Marsit dhe

zonjes Afërditë

tek po

e ngrisnin

në këmbë

qytetin e famshëm

mbretëror

në një kohë

kur edhe

ata lot profetik

të Lavinies

së bukur

nga Lacioja

sikur po ia shuanin

paksa

etjen e mocme

Romës së lashtë

Antike

Në Forum Romanum

dhe Koloseum

ndërkaq

rregull dhe

një rend i ri

Përderisa

në sheshin e bekuar

të Shën Pjetrit

në Vatikan

shpirti i shënjtë

 bënte dritë

dhe

të shoqëronte

kudo.

Aty ishin

edhe etërit e shënjtë

dhe engjellorët

tanë iliro-shqiptar.