| E diele, 13.02.2011, 04:51 PM |
Përmbysja e Botës
Roman
Nga Faik Islami
Kur zbritën tek baçeja e Bakove, Rrahmnait ju drodh i gjithe trupi.Gjithënjë idruhej ardhjes në trual sepse i bëhej gjithënjë si e porsandodhur ngjarja.Por këtë herëndjente një farë krenarie.në shtëpinë e tij vërtetë kishte ndodhur hataja, porja që në atë hata kishtedhe të rënë ..amerikanë.E në ato ditë amerikanët shifeshin si shpëtimtarët.Plot ngjarje lidheshin me besimin tek Amerika.Të gjithë shikonin Rrahmanin.Kurse ai shikonte vëndin përqark.Dryhej se mos turpërohej.Si vrojtoi mirë e mirë janisi.
-Tek ky vend do gjejmë atë pilotin e shëndoshë.Do duket se skeleti i tij do jetë indarë në dy apodhe tripjesë.Ishte djegur fare i shkreti!.-katër djem të fuqishëm ngulën me furi kazmat në katër cepa të një vizimi me lopatë, në formë katërkëndëshi.
-Tek ai ftoi me kurorë shkurre, po nga ana e sipërme janë dy të tjerë.Kurse i katërti, me siguri do jetë dy apo tre metranë krah të djathtë të tyre.Ky vetëm pakë skelet i pati mbetur.porka në qafë atë pafidhen me zinxhir.Ashtu ja varën njerëzit atë dtië, , në skeletin e kokës.të tjerët e patën skeletin e qafës.Ai nuk e kishte .I qendarë. –kaqë foli dhe u ul në një trung të prerë arre.ndezi cigarin dhe zu të meditojë.Në të tre vendët puna nisime shumë vrul.Shumë sy po shifnin si të ishte duke u kërkuar për një thesar.pas nja dy orësh dy nga të ambasadës zunë e po vrojtonin me shumë kujdes skeletet .Dolën tëgjithë me saktësinë më të madhe ashtu siç pat thënë Rrahmani.I fotografuan vendet, territorin, njerëzit pjemarrës, shumë herë vetë Rrahmanin.Mandej edhe thasët plastikë në të cilët i futën eshtrat.falenderuan të gjithë pjesmarrësit dhe i thirrën për tu dhënë shpërblimin.Porasnjë prej Gorakëve nuk pranoi dollarët për nxjerrjen e eshtrave të të rënëve.Të gjithë i refuzuan, duke u thëënë:”Nuk erdhëm për tëna shpërblyer.Ju morët eshtrat e atyre që për pesëdhjet e psë vjet i mbajti toka jonë.Le të prehëen në dhe` të tyre, sot e tutje.Ju u morët eshtrat, ne kemi këtu gjakun e tyre.”Nga ato fjalë që u thanë fshatarët e Gorajve, amerikanët mbetën të mahnitur.Aty mësuan se shqiptarët kanë zakonet që udhëheqin jetën e tyre.Aty Rrahnmani mësoi shumë prej atyre vlerave të fshatitt të vet, i ikur që fëmijë.Plagët ju përtrinë por edhe ju trazuan keqazi mendimet.
Kishte kohë që mëndja i qe tiposur vetëm në atë ngjarje të paharruar.Tek plagët e shumta të pambyllura, që kur ishte dhjetë vjeç e gjersa ishte në moshë pensioni.Por edhe tek vlerat e bashkëfshatarëve të tij.Ndjehej krenar për atëqë bënë. Nuk bënte gjumë të qetë edhe pse nuk kishte asnjë hall ekonomik.Po vuante një lloj stresi që as e kishte vrarë mëndjen ta spjegonte se nga e kishte prejardhjen. Për atë arrësye nuk i rrinin qetë duart edhe pse nuk kishte asnjë nevojë për të punuar më tej.Ishte ndër ata që në vitet e fundit ndjejnë ose një lloj lumturie që i vel, ose shqetësimin pafund, nga një ankth plagësh të pambyllura..Shumë shokë e të njohurtë tij i bëheshin ziliqarë.Kurse ai i mëshironte ata për boshllëkun e madh në shpirtra.Ama edhe ai vetë, në fund të shiprtit, thellë, ndjente se gjer në varr ato plagë nuk kishin për t`ju mbyllur..Se i kishte përjetuar llahatarshëm që fëmijë.Sa e thellë mbetet dhimbja kur merr palgë të tilla shpirti njomzak!
I ndiqte ngjarjet politike në vend dhe shqetësohej sepse atij i dukej që ato nuk ecnin në hullinë e mbarësisë. Rendja për pasurim të shpejtë ishte kthyer në perlud të zhvillimit.Ishte zvenitur apo drejt shuarjes ndjenja e punës.Pasuria po trajtohej mizorisht.Dy faktorët këta që e bënin Rrahman Bakon, të ndjehej shumë i shqetësuar.T ë bijtë e shikonin shqetësimin e tij, por nuk kishin tentuar ta pyesnin përse i jati ishte në atë gjëndje.E morën një natë dhe e ulën si zakonisht në një prej bareve të hapura.
-Do na thuash baba, pse je si mërzitur? Ne tani kemi gjithëçka.Nuk duam kurrësesi të të shikojmë si qafëprerë.Nuk ke arrësye na duket neve.
-Nuk kam arrësye?Si more nuk paskam arrësye.Nuk e shifni ju se ”Lëkura e Dragoit”, sikurse e patëm quajtur në sektorin ku punova tërë një jetë, industria e prodhimit të naftës, po kthehet në zhele dhe objekt rrëmbi hekurishtash për skrap.Një pasuri milardëshe po tretet në disa miliona për të pasuruar turrli horrash.Pasuria e miliona njerëzve e vënë me gjak e djersë, nga ata të mjerë, që shkrinë rininë e tyre,në emër të njëtë ardhmjeje më tëmirë shoqërore, po shkon për dhjamë qëni! Në atë pasuri kam edhe unë pjesën time.Ku po shkon pasuria jonë? Kush po e rrëmben? Përmbysëm një sistem që na la të varfër, por me dinjitet dhe njerëzillëk shoqëror dhe jemi duke ecur me vrap drejt një pasurimi të disave.Po humbasim njerëzillëkun duke u pasuruar disa horra.Ky është ndryshimi që keni pritur ju, të rinjtë tanë, e ardhmja e këtij vëndi? Mos o Zot! Na mbushin mëndjen se qënka system i ri ky, që është sot e që kur mbahet mënd bota.Si na qënka më i mirë i vjetri se më i riu? Ku është parë që me që nuk dha atë që pritej një sitem i ri, u kthyem tek ai që është provuar se si është.Dhe duan të na bindin që të themi se e gjetëm shpëtimtarin.Aman o Zot, ku kemi për të arritur! E patë sa shpejt na e solli të mirën e parë?
Të huajt ja behën këtu me ushtritë e tyre… për të qetësuar shpirtrat e trazuara të shqiptarëve, nga mortati i futur mes neve.Po,po! Na dha shumë ndryshime kthesa në sistemin tjatër! Kujdes, u thotë babai! Mundohi të ruani vëllezërinë si një gjë të shënjtë! Ky sistem ha njerëzillëkun, ha vëllezërinë! Dhe t`ju rrojë pasuria pastaja.E në doni të bindeni se deri në cilën pikë arrin e keqja kini durim dhe krahësoni fytyrën e një lypsi, nga këta që kanë mbushur rrugët, në kaqë pakë vite të kthesës me tuajat.Lypës është, lyp tërë ditën.Ama ka një gjë jot ë vogël tek ai nëkrahësim me juve, me mua , me ne të pasurit e sotëm. Lypësi edhe i pa veshur, ashtu me zhelet përsipër trupit, keni parë ju bijt e mi, që ai kënaqet e qesh po i hodhe një pesëqindarkësh? Kurse juve, se unë jo, ju dhe shokët tuaj, të pasurit sot, nuk qeshin por zgërdhiheni.Spese të gjithë të pasurit e kësaj bote, kanë brënda shpirtrave, plot brenga dhe trishtime. Mirë e ka thënë një i mënçur.”Sa më shumë shtohet pasiguria e trishtimi tek të pasurit, aqë më e madhe bëhet zgërdhirja në fytyrat e tyre”.Sepse ky sistem është…sistemi më… i zgërdhirë ! Ja kështu, ja! Sot, fatkeqësitë shëndetësore janë shumëfishuar.Njerëzit ekamur po paguajnë çmimin e kënaqësive që lakëmohen pa njohur as masë as nderim për gjithëçka.Është ndërprerë cilado punë mendore.Etër e bij u janë lëshuar dyqaneve, shitoreve e furrave ku gatuhen lloj, lloj bukësh.Nuk shikon, asnjë për be, duke blerë ndonjë libër..
-Rri rehat o baba, se nuk ke as një hall më.Na ke neve.Të mungon gjë, të dhëmb gjë? Jo! Rri ahere rehat!-i foli djali i madh
-Si nuk më dhëmb ore? Më sëmbon, ja mu këtu, ja.Pakë plagë kam unë? Kujtoni se më janë mbyllur? Meazallah! Kullojnë akoma, sot e gjithë kohërat- dhe vuri dorën tek zemra
-Isha tek amerikanët, në ambasadë.
-Ç`deshe o baba?
-Pata qejf të takoja më të parin, atë që nuk lë vënd pa vajtur e pa folë, për demokraci, për lirinë e njerëzve, për…të gjitha ato që do të na vinë. Më kishte marrë shumë malli.Sa para bën.Nuk e kishte marrë malli atë.Nuk më priti.Doli një skërfyell i gjatë.”No, no”! Këto llafe dinte të thoshte ai, sekretari i ambasadës amerikane.Ashtu më tha një koce që më përkthevi.
-Po ti pse i vajte? Për ndonjë vizë?
-Vizave u kam vënë vizë unë jo gjë.Kot. Thashë ta provoj një herë këtë Amerikën.Si i quan të vdekurit e të tjerëve…Ata që kanë ikur nga kjo botë jo nga Zoti, por nga alumini i vet Amerikës.Ja, për aqë gjë vajta.
-Si të pritën?
-Nuk më pritën, më përcollën.Më përcollën… tek gjermanët! Të duan shumë amerikanët, por kanë një dreq zakoni që…nuk të qasin për t`i përqafuar.Të mbajnë larg.. qafës.E! Kot është aqë e madhe Amerika.Nuk lëshon por mbledh.Mbledh ç`do pikë që pikon.Edhe pikat e lotëve,.. për t`i kthyer në dollarë.”Ikë tek Amabasada Gjermane, se ata ishin në luftë me Shqipërinë dhe me Amerikën”, më thanë.Neve me ju tha kemi qënë aleatë! Më tha një gjë që medemek nuk e dija unë.Aleatë o po vërc! Hallin e punës tyre shikojnë amerikanët, ndaj u ka vajtur vaj puna.Neve, jemi marrë gjithënjë me punët e të tjerëve.Gjëja më e llehtë për dembelin është që punën e sotme ta shtyjë për nesër dhe.. të merret me hallet e të tjerëve.Për këtë veti asnjënuk na e arrin neve.Ma ka patur fajin fati im jo amerika, por ja se si më vjen.Nga që nuk më ikin ato dhimbje.Kot mërzitem nga amerikanët.Ështrë xanxë e mbetur që heret.Nga sistemi që vate.Nesie, do të vete dhe tek gjermani.E kemi këtu tashti, në Tiranë
-Mos u lodh o baba! -foli i vogëli.Ju dhims i jati.Ndaj hapi televizorin, për t`i humbur vëmëndjen nga ai stres që i kishte pushtuar tërë qënien e tij.Të nesërmen që në mëngjesai vajtipara kangjellave të ambasadës gjermane.
-I keni plotësuar dokumentat zotëri ?-e pyetën
-Cilat dekumenta-i pyeti
-Për vizë, pse ju përse jeni munduar xhaxha-e pyetën
-Kam ardhur të takoj ambasadorin apo...ambasadoreshën gjermane.Ç`e kanë këta?
-Burrë e kanë.Përse don patjetër atë vetë?
-Se ai mund të më shkoqisë sa do t`i kërkoj.
-Ç`farë kërkoni konkretisht?
-Të takoj ambasadorin e Gjermanis, ju thashë.
-Po zoti ambasador nuk pret cilindo që i vjen dhe e kërkon Na thuaj hallin!
-Hallin? Është shumë i madh halli im.Është i rëndë.Më kanë djegur të gjallë të gjithë pjestërët e shtëpisë dhe shtëpinë.
-Ku në Gjermani? I kishit refugjatë ?
-Jo! Në shtëpinë time, në Goraj.
-Ku bie Goraj zotni?
-Në Shqipëri, ku tjetër?
-Zotni, nuk ju kuptojmë.Ç`lidhje ka ambasada gjermane me Gorajn tuaj?
-Atë dua t`i kërkoj ambasadorit.Pse ma dogjën shtëpinë dhe pse mi vranë njerëzit?-foli dhe priti një përgjigje matanë xhamit të trashë.Brenda përkthyesi dhe një i ambasadës po fjaloseshin me njeri tjetrin.Pastaj ikën dhe u kthyenme një gru të gjatë bjonde por të dobët si karthi.
-Këtë sikur e kanë mbajtur varur në tym të oxhakut, për gjashtë muaj-mendoi
-Zotëri, madamë Britta Shohlke, sekretare e parë e Ambasadës Gjermane, në Tiranë, ka nderin t`ju ndigjojë në emër të ambasadorit vetë.
-Mirrë dita!-i foli madem Britta, me një shqipe të mësuar si me vrap
-Mirëdita ! –ja ktheu
-Urdheroni tu flisni! Unë ndogjoj juve halin!
-Kam ardhur moj zonjë të pyes ambasadorin e shteti Gjerman dhe të mësoj se cila ka qënë arrësyeja që mbishtëpinë timer ranjë aeroplan amerikan i qëlluar nga kundërajrorët gjermane të Hitlerit të vendosur përmbi Kalanë e Bertait, në vitin njëmijë e nëndëqind e dyzet e katër.Këtë dua të ma thotë Qeveria Gjermane, ose ajo le ti thotë qeverrisë shqiptare që të më thonë se ciliishte faji familjes time që u shua e tëra.
-Zotni, ju flasni.. për ni ngjarja, të ndodhura para shuma viti.Neve nuk mbajma përgjegjësi për ata koha.Ata koha kanë ikur dhe neve kemi dhana logari e kontributa shumë kohja ma para.Ju duhet ta shkoni tek shteti juaja.Ose tek shteti Amerika.Ata aeroplana dogji shtëpinë tuaj.Juve thoni vetë kështu.
-Të kuptoj moj madamë edhe pse fjalët mi thua me gjysma.Se llafi që nuk gjen udhën për tëk halli, merret vesh në cilendo gjuhë të njerëzve.Por aeroplanin amerikan e qëlluan topat tuaj.Po të mos e kishin qëlluar kundërajrorët tuaj ai do të ikte në hall të vet, në punë të vet.Nuk do na kishte bërë në vehatanë që na bëri.Pra shkaku ishin topat tuaj.Është njësoj sikur unë të zihem me një evgjit këtu në Tiranë, të marr një granatë për të qëlluar atë evgjitin që është pështetur këtu tek rrëza e murit të ambasadës tuaj.Granata të bjerë në oborrin tuaj dhe të vrasë të gjithë pesonelinm e ambasadës gjermane.I kujtdo të jetë faji? I të evgjitit që ishte në rrëzë murit, në të mbarën e vet, se ngrohej në diellin Allahut, domethënë që matanë murit tuaj, por që bëri fjalë me mua, u zu me mua sa arriti puna të qëllohemi? Apo mos do të qe faji juaj, që ishit në punë e sipër, në detyrën tuaj, por dhe ..hallin tuaj? Ja, këtë më thoni dhe iki unë.Dhe atë evgjitin e moras shembull jo për ta sharë se pas një lëkurëziu me siguri fshihet një zëmër borë e bardhë, por që të kuptoje se bëj llaf për një hallexhi.
-Kuptoja shuma mira, por neve nuk merremi me këta gjëra. Neve kemi dhen kontribute si reparacione.Qerverria komunista i di këta puna.
-Ah!Kini dëshirë të na e mësoni gjuhën, por kjo gjuha jonë thyen vërtetë kocka kur mësohet shtrëmbër..Qeverrinë komuniste ju e hodhët me këmbë përpjetë.Vate ajo.Unë sot në demokraci, nga një vënd që e njeh demokracinë mirë, si vendi juaj, dua një llaf, një përgjigje.Për mirë apo për keq por unë kam ardhur dhe ja u kërkoj përgjigjen.Si konsideroni ju gjermanët e sot fatin e familjes time? E kam viktimë, e kam fajtore, e kam ..Ç`farë e kam xhanëm? Ka shteti gjerman asaj kohe dhe i kësaj kohe, ndonjë lloj përgjegjësie, si më thoni?
-Ju duhet të shkoni tek shteti juaj.Ata e dinë mirë këta puna.Megjithkëta neve do tjudërgojma një përgjigje.Ditën e mira!-kaqë i tha madamë Britta dhe largua.Ai mbeti si mjeran pa një përgjigje, që do të mund ta qetësonte sadopak.Më shumë u shqetësua se u qetësua nga ai takim.Mendoi se i ndodhi nga që nuk takoi dot ambasadorin.
-Gjene dot të vij këtu.Kam për ta takuar ambasadorin se s`bën-u zotua.Mirëpo sikurse i premtoi madem Britta atij i erdhi përgjigja.Ishte e shkurtër, lakonike.”Shumë i nderuar Zoti Bako.Unë ju falenderoj për prezencën tuaj në ambasadën e tonë në datën 12 maj.Dëshiroj t`jubëj me dijese Qeveria Federale ,nga ana juridike nukështënë gjendje tëmbështesë me anë të dëmshpërblimeve individuale jashtë shtetit.Ambasada e jonë e ka bërë tashmë këtëtë njohur.E megjithatë unë kam kënaqësinë t`Junjoftoj se Ambaasada është duke hartuar një listë me të sakrifikuarit në të cilën do të rendetedhe emri juaj.Në se do të rezultojë mundësia për dëmshpërblim ne do t`ju njoftojmë menjëherë.Përshëndetjemiqësore e ngarkuara me këtë detyra Mrs. Britta Sholke .
Kur mbaro së lexuari letrën ju duk se e kishte para syve atë grua.E hapi dhe njëherë eumat ta këndonte por u pendua dhe foli.
-E përse më duhet ta këndoj.Ajo as që e ka marrë vesh pse isha unë atje.kështu ti lëndojnë jo ti shërojnë plagët.tërë atë ditë ishte si i mpirë.herë buzëqeshte herë vrehej e rrudhte ballin.
Do më kaloi dhe kjo.Si plot të tjera. -i dha kurajo vetes.
Por një lajm shumë i hidhr, ngjarje shumë e rëndë e tronditi shumë e shumë më tepër Rrahman Bakon.Kishin ditë që gjitha televizionet jepnin situatën në Kosovë.Kurse atë natë lajmi tronditi të madh e të vogël në krejt hapësirën shqiptare.Ushtrai dhe policia sekrete sërbe, kishte nisur përzënien e të gjithë popullsisë kosovare nga vatrat e tyre.Nga që nuk i bënte dot ballë UÇK-së, ju vërsul popullit të thjeshtë.Nisi një marshim biblik i popullit kosovar, të cilin Evropa moderne nuk e kishte përjetar asnjëherë, në tërë historinë e saj.Gra, fëmijë e pleq i vunë në ikje për në territoret e shtetit ëmë.Televizionet prestigjoze të botës ofronin pamje ku rrugët, urat dhe lumenjtë e Kosovës po mbusheshin me kufoma.Masakra e Raçakut, ku dhjetra djem dhe burra ishin masakruar prej policisë sërbe nuk ishte asgjë para asaj po u ndodhte shqiptarëve.
Gjer vonë atë natë nuk mbyllën sy në shtëpinë e Bakove.Plakut nuk i mbaheshin lotët.Qante si të kishte përpara syve skenën e at`hershme.Kur shtëpia ishte kthyer në një kaminë zjarri, plot me njerëzit e tij Brenda flakëve.I bubullonin veshtë… prej ulurimave të njerëzve.Vetëm ai që e ka përjetuar dhimbjen e thellë e di përmasën e dhimbjes.Përmbi plagët e rënda të tij u shtua dhe një tjetër.Fshinte lotët me një shami xhepi të zhubrosur dhe bënte të ngrihej. –jam gati të nisem që tshti për në Kukës.-u tha
-Atje ka gra e fëmijë, që vinë si muhaxhirë.-Tu gjëndemi pranë dhepërnjë fjalë të ngrohtë, për një llaf, për një dorë, për njerëzillëkun tonë.O sot o kurrë i duhemi njëri tjetrit.Jo vetëm se i kemi gjakun tonë, por edhe të huaj të ishin, njerëz dhe ata.Njeriu don dorën e njeriut të mirë, në hall dhe fatkeqësira..Këto na kanë lënë të parët si pasuri.-Nuk vuri gjumë në sy.Mbeti duke folë; “të mjerët, të varfërit, i shkreti populli ynë!Vur dorë o Zot! Dënoi katilët e kësaj bote të prapë! “
Java e gjeti duke sistemuar plot njëzet kosovarë.Dy herë në ditë u shpinte çantat plot me ushqime.Kujdesej shumë më tepër sa ishte kujdesur, për fëmijët e vet.Kosovarët u bënë pjesa më kryesore e shqetësimit të përditshëm të tij.Ugëzua pa masë kur mësoi se edhenë Goraj, si në gjithë Shqëipërinë, kishin strehuar plot familje kosovare.U lumturua kur mori vesh.Për më shumë u habit kur mësoi se tamëm në fshatin e vet kishte ardhur një kompani me ushtarë gjermanë, në ndihmë për të dëbuarit nga Kosova.Dhe gjithë bota më në fund pati rastin të shikojë me sytë e vet se si shqiptarët i dhanë asaj një shëmbull të paparë bujarie, zëmërgjërësie dhe atdhedashurie.Sepsehapi katër kanatate zëmrës, portave dhe hapësirave të veta për të pritur të gjithin njëpopull.I madh e i vogël anë e mbanë atdheut të tyre u vunë në shërbim të njerëzve në nevojë.Kjo e bëri botën vendimarrëse të lëviste vëndit.
-Një kompani me ushtarë gjermanë në Goraj!Për të ndihmuar shqiptarët kosovarë!- u habit. Ai lajm e bëri të anullonte, përkohësisht, vajtjen në ambasadën Gjermane.
-Pret ajo punë.Na plasi gjëmë e madhe si komb.Vëllezërit tanë janë rrugëve e të përzënë nga vatrat e tyre.Ka më keq se kaqë? Nuk ka.Dhe në këtë fatkeqësi të tyre, tonën sikomb, na gjëndet afër Amerika.Ky kundërshtim që i bën Amerika Millosheviçit, në mbrojtje të popullit kosovar i fshin tëgjitha sa kam menduar dhe sa kam thënë unë, i marri për Amerikën. Por…. edhe ushtria gjermane në krah të tryre?Në krahun tonë gjermanët me ushtri!! O Perëndi e madhe! Si i vërtit ngjarjet!-pat folë. E bëri ritual punën, për plotësimin e nevojave të familjeve kosovare, që pati sitemuar tek magazina e të birit.Në orëte lajmeve e tërë qënia e tij ishte e përqëndruar tek veprimet e NATO-s kundër ushtrisë jugosllave. Ndjeu një krenari të shumëfishtë kur mësoi se dhe i biri, Kasëmi, ishte angazhuar me një grup makinash të tij, në ndihmë të kosovarëve.Lutej shumë, që Zoti ta ndihmonte në atë vepër mirësie.
Një ditë mori vesh se në Kuçovë, komandanti gjerman i kontigjentit ushtarak, ardhur në ndihmë të kosovarëve kishte ftuar në një takim të gjithë krerët e kominiteteve fetare, të komunave dhe intelektualë.Kur ai që tregontee mbaroi fjalën që kishte dëgjuar atij ju morën mëndët.Që dhjetë vjeç e deri në atë ditë ai nuk kishte urryer ushrtri të ndonjë vëndi sa ushtrinë gjermane.Nuk kishte shtrënguar nodnjë herë dhëmëbet më fort për ndonjë gjë sesa kur dëgjonte të flitej për kombin gjerman.I qe fiksuar fytyra e akullt e atij kolonelit eses që pat dhënë urdhër me gjakftohtësinë më të madhe, ta fusnin atë fëmijë dhjetë vjeçar në flakën e furrit të bukës.I dridhej i tërë trupi kur përmëndej edhe për mirë gjerman.Të gjithë gjermanët, nga i madhi tek ai në djep, i dukeshin esesë.
-Qënka përmbysur bota! Ushtarë gjermanë në mbrojtje të muhaxhirëve shqiptarë! O Perëndi e madhe! Jo po do ti ketë ardhur fundi botës.Që të fillojë vërtetë përsënbari njerëzimi.Boll më me botën e keqe!-foli atë natë në shtëpi.
-Ç`janë ato fjalë që thu me vehte more burrë?-e pyeti e shoqja
-Jo të flasësh me vehte, por të ikësh krejt nga mëndja, u bë bota e sotme.
-Për kosovarët e shkretë thua? I mori në qëfë katili, mirë thua.
-E fituan ata të shkrët dhe e fituam më duket. Kësaj radhe kemi dhe gjeranët në krëh.E merr vesh moj, ku arriti puna? Dje, hidhnin nëpër furra gra pleq e fëmijë, sot u vinë në ndihmë!
-Nuk thua shyqyr!
-Ashtu, ashtu po thoshja.Se mora vesh që ka ardhur një Kolonel gjerman me ca ushtarë dhe ka ftuar parësinë e fshtarave tona.Të atyre fshatrave që një shoku I tij, një kolonel si ai i bëri shkrumb e hi.
-Ky do të jetë ndryshe jo si ai.
-Ashtu them, ndaj do vete dhe unë në atë takim.
-Rri o burrë pse të lodhesh kot.
-Si moj kot!Vjen përfaqësuesi i asaj ushtrie, të atij vëndi që më shojti derën dhe unë të rri pa vajtur për ta parë drejt e në sy? Dua ta shikoj moj.Ta shikoj mirë e mirë, këtë përfaqçsues të ushtrisë së NATO-s, në se i ngjan ndopakë atij që desh më hodhi në furrë.Të shof në se ajo ushtri e përfunoi atë udhëtim ogurzi.Se udhëtimi quhet i përfunduar kur ndalesh në mes të udhës ose para se të arrish në vendint e caktuar.Jeta e një uhtrie nuk është e përfunduar kur është e ndershme.Kurdo që të mbarojë, po të mbarojë mirë e bukur, ahere është e plotë.E unë dua të shikoj si e ka përfunduar udhëtimin ushtria gjermane.Ja për këtë do vete.
-Aman oburrë sa e veret mëndjen!Do lodhesh, ja atë do bëshë.E zë e më ankohesh pastaj.Më dhëmb këtu, më ther aty.Rri more rehat se je si skam ë mirë.Pse e kërkon telashin me këmbët e tua?
Nuk i ktheu më përgjigje të shoqes.Ishte vënë në udhëtimin e të nesërmes.Me atë gjendje edhe gjumin nuk e bëri të qetë.Vërtitej si purteka në ujë.Diskutonteme vetveten për gjënjen e popullit kosovar.”Evropa, NATO, Rusia, i është bërë mishmashi që po i zë frymën tëmjerit popullit.vetëm Amerika po ngul këmbë që forcat e katilit Millosheviç të hyejnë qafën nga Kosova.Djall o punë! Po të lëvizë dhe Amerika? Vallaha mbarovi i ziu popull yni, mbarovi kombi ynë.Hë trutharë që më bën dhe vrejtje për Amerikën!Ja që Amerika po të gjëndet.Dhe për të dytën a për të tretën herë! Bekoje Amerikën o Zot!..” Pat qënë lutja e parë për atë vend të madh dhe i fundit mendim në atë mesnatë gjithë shqetësim për Rrahmanin.
Mëngjëzi e gjeti mbi një furgon që e shpintenë Kuçovë.Nuk pa se cilët ishin me të.I gjithë shikimi i tij ishte diku nëpër horizont dhe askund i përqëndruar.Mendimet i bridhnin fushave që i njihte aqë mirë.Kudo shikonte puse të ndalur.Sikur të kishin rënë edhe ata në gjumë nga një lodhje e gjatë.
-I lodhe more sistemi im, i vdekur, i lodhe.Nga këta puset e shkretuar, dukesh që ti vetë, je sot një i vdekur përmbi dhe`.Duan e të të lënë përmbidhe` që skeleti jot, i pa varr dhe i patretur të lemerisë brezat.Këtë duan këta.Unë jo! Mua më ke mbajtur gjallë.Më rrite, më shkollove aqë sa unë pata mundësinë.Më dhe punë, se ti nuk lije njeri papaunë.Të varfër po gjene jo duke lypur.Sot shokët e mi, ky i riu, shëmërti jot, i ka lënë pa punë, me fëmijë të shpërndarë nëpër botë, si zogjtë e korbit.Bëjnë :“krrau !” për punë dhe i bëjnë policitë e vëndeve të botës:” yrra!” si bagëtinë.Nuk po nxirret më nafta jonë.. që ta bien nga të huajt.Doemos.Të fitojnë ata.Ata e ca si ..im bir. Ja si e kemi lënë tokën.Të pazote, djerrë.Ku lihej pëllëmbë e kësaj Myzeqeje pa mbjellë në atë sistemin tim, o të keqen! Djerrë toka!.Kur nuk mbillet e pjell toka, njërzia bëhen të egër.Se nuk shkel këmba ugareve.Vetëm asfalteve të serta.Si dhe u bënë.Vallë kështu është e gjithë Evropa, e gjithë bota? Këtë duan, këtë. -Kur zbriti sytë i kishte të enjtur.I fshiu dhe bëri tutje nga qëndra.E mori me mënd vëndin se ku mund të mblidheshin njerëzit në takime të asaj përmase.
Para shkollës së mesme të qytetit ishin duke u grumbulluar njerëz të shumtë.Të moshuar, besimtarë, me ato takiet e veçanta në kokë, të myslimanëve, priftërinj ortodoksë, dervishëë të tarikatit “Bektashi”, nënpunës të zyrave që vetëm rastin prisnin për të lënë zyrat, drejtues të partive poltike të rrethit, të shoqatave e njerëz të ndryshëm.Ishte një grumbullim i i pazakontë.Në sheshin para shkollës një grumbull të rinjsh kosovarë dhe mbi njëqind ish të burgosur politikë të kampit të Stankovacitdhe shumë vëndalinj që brohorisnin me të madhe “Paqe në Kosovë”! Tu jepen fund barabarive sërbe mbi shqiptarët! Rroftë NATO, Rroftë Amerika !” Ishin të gjithë në pritje të ushtarakëve të kontigjentit gjerman të Natos.Sheshi oshtiu furishëm kur mbriti një grup makinash ushtarke të Kforit, dispozicioni ushtarak i Natos për Kosovën.Nga xhipi i parë zbriti një ushtarak me trup të bëshëm.Eci i qetë, serbes, trupdrejtë sportiv dhe shumë elegant.
-Ky do të jetë ai vetë, koloneli-mendoi Rrahmani. Në kokë kishte vënë një beretë anuar pakë djathtas kokës, gati në mes të ballit e varur por gjithënjë djathtas. Jaka e xhakaventos ishte e mbrëthyer deri tek gryka. Uniforma ishte shumë e rregullt.Në të dy supet kishte e devizat e flamuirit gjerman.Ishte fytyrë hequr, me një ngjyrë gatinë në të verdhë.Një palë syze të errta, që nuk merrej vesh në i kishte për diell apo të miopisë, i jepnin fytyrës së tij pamjen e një ushtaraku me shikim zhbirues.Trup drejtë, si fildan dhe me një të ecur si të drerit ai eci drejt kanalit njerëzor që hapi turma.Nderoi të gjithë ta pranishmit duke ngritur dorën sipër ballit dhe eci me hap të rregullt të një ushtarakur që e zotëronte si askush tjetër rregullin e edukatës së marrë.
-Gjermani gjerman mbetet, në të gjitha kohët-mendoi Rrahmani.
-Dhe ky njësoj ecën si ai.. koloneli eses.Ky u buzëqeshi njerëzve, por edhe atë si me kursim e dha.Tëmën! Të ecurit njësoj si të atija.Edhe duke ecur ushtaraku gjerman të bën të ndruhesh. Apo mos e kam të mbetur që ahere kur isha fëmijë? Këta ushtarakët gjermanë, të gjithë njësoj ecin more qerratejtë! Si oficerët dhe ushtarët.Ja dhe prifti i tyre.Kapelani si i thoshte Shvejku.”Oto Kaci”!U duhet dhe një prift. Mbetur që kure kanë krijuar ushtrinë.Ky komb është i habitshëm.Edhe vriste miliona ushtria e tyre edhe bënin rite kristiane, pas masakrave!Të kenë ndryshuar në shpirt? Patjetër, se e paguan shumë shtrënjtë marrëzinë e tyre. Shiko si ecin! Si mekanizma makine! Ushtri jo shaka.Ti keshë inat po hakun jepja! Inat? E pse inat akoma? Eh more Rrahman ziu.Nuk të ikën dhimbja e plagëve.S`tu mbyllën që s`ty mbyllën këto virane plagë!.Ato t`i japin këto të therme në gjoks –ironizoi veten.
Salla u mbush plot e përplot.Në qëndrën e tavolinës kryesore zuri vend koloneli.Hoqi kapelen dhe e vendosi mbi sup, ku kishte një rrip si shtrat grade, pa asnjë shënjë.Përveshi llërët e xhakaventos dhe i mbështeti brrylat lehtazi mbi tavolinë.Tej e këtej tij zunë vendet krerët e komuniteteve fetare, disa nënpunë që dukej se çoç i thonin vehtes.Rrinin të kapardisur e hijërëndë.
-Doemos, në krah të ushtarakëve gjermanë edhe ata tonët ballistët në ato vite ashtu krekoseshin.Ama në krah të trimave nuk bëhesh trim po nuk e pate në gjak.
Ushtarakët e tij u rreshtuan në të dy krahët e sallës.Ishin të gjithë pa armët.Salla gumëzhinte e tëra.
Gumzhitja pushoi kur një djalë i ri u ngrit dhe foli.
-Zotërinj të ftuar dhe pjesmarrës.Komandanti i kontigjentit gjerman, në kuadrin e NATO-s, për ndihmën në sistemimin e të ardhurve nga Kosova, u bën të ditur se ka nderin dhe kënaqësinë, që ftesës së tij, për këtë takim ju përgjigjën kaq shumë njerëz. -salla shpërtheu në duartrokitje.Ndërsa koloneli brofi në këmbë dhe nderoi duke ngritur dotrën e djathtë sipër ballit.Të njëtën gjë, si të shtyrë nga një tel sustë, bënë dhe ushtarakët e tjerë.Në sallë u krijua një solemnitet i paparë.
-Të nderuar zotërinj klerikë! -e nisi fjalën koloneli
-Ju falënderoj që më nderuat mua dhe gjithë kontingjentin që unë kam nderin të komandoj, në këtë mision fisnik të Nato-s.detyrën time ju e keni lehtësuar pamasë, me kontributin dhe fisnikërinë që keni treguar për njerëzitnë nevojë.Unë kam qënë në shumë misione paqeriuajtëse dhe të kësaj natyre, por kurrë nuk kam parë një popull të gjithin si popullin shqiptar, të impenjauar nga i madhitek më i vogëli, me nje zëmërbujarie të kësaj përmase.Ju keni hapur më parë derën e zëmrave dhe mandej të shtëpive tuaja, ku pritët gjithë këtë masë njerëzore në nevojë.Askush në komandat tona eprore nuk e mori dot me mënd se do të kishim edhe neve gjithë këtë ndihmë. Më duhet të them se më keni dhënë një gjë të paçmuar. Kjo nuk është thjesht një eksperiencë e vetme, por një vepër monumentale për shoqërinë njerëzore.
Ne jemi impenjuar këto ditë në një punim xhenier në plotësim të një kërkese të Bashkisë qytetit. Pasi qëllimi ynë për të ndihmuar të ardhurit nga Kosova është kryer në mënyrë të shkëlqyer prej jush. Jam i sigurtë dhe ju siguroj se forcat e NATO-s, do ta detyrojnë ushtrinë jugosllave të largohet prej Kosove. Ne i vumë vetes detyrën ta përfundojmë veprën në shërbim të komunitetit tuaj, brenda afatit të qëndrimit tonë në këtë detyrë. Dhe ju siguroj se ajo do të përfundojë shumë shpejt! Ju faleminderit! –tha të fundit. Dhe pasi nderoi prapë ushtarakisht u ul.Shpërthyen duartrokitjet.
-Më duhet të flanderoj, së pari popullin Gjerman, ushtrinë e tij, Nato-n, shtetet evropiane dhe në mënyrë të veçantë popullin dhe qeverinë amerikane që ju gjëndën popullit të vuajtur shqiptar që banon në trojet e veta në Kosovë. Si kryetar i bashkisë, vënë dukje se atë që ka bërë kontigjenti gjerman i KFOR-it, nën drejtimin e kolonel Zigfridit, atë ndihmë të madhe që dha në një periudhë të shkurtër, për ndërtimin e banesave për këtë popull, është e paimagjinueshme. Natë e ditë, në shi dhe llohë, ushtarët gjermanë bënë sikurse thotë ajo shprehja që ka populli ynë; këta e bënë natën ditë. Na duhet ta felenderojmë me gjithë shpirt zotin kolonel dhe të gjithë kontigjentin ushtarak që ai komandon për këtë ndihmë që na japin në këtë sistuatë.
-Kjo është detyra jonë dhe ne nuk bëjmë asgjë veçse e zabtojmë atë. Por më duhet të shtoj se kemi gjetur këtu një popull të mrekullushëm e bujar, ku i madh e i vogël na gjendet pranë-foli koloneli
-O Zot! -belbëzoi Rrahmani.- Këta ushtarë nuk kanë asnjë ndryshim nga ata që erdhën në Goraj ahere.Gjermanë ata e gjermanë këta. Të gjatë, llërëpërveshur si dhe ata, seriozë, erzllinj të paparë, nuk u qesh nuri, të bindur ndaj urdhrit të eprorit, si të jenë leva në lidhjet çerniere! Për gjysëm ore atë ditë, dogjën gjithë fshatin dhe lanë gra e fëmijë, në palcën e dimrit jashtë, pa çati mbi kokë. Po ushtarët atij populli sot, bëjnë natën ditë, për të ndërtuar banesa, për të futur kokën brenda të vuajturit shqiptarë të Kosovës! Kush u mbrun këto punë? Zoti apo robët e tij? Jo! Politika. Ajo hedh popujt në sherre, në luftra, por haraçet i paguajnë, popujt të varfrit, bijt e popujve. Ja kështu, ja! Gjernaët nuk paskanë ndryshuar.Cilat mi hapën ato plagë?Të gjithë të mitë, shqiptarët në këtë sallë thërrasin e brohorasin për ushtarët gjermanë.Të jenë të gjithë ish ballistë? Jo! Se unë njëpjesë të mirë edhe e njoh.Po nuk ka nevojë të njoh më shumë kur puna e këtyre ushtarëve gjermanë flet vetë.Kjo vepër e tyre shëron edhe plagë të miat.Pesëdhjet e pesë vite me plagë në këtë shpirt dhe ja ku ndjej se jeta nukështëpa ilaç plagësh.-dhe si mbaroi bisedënme vetveten psherëtiu.deshitë thoshte dhe diçka por një zë si tel basi e bëri të kthente kokën.
-Më lejoni zoti kolonel? - mori leje për të thënë diçka, një burrë i bëshëm rreth të shtatëdhjetave.
-Urdhëroi, ju lutem –përktheu fjalët e kolonel Zigfridit, përkthyesi
-Kam një kërkesë për Juve, personalisht.- foli menjë zë të qartë dhe solemn.të gjithëkhtyen kokën dhe shtangën.E njihnintë gjithë Albertin, mësuesin veteran dhe njeriun që për shumë vite kishte qënë profesori më inderuar jovetëm i atij qyteti por edhe i gjithëzonës.
-Urdhëroni ! Ju lutem, ma thoni!-i tha koloneli dhe brofi në këmbë si për të thënë se ..një ushtarak gjerman nuk mund të dëgjojëm flasi e të përgjigjet ulur.
-Kërkesën time ju lutem të ma plotësoni patjetër!-tha si me një lutje prej atyre që të detyrojnë.
-Më duhet më parë ta mësoj sa më kërkoni dhe ... -me atë mbaresë ai sikur befasua nga ajo ndërhyrje krejt e pakuptimtë për një ushtarak gjerman.
-Kjo që po ju tregoj është orë dore.-dhe hapi rripin e orës që kishte në dorën e majtë.E morinë dorë dhe si e rrotulloi pakë foli:
-Kjo orë që po shikoni është e një ish koloneli të ushtrisë gjermane, i vrarë në vitin njëmijë e nëndëqind e dyzet e pesë, në Vishegrad të Jugosllavisë.-Të gjithë shtangën.U ndërpre çdo bisedë.Edhe kamarierët që shërbenin me pije ndalën lëvizjet.Kolonelinghriu me qëndrim gatitu.Të gjithë ushtarët gjernmanë, të vetëkomanduar, morën qëndrim solemn, në gatitu. Profesori ndali për një moment dhe si mori frymë thellë, nisi të tregojë.
-Kjo orë ‘Zenit” i është dhënë një partizani shqiptar si shënjë mirënjohjeje e atij kolonelit gjerman, plagosur rëndë në atë fush betejën e Vishegradit.Si kishte mbaruar beteja, njëri prej partizanëve shqiptarë eci tej fushbetejë duke parë e kontrolluar të rënët.në njëcep sheh një dorë të ngritur qëë po jepte shënjë.Ishte një kolonel gjerman.Ai me shenja dhe me fjalën vaser-,vaser, bwri qw partizani tw kuptonte se i plagosur edhe pse ishte i kampit armik, po i kërkonte pakë ujë. Menjwherw, hoqi nga supi një pagure, nw tw cilin kishte disa gllënjka dhe ja zgjati.Por i plagosuri nuk mund të ngrihej.Ahere partizani Luto Maliqi, i vuri dorën nën qafë, si të ishte i vëllai ose një shok arme i vet dhe e ngriti.Pa se nuk kishte të bënte me një ushtar të thjeshtë, por tamam me një kolonel të ushtrisë gjermane.Ja afroi paguren dhe koloneli piu.Pastaaj ja ngulisytw dhe po shiftepartizanin, si pwr ta falenderuar. Me mundim hoqi nga dora këtë orë dhe ja dha partizanit shqiptar, si shënjë mirënjohjeje.- Profesori ndaloi dhe hodhi shikimin nëpër sallë, pwr tw parw efektin e tregimit tw vet.Asnjë mizë nuk ndihej në atë moment.Të gjithë prisnin fundin e fjalës së profesorit.Koloneli ngriu në atë qëndrimin ushtarak. Si stauja ishin bërë edhe të gjithë ushtarëte tij.
-Partizani që e mbajti këtë orë në dorë, për pesëdhjet e pesë vite, ka dy vjet që ka ndrruar jetë.--vijoi tregimin profesori.
-Para se të vdiste ai i ma dha pasi mw tregoi aëtë ndodhi.Kurma zgjatio mw dha këto fjalë :”Ruaje me kujdes këtë orë miku im! Është e një koloneli gjerman të rënë në fushbetejën e Vioshegradit.Është një gjë shumë e rrallë për mua.Dhe si tw tillw e kam ruajtur duke e mbajtur nw dorw pwr gjithw këto vite.Dua që e tillë të mbetet edhe nw dorën twnde edhe për ty!” Dhe ashtu e kam ruajtur Zoti kolonel.Mirwpo sot, duke dëgjuar sa keni bërë ju, bijtë e popullit gjerman, ju ushtarakët e atij vendi të madh demokratik dhe paqedashës, më duhet të shpreh kërkesën që kjo orë edhen se nuk gjendët dikush nga farë e fisi i atij koloneli së paku kjo orë tëjetë pjesë e ndonjë vendi tëveçantë ku prehen kujtime që shprehin dhimbje e brenga të së shkuarës së atij kombi.Se kombi gjerman për shqiptarët sot është shumë i afërt, por edhe i bshkuar në kujtime si ky që unë ju solla.Urdhëroni orën!
Koloneli mori orën, i hodhin jëshikim të shpejtë si ta kishtetë njohur atë markë dhe pasi mori qëndrimin solemn foli:
-Më duhet që me tërë seriozitetin e ushtarakut gjerman, t`ju falënderoj për xhestin teper të lartë njerëzor e fisnik.Kjo orë duket që është mbajtur në duar të kujdesëshme.Mund t`i jetë dhuruar partizanit shqiptar, tamam në ditët kur kam lindur unë.Të jap fjalën e një ushtaraku gjerman, se unë dhe shokët e mi edhe në mos do mundemi të gjejmë mundësinë për ta dhënë në vendin e duhur këtë send me vlerat pallogaritëshme, të siguroj se do të mbetet pronë e përjetëshme e një muzeu gjerman, si shumë prej virtyteve të kombit tonë, por edhe si shumë prej gabimeve që historia jonë, në kohë, na ka ngarkur. -nderoi dhe u ul.Të gjithë u bënë seriozë e të mendushëm, sikur ajo ngjarje të ishte duke ndodhur aty për aty.
-Perëndi e madhe!-psherëtiu Rrahmani-sa ndryshon ky kolonel prej atij, që desh më hodhi në prush.Jo! Ka ndryshuar e gjithë kombi gjerman, gjithë Gjermania.Gjëra të mira, virtyte e vlera, janë të gjitha ato që veprojnë mbi shpirtin e tjetrit.Mbi plagët e të tjerëve.Njerëzit e atij kombi ditkanë të kthejnë e tu japin vlera edhe karavëve të përmbysur po prej tyre, si imi. Kur shpirti merr vlera kaq fisnike, do të thotë se tek ai zënë të mbyllen plagët e së shkuarës.Copëzë teatrale është kjo jetë more i bëfsha tëmën. E në këtë teatër nuk ka rëndësi koha, në vazhdon shumë gjatë, apo është shumë e shkrurtër loja, mjafton që të jetë e bukur.
Në kthim atij i dukej vehtja si luftëtar i kthyer fitues nga një betejë.E tërë qenia e tij kishte marrë një lloj energjie që as nuk e kuptonte nga i vinte. Ishte një energji e brëndëshme, e fuqishme, shpirtërore që sikur e shtynte për të ecur më shpejt, më me lehtësi, për tek shtëpia.Kish një lloj gëzimi të papërjetuar më parë, i cili dukej se e shtynte për t`ia shprehur sa ndjente edhe gruas, fëmijëve, miqve.Fliste me vetveten tërë rrugës, për mbresat e atij takimi.Idukej se kishte ndodhur një gjë shumë e madhe.Një ndryshim i
cili më së fundi kishte nisur të shëronte plagë të mëdhaja.Dhe për të mos lejuar më hapjen e të tjërave. Me atë mëndim shtyri derën e shtëpisë dhe hyri brënda.Nuk arriti as të përshëndeste sepse televizori shtetëror po jepte një lajmë të jashtëzakonshëm.NATO sapo kishte nisur aeroplanët e parë, për të bombarduar mbi Beograd.
-Amerika dhe Evropa e shekullit të ri, po i mbyllin plagët! Perwndia wshtw gjykatwsi mw i mirw pwr ti vwnw gjwrat nw vend.Ato gjwra qw shwrojnw plagw-i tha të shoqes dhe si u xhvesh u ul për të ndjekur ngjarjet.