Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bekim Rexhepi: Llokma akademike në flokun rozë

| E shtune, 12.02.2011, 08:59 PM |


Llokma akademike në flokun rozë

 

Sali Berisha ka votat e qytetarëve të Shqipërisë dhe në demokraci ka rregulla qeverisja, për ty akademik duket se rregullat demokratike nuk janë më joshe sepse prej kohesh je shndërruar në llokmë pran flokut rozë

 

Nga Bekim Rexhepi

 

Një intervistë në emisionin “shqip” në top chenell, dhe në artikullin e fundit të “akademikut” Rexhep Qosja, tërësisht ka vazhduar të mbaj në formë shurdhimin mjeran të tij, më këtë do të shndërrohet përfundimisht në llokmë të opozitës socialiste sepse është vet përkrye socialist. Nuk ka të keqe qe akademiku nga Kosova të dashurohet (në partinë socialiste apo) me Ramën.

Akademiku na flet, na shkruan për moral politik, ndërsa e di gjithë Kosova se ka bë referate politike për Raif Dizdareviçit, një politikan antishqiptar i ish Jugosllavisë. Madje aq shumë është përfol edhe si pjesëmarrës në një aferë amorale, pra edhe për këtë e di krejt Kosova, e di secili njëri qe e njeh akademikun, por qe nuk e thonë gjërat hapur, jo për akademikun, por për shkak të rëndësisë qe ka “X” personi, e që është një figurë e rëndësishme në jetën tonë kombëtare e politike!...

 

Si mund të flas e të shkruaj ky akademik për moral politik, kur mbi të nuk ka aq moral politik, sepse rëndojnë veprime fare amorale:

E para, bënte referate me kosto për politikan antishqiptar.

E dyta, afera amorale nuk po e shpjegojmë për disa arsye!...

E treta, më skandalozja është ideja e tij për shkëmbime territoresh me Serbinë. Në këtë pikë bije morali i tij përfundimisht edhe si akademik i letërsisë e edhe dallavereve politike. Sipas akademikut duhet t’i japim Serbisë 30% të territorit të Kosovës, me një apo dy komuna qe s bëjnë as 10% të territorit të Serbisë. Si mund të japësh 30% të territorit, e të marrësh 10% të territorit. Dy komunat shqiptare në brendi të Serbisë edhe ashtu kështu duhet të jetë brenda Kosovës, e assesi brenda shkëmbimeve e pazareve për territore shqiptare përfundimisht shqiptare, pavarësisht se çfarë seron koka e “akademikut”.

 

Ky “akademik” mbase alamet akademik qe epet për standardet aktuale në Kosovë, i duket vetvetja goxha akademik, me famë e me nam, se bën shkarravina e bredhë imagjinatave individuale, ndërsa prej kohesh luajti me rilindësit tanë në letërsi shqiptare. Lojë e qe besa edhe për plojë, nuk i shmang dot të bëma edhe për puç në letërsinë shqiptare të Kosovës. Pra, për të vazhduar akademiku i shpallte sharlatan dhe i quante jo te aftë krijuesit shqiptar si: Hilmi Aganin, Ibrahim Rugovën, Fehmi Aganin, Ali Podrimja, e të tjerë për të mos e bë listën tren me shumë vagon!. Më këtë akademik Qosja, donte ti zgjidhte shkrimtar e tij, donte ti rendiste ata përfundimisht sipas qejfit të tij, të mund të luante me ta, siç mund të luaj sinkroni i dirigjentit. Madje nuk ngurronte dhe bënte akuza të rënda edhe ndaj shkrimtarëve të rilindës, ku për interesa të tij personale, pozicionale, po shkruante dhe po akuzonte keq shkrimtarin e madh Andon Zako Çajupin, se ky e kishte të lehtë, madje fare të lehtë të shkruante vargje lirike sepse e kishte fushën si ne bahçe te babës, pasi i pari Naim Frashëri, ia kishte lehtësua në tersi këtë fushë të shkrimit letrar.

Kjo është fytyra e akademikut me letërsinë. Dhe po kështu duhet të jenë edhe fytyrat e tjera në fushat e tjera.

 

Po cila është fytyra e tij me politikën?

 

Pasi arriti të marrë një “famë” të përkohshme me kritikat që po i bëheshin politikës së Rugovës, ai formoj një parti me disa njerëz të blerë nga ish partia e Rugovës, qe ma shumë ishin asht komunist, e qe u bë më pastaj edhe kaq disfatist. Populli shqiptar në Kosovë e la, e la me gishta ne gojë, nuk i japi votë, nuk i japi meritë për të bëmat e tij si akademik, sepse u kuptuan ngatërresat me hile qe i prodhonte ne shoqërinë shqiptare.

 

La partin, iu kthye shkarravinave të përditshme edhe sot e kësaj dite po përpiqet me bë shtypin me këto shkarravina, po nuk po ja del sepse ma shumë heshtë se sa mërdhezet. Ishte pjesëmarrës dhe pajtues i nënshkrimit në Rambuje, Atje ishte aktivizuar gjatë gjithë kohës për protokollet dhe për atmosferën e godinës në Rambuje , aty po shkruante shkarravina për cilin e konferencës dhe për rolin e tij për të bërë një çikë histori për vetveten. Mashtronte se po bënte “strategji për bashkim kombëtar” të shqiptarëve. Të shkruash strategji për bashkim kombëtar dhe të pajtohesh me konferencën e Rambijesë, është vetëm dhe vetëm mashtrim politik.

Jo më larg kur Serbia po provonte të ndante Kosovën, ky akademik Qosja na deklaronte se duhet të ndodhë gjithsesi një shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë! Kjo është deklaratë e tij, ky është serioziteti i të kuptuarit politik të akademikut Rexhep Qosja.

 

Në artikullin e fundit të 2011-ës, akuzon Evropën për shkak të pushtetit qe mban Sali Berisha. Pra, e tëra duket se e është me Berishen, por s’ka që bën me Berishën e, akuzon Evropën. Ndërsa, Evropa sipas Qosjes, nuk paska ditur të ndihmoj si duhet Shqipërinë, që ajo të mund të zgjedh krizën si duhet, e si do Qosja. Cilën krizë të zgjedhë Evropa në Shqipëri?. Krizën e shpikur nga dështakët dhe maniakët politik, qe s’dinë ku ka kufi, e ku shtet.

 

Evropa, vërtetë është “fajtor” se nuk paska ditur të pyes akademikun Qosja, se ky është akademik përmbiakademik, dhe mbase duhej patjetër të pyetet, të pyetet për punët e Shqipërisë, për krizat, për pushtetet, për prokurorë, madje edhe për letërsi, për e për gjithçka në Shqipëri të pyetet, vetëm ai të pyetet.

Hatërohet me evropianet sepse këta të fundit, nuk e kanë pyetur Rexhep Qosjen, e kan anashkaluar akademikun, se si ta cilësojnë apo si ta emërojnë gjendjen në Shqipëri, si me një ngërç apo si me një krizë politike. Qosja mbase do ta zgjidhte ta quajtur KRIZË POLITIKE. Më këtë nocion të përcaktuar edhe nga Evropa ti pamundësohet shansi Berishës, të mbaj akoma pushtetin e tij në Shqipëri. Sipas Qosjes, do të duhej të dëgjohet “gojë ëmbli” i tij - Edvin Kristaq Rama, që është një lideri qe nuk flet kot, një lideri që ka mendime të qarta politike, një lideri qe di të shkruaj dhe se shkrimet e tij janë të vlershme, se mund të quhen edhe referate të bukura, qe mund ti hyjnë në punë çoftë edhe si krahasime për ndonjë politikan tjetër në botë, ashtu siç përpiloheshin referatet e Qosjes për Dizdarin.

 

Në artikullin e fundit të 2011-ës Qosja, na bëhet edhe një dualist i vërtetë sepse krizën e quan edhe krizë shpirtërore. Kaq shpirtërisht qenka lënduar akademiku, e dukët se këtë e paska vuajtur shumë këtë krizë përderisa e emëron të tillë.

Berisha për të është figura më e vrazhdët e politikës shqiptare, sepse ai mban pushtetin qe nuk e pyet dhe përfillë fare akademikun, se si duhet të vejnë mbarë punët e Shqipërisë. Harron akademiku Qosja vetveten e tij, se kur s’të pyet askushi, po pse bëhesh si kushi?!.

 

Sali Berisha ka votat e qytetarëve të Shqipërisë dhe në demokraci ka rregulla qeverisja, për ty akademik duket se rregullat demokratike nuk janë më joshe sepse prej kohesh je shndërruar në llokmë pran flokut rozë.

 

Ndihmoje opozitën dhe socialistët, ata po dhunojnë demokracinë, ata po zvarritin procesin e një shteti qe me aq zor doli nga izolimi i gjatë, e mbase ndihma juaj akademik Rexhep Qosja për opozitën dhe socialistët, sikur e do këtë kthim në riizolim duke sharë Evropën, se s’di të ndihmoj Shqipërinë tënde.

 

Edi Rama “gojë ëmbli yt”, mbase e do izolimin, e do të rikthimin e diktaturës ku mediat do të jenë vetë të Ramës dhe llokmave akademike në flokun rozë.

 

11-02-2011