| E premte, 11.02.2011, 08:08 PM |
Makfire Kosumi-Kaquri
SOT DITA KA EMËR
(festimi i shpalljes së Pavarësisë nga mergata shqiptare)
Sot Kosova qeshë me zemër
Ditë e sotme gëzon një Emër.
Metropolet zhurmojnë shqip
Ditë e sotme lindë për rritë.
Paçën, durimin,… shkruar n’ fitore
Shkronjë ne libër, datë ne fletore
Pentagram me shtatë – tet nota
Ty Kosovë, të njeh tërë Bota…!
Shumë urime, përgëzime n’ jetësi
Nga mërgimi të puthë ballë e sy!
Buçet kënga, hidhet vallja
nga kurbeti ke shumë t’ fala!
FLUTURAT IKËN
Fluturat ikën
të dashurat përshëndetën me dorë
në Pranverën e vonë...
këmbanat e zemrës çakallë
loti tharë n‘ çepallë
Fluturat ikën…
Të dashurat ëndërrojnë vellon
dhe fustanin ngjyrëflutur!
NUK DI
Nuk di adresën e ditës
as gjenin e ëndrrave
të netëve të gjata ...
mes ngrirjes e zjarrit!
Nuk dij si më zuri
trupmpirja!