| E enjte, 10.02.2011, 07:55 PM |
Albert Zholi
skice
BANAKIERJA
Atë sezon-vere ishim pesë shqiptarë që u punësuam në një hotel-restaurant në Glifadha, ndërtuar në buzë të detit. Në atë hotel, vendet rezervoheshin qysh në dimër. Në sezonin e verës personeli dy ose trefishohej. Atë verë turizmi dukej i mbarë dhe pronari nuk mund ta fshihte gëzimin. Ditën e parë të punës na mblodhi, të pesë shqiptarëve:
-Dua punë të shpejtë dhe korrektësi. Pagesa jashtë orarit është njëmijë e pesëqind dhrahmi-ora.
Ne qëndruam, për disa minuta, në heshtje, pas largimit të tij. Nënkuptimi ishte i qartë: duhej të bënim kujdes e të mos vinim dorë. Media elektronike
Për rreth pesëmbëdhjetë ditë, punët shkonin shumë mirë. Në banak qëndronte një vajzë simpatike greke, 22-25 vjaçare, së cilës fytyra i qeshte vazhdimisht dhe me ne ishte shumë e dashur.
-Bravo
Një pasdite Dritani i thotë pronarit:
-Zoti Aleko, ju lutem edhe në emër të shokëve, siç jemi të gjithë shqiptarë e grekë, na kontrollo. Duhet ta bësh pa tjetër që të marri fund kjo gjendje. Pronari e pa me vëmëndje nga koka në këmbë.
-Hapni të gjithë çantat!-tha pronari dhe e nisi kontrollin nga Agroni, Dritani e me rradhë. Mbasi mbaroi me shqiptarët vazhdoi kontrollin me grekët. Në fund ishte Agathia, vajza e banakut. Pronari u afrua dhe futi dorën te çanta e saj, me mendimin sa për të kaluar rradhën. Por dora e tij mbeti aty ku duhej.
-Ti Agathia? Pse e bëre këtë?
-Se isha e bindur se të gjithë do të mendonin për shqiptarët-tha ajo sikur të mos