| E enjte, 10.02.2011, 07:17 PM |
Tixhe Rexha Gerqari
DIK MARTIT
(A doni dëshmi)
...Nëse për krime doni dëshmi,
ejani në Gjakovë në qytetin tim.
Këtu keni fakte, dhembje, plot krenari
çdo shtëpi e ka nga një histori...
Nuk ka lagje që nuk ka jetim,
nuk ka rrugë që nuk ka grua të ve.
Janë shqiptare!..E kanë harruar rininë.
Plot dhembje.......E rrisin fëminë!..
A doni dëshmi?!!...
Ejani shikoni nëna me sy hapur...
Duke shkuar në amshim.
“Kur të më gjeni djemtë
Të mi varrosni afër varrit tim.”
A doni dëshmi?!!...
Të gjitha me fakte e plot trishtim.
Ejani në Gjakovë në qytetin tim .
Shiko një varr 20 epitafe,
të gjithë gra e fëmijë!
A vriten ëngjujt?!...
A ju djegen trupat?!...
A bëhen shkrumb e hi?!!..
A doni dëshmi?..
Ejani shikoni nëna me duar në gji,
vëllezër krahëthatë,
motrat e përvëluara nga malli,
njerëzit që lufta i mbyti edhe për së gjalli...!!
Dik Marti, nëse don dëshmi,
plot fakte e jo me hamendësi,
eja në “Çabratin” tim, në “lëndinën e lotëve.”
Ne historia nuk na ka mësuar të jemi fajdexhi...
Se pa u la borxhi i vjetër Evropë,
kurr nuk lypet borxhi i ri!!...