| E marte, 08.02.2011, 07:37 PM |
 Fahrije Krasniqi, ka lindur në Zhilivodë, Vushtrri, jeton në Zvicër.
Fahrije Krasniqi, ka lindur në Zhilivodë, Vushtrri, jeton në Zvicër.
Fahrije Kllokoqi
ODA SHQIPTARE
 
Në një qoshe të odes
dëgjoja  ligjerata,
nga pleq të urtë e të menqur
jo profa me kravata!
 
Në mur rrinin varur
pushka e lahuta,
aty msohej Arti
e shumë fjalë të urta...
 
Aty u bë konaku
aty u falë ngatërresa,
aty u pagëzue nipi
aty u bë fejesa.
 
Nga gjyshi mjekerr bardhë
me tirqi zi si korbi,
mësova historin
dhe vlerat e këtij KOMBI !
 
Aty u 
aty u mbrojtë nderi,
aty mora dije
e tituj MASTERI.
 
Sot u jam mirënjohese
odes e oxhakut,
ishte shkollë e madhe
sa sot e HARWARDIT!
 
 
LETER MALLI
Ju ngjat jeta motra
po ju shkruaj këtë letër
nga ky vend i huaj
i Europës s'vjetër
 
Më mungon moj motra
koha e fëmijeris
kur loznim e këndonim
flakë i vënim shpisë
 
Ju lash vajza të reja
tash zonja jeni të tana
sillnu mirë n' fis të hujë
mos të na shahet Nana
 
Falë me shëndet Nanës
oj motrat e mia
na ka rritë me harna
në ato kohë të vështira
 
Pëshendetje Bacit
bardh si bora plisi
edhe pse  shtat-shkurtër
i fortë sikur Lisi
 
Oj motrat e mia
të fala mi bani vllait
për te zemra më digjet
pasha sytë e ballit
 
Kur erdha këtu
ishe nuse e re
plakë me shumë rrudha
do kthehem në Atdhe
 
Do kthehem një ditë
aty ku peshon guri
do festojm së bashku
ditën e Flamurit....