Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dy poezi nga Makfire Kosumi-Kaquri

| E marte, 08.02.2011, 08:33 PM |


Makfire Kosumi-Kaquri

 

 

PRITJE

 

Ne pritje të jetës

zigzageve pafund

as si hije e verës

s'të gjej askund!

 

Pritje n' amullim

pse këtë s'e the

mbase një gjallim

për (ri)lindje të re.

 

Apo do kthehesh

një ditë nuk e di

teni ngjyrë gjethesh

të rrëfej magji .

 

M'i fal ngjyrë jetës

kur kthen përsëri

në krah të bletës

blerojmë të dy!

 

 

EJA...

 

Sonte ndjej thellë vetmin

Pse - të? ç'më gërmojn unin

n'krahëror mbaj mërdhin

prap më vret kujtimin!

 

Të lutem eja...dhe sonte të pres

netët më janë fare të zbrazëta

më zhuritë malli gjer në mengjes

ndoshta nesër vone të pikasa!