Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Lezetja...

| E hene, 07.02.2011, 08:46 PM |


Lezetja...

 

Tregim për Shën Valentinin

 

Nga Përparim Hysi

 

Qenë tri çupa që erdhën në fshatin tonë për të bërë stazhin.Njëra qe nga Shqipëria e mesme dhe dy të tjerat nga dy rrethe nga jugu.Të tria i caktuan për të fjetur në dhomën që qe enkas në kooperativë dhe,sa për të ngrënë,në mnexën e kooperativës.Aty i pashë për herë të parë.Sa hynë të shoqëruara nga kryetari i koperativës,sh.Telo,dhe,tek do zinin vënd në stolat e menxës,dha ballë,xha Sinani.Ky qe roje pranë stallave dhe nga goja qe hazër-xhevap.Nuk linte njeri pa i vënë një paranomë dhe,po ta vinte këtë,paranomën,xha Sinani,të ma mbaje me shëndet.Kështu ndodhi dhe me ato të trija.Kryetar,- e mori fjalën pa pyetur,xha Sinani,-ku m'i ke psonisur këto thëllëza.Ndërsa "thëllëzat" u ndezën nga turpi,xha Sinani,thithtte për shtatë qejfe çibukun prej shqope dhe,tek tymoste,i shihje një buzëqeshje pak shpotitëse.Pra,pyetja qe pak"qesh e ngjesh" dhe e para nga thëllëzat,e zënë ngusht,filloi të fliste,e skuqur sikur të kish bërë turp.Mua më quajnë Jalldys,jam nga Cërriku,- u shpjegua shpejt e shpejt e para.E dyta tha se quhej Merjeme dhe qe nga Mallakastra dhe tek do merrte fjalën e treta,xha Sinani,që qe i famshëm për parovolitë,ndërhyri fare pa të keq.Mua më thuaj veç nga je,se,sa për emrin ,moj thëllëzë e xha Sinanit,nuk kam pse të pyes unë.Emrin e ke Lezete dhe shkoi e vajti.Se as që më duhet mua,-ngulmoi ai,- se çfarë emri të ka vënë yt atë apo jot ëmë.Lezete!- të ma gëzosh,- sikur u dha fund pyetjeve ai.Kjo që xha Sinani e quajti"lezete" dukej sikur ta kishin zhveshur lakuriq dhe po i hidhnin mbi trup një gjym me ujë të ftohtë.Se,sa kish ardhur në këtë fshat të huaj dhe e re siç qe,mënd u mbush me lot.Dhe ashtu ngashëryer,në vënd që t'i kundërvihej asaj parovalisë së xha.Sinanit,tha:-Unë jam jetime.Më kanë vdekur prindërit prej kohësh.Dhe xha Sinani:-Moj Lezete!Po jetim jam unë që mos qofsha,po kush të lë ty që të jesh jetime!!!Ndërsa ne u shkrehëm së qeshuri,Lezeten e kish mbuluar të kuqtë e madh.Pse hante pyka xha Sinani?!Dhe,sado që shponte me bodec të rëndë ky xha Sinani,ke parë që kish të drejtë.Kjo,Lezetja (po ç'na duhej tek e fundit se si quhej ) vërtet që e bukur.Një trup si fidan.një bel si unazë,një faqe farfuri dhe të bardhë dëborë.Kish një ëmbëlsi kur qeshte që të ftonte si për harrim.Pse kot e kish vënë në shënjë xha Sinani.Ku shënon plaku,derdhet gjaku.Në faqe kish dy gropëza dhe kur qeshte i shtohej dhe një gropëz nën mjekërr.Sytë i kish të zesë dhe harku i vetullave tregonte për një dorë që bënte tualet të kujdesshëm dhe për të mos u kapur nga çdo sy.Dhe kjo me origjinë qe nga Mallakstra dhe fliste me dashuri për gjyshërit nga e ëma.

 

***

 

Të tria filluan stazhin në kooperativë dhe ne,mezi prisnim kohën e drekës,që mund të shiihnim atë, Lezeten.As që pyetëm më seç e quanin dhe,sado që kuzhinierja,Athinaja,na tha që e quajnë Helena,ne as që e krahasonim më me Helenën e Trojës,por përkundrazi,i besonim xha Sinanit.Me këtë emër xha Sinani i kiish thënë të tëra.Ka ku të shkoj më shumë se sa Lezete.Dhe më as asaj nuk i bënte përshtypje.Sikur ramë në ujdi dhe aq.Lezete,- thoshim me vete apo mes nesh,dhe,secili,zinte e lëpinte gjuhën e tij duke kaluar në asocione që na i donte mideja.E,xha Sinan!XHa Sinan! Mos vdekshë kurrë!Jo vetëm Lezete,por dhe"kush të lë ty që të jesh jetime!!! Dhe vërtet kështu dhe ndodhi.Ndërsa dy çupat e tjera u kthyen në rrethet e tyre,sa mbaruan stazhin,kjo,"jetimja" mbeti në fshatin tonë.Se Lezetja na kish gjetur "lezetin",-shponte xha Sinani.Ky;"lezeti",nuk e kish gjetur vet,por kish përdorur mashë për të nxjerrë gështenjën nga zjarri.Masha qe kuzhinierja,Athinaja.Kjo,mezogrua,qe vënë nga Merushja pë djalin e saj të vetëm,Sadushin.Epo i keq nuk qe Sadushi,por jo i asaj shkalle sa për Lezeten.Por Athinaja qe si puna e asaj rriqezes që thonë në Myzeqe.Të ngulej dhe nuk shkulej.Dhe ia bëri mëndjen tym.bijës së botës.Dha pëlqimin dhe,njeri pa njeri,mbeti aty.U martua shpejt e shpejt me Sadushin e Shaqos.Ky,Shaqua,qe shitës në dyqyanin e vetëm dhe nga prokopia qe mbroth.Kështu që nga kjo anë.Lezetes nuk do t'i dhimbte koka.U martuan,por Sadushin e morën ushtar dhe,me që qe mirë nga biografia,drejt e në kufi :mu në Torpojë.-Aha,- shpoi prapë me bodec xha Sinani,- mbeti jonxha pa ujë.Gruaja dhe jonxha duhen vaditur.Trapiste larg me fjalë xha Sinani.Epo fshati ka dhe fjalë.Po kush ka ngenë e tyre...

 

***

 

-Oj grue,ku je tuj shkue?-Në dasëm.-Tek kush?Tek Prenga.-Pasha Zotin nuk ke me shkue.-Po pse?-Se atje asht Toma.-E,mandej?

_Pasha zotin kur po luen me çifteli Toma,mue që jam burrë e më ngrihen qimet gjamb,e jo ma granisë...

 

Nga një bisedë para dasme.

 

***

 

Shaqo,- i foli Dalani të vëllait,- do shkojmë për aheng,po mos i marrim gratë.-Pse mos i marrim?-sulmoi Shaqua.E di pse në dasmë tek Janaq Çobani kanë ardhur ca saze nga Berati që t'i marrin gratë nga krahu.Ama nga sazet trëmbesh ti, e qetësoi Shaqua,po ne kemi parë sa e sa saze:që nga Xha Zequa,Haliti,Nexhipi nga Baltëza dhe u trëmbkemi nga ato të Beratit.Janë ezhdërha,për këtë bukë që hamë,- u betua Dalani.I kam parë vet kur kam shkuar krushk për në një fshat andej.Ky djali i Janaqit se ku paska bërë ushtrinë me një nga këta ustallarët dhe e pruri belanë në fshat.Bela e shkuar belasë!Jo vetë që u bien bukur atyre zurnave,por këndojnë,or të keqen Dalani tyja,që të lënë me gojjëhapur.Lëna,o Dalan,për kokën tënde.Se gratë janë bërë gati dhe mëndtë i kanë në kokë.Të rejat po do bëjnë sipas matkave dhe nuk ke pse shqetësohesh.Shaqo,të dola nga borxha.Kur t'i shohësh me sy,pa dhe kur t'm'i dëgjosh me veshë,pa do flasim tok. Ndërkaq,sosën dhe gratë dhe të dy vëllezërit me taborin e femrave(veç grave kishin dhe nga dy nuse me vete),u nisën për tek Janaqi.I pritën me saze si të ishin krushq dhe,sa dëgjoi meloditë,Shaqua zuri t'i lëshonte pe mendimit të Dalanit.Ahengu bëhej ndën një tënd të madhe dhe mbahej radha,qoft për këngë dhe qoft për valle.Kur porositësit vonoheshin apo bënin sikur vononin,tak dhe fillonin për qejf të vetë sazet.Po çfarë të dëgjoje? Kur ia merrnin këngës,ushtinte tërë mjedisi dhe kënga përhapej dhe merrte tërë fshatin.Si thënësi ashtu dhe ia që ia mbante,veç zërit,e shoqëronin këngën me mimikë duke e bërë aq të ngrohtë atmosferën,sa nuk të vinte keq në atë çast,se,pas kësaj,mund dhe të vdisje.Ia kishe bërë hallall.Veç t'i dëgjoje njëherë,dy,tri..deri në pmabarim.I vetmi që rrinte si mbi gjëmba në këtë mjedis qe Dalani.I dukej se diçka do ndodhte.Se shumë gëzim.Shumë hare.Shumë ojna dhe shaka..Nga burrat,po dhe nga gratë.Nga gratë... epo aty dhe më rri.Sytë i hidhte herë nga orkestra,herë nga Shaqua (këtë e kish rrëmbyer atmosfera e gëzimit) se shihej që ,vënd e pa vënd,por tak dhe daroviste.Po m'i kishin hallall paratë.Pa shiko zënë e kërcejnë vallen e "Piperit".Epo u plakëm në këtë derexhe,po valle"Piepri" nuk kishim dëgjuar.Shiko se si udhëheq,e bën dorën kular, dhe sikur hedh farën.Të gjallë,or për kokën e Sadushiit,u përlot nga gëzimi Shaqua.Pale kur dolën gratë në atë vallen"Opa-opa tarnana!" ai defxhiu mënd e shqeu defin.Mbaruan atë valle...(Dalan,sot do të vdes Shaqua,se ç'po më shohi sytë?!)..dhe po kërkonin një sini të madhe.Por ç'ta duan sininë xhanëm?E sollën sininë. E kthyen nga e mbara,e vëndosën për tokë,dhe ai,kryesori i tyre,tha:-Tani për qejfin tuaj ne do të kërcejmë vallen e "Sinisë".Sytë të gjithë klllap.Më shumë gratë se burrat.Dhe brënda në sini hidhte valle ai,defxhiu.Apo nuk qe bukurosh.Si Sadushi im!- kish thënë mes shoqesh Lezetja.Ato kishin qeshur nën buzë duke e kuptuar se ku e kishte.Qe ajo fjalëza e xha Sinanit që kish marrë dhenë:-Po thahej jonxha për ujë... Lezetja kish kërcyer disa herë grarisht me shoqet,por rrëmbente mbi shoqet dhe ata,të sazeve,gati e hëngrën me sy.Veçanërisht defxhiu që,sa i binte defit,aq bukur këndonte,por dhe e luante vallen tërë ojna.-More,-pyeti një të njohur të vjetër,-kjo sorkadhe nga ç'pyll ka dalë dhe ka ardhur për të na marrë mënd.I njohuri i foli shkurt e nëpër të dhe kur e pyeti se nga është me origjinë,buzqeshi tek mori vesh,dhe,aty për aty,ia thirri një kënge nga ana e saj.Kënga,siç mendonte,nuk njihej këtu në Myzeqe,dhe ,veç kësaj,si këngë-valle që qe,këndohej e kërcehej nga një mashkull dhe një femër.Me të tijët ra në ujdi.Dhe sakaq,ia tha asaj kënge (kënga dilte bosh,po mos shoqërohej nga një zë i dytë) .."Kush troket në portëto?.... askush nuk po ia kthente.Njerëzit i ngulën shkimit këngëtarit të ngritur në këmbë dhe,ndërsa askush nuk e shoqëroi,përsëriti tani me një zë më të lartë gati një oktavë:-Kush trokit në portëto dhe zgjati dorën për të pritur shoëqrusesin,shënjë e domsdoshme kjo,kur dikush...befas një nuse e re,si një shqipe që tenton të ngrihet nga foleja,e mbërtheu dorën që u zgjat,dhe ia priti:-Një fiçor i vogël-o,o xhixho të keqen-o..Kaq.Këngëtari valltar,si Anteu i mitologjisë që mori fuqi kur preku tokën,dhe ky,u bë dy herë më i guximshëm,e kapi fortë dorën e bukur të "fiçorrit të vogël" dhe vazhdoi:-Pa e pyesni se çfarë do?-Kërkon dorën e zonjës-o. -Sa bën dorë e zonjës-o?-GJysmë e napolonit-o. Kënga dhe vallja e ndezi atmosferën dhe"fiçorri i vogël" kish humbur në putrën prej ariu të defxhiut.që,një rrugë e dy punë,përmjet shtrëngimit të dorës,fliste me"morsin" e tij.Ama dhe"fiçorri i vogël".kish harruar ku ishte dhe mbetur si jonxhë që priste ujë,qe dorëzuar me të tëra.Në përcieljen e zërit,në ojnat që bënte të jepte përshtypjense para sysh nuk kishe një çift që,së pari takohej në një valle dhe aq,por dy të njohur prej kohësh.Të njohur dhe të dashur.-Shaqo,Shaqo,-shfrente në zë Dalani.Shaqua qejfli e shkuar qejfliut,lundronte në ujëra të tjera.Mezi priste atë vallen dyshe -grua e burrë- që të lidhte gishtat me Athinanë e kuzhinës se për të i digjeshin bajgat,- thuhej në fshat,de."Fiçorri i vogël" apo Lezetja tani që si një kapsolle gati për të plasur.Kish rezonuar me shtërngimin e defxhiut dhe i kish dërguar atij mesazhe që flisnin shumë.Po një fshat që dukej,nuk donte kallauz.U ul andej nga graria dhe qe ndezur aq,sa pak po ta prekje,mund të merrte zjarr.Lezeti qe shtuar me shendin dhe,sado me fshehuri,por sytë e të gjithëve qenë lëshuar nga ajo.U kënduan këngë,u hoqën valle,kur prapë një këngë,pakëz e panjohur.Edhe kjo donte dy zëra.Ia tha defxhiu:-Ballin,moj,me sedefe,kur tak,pa pritur ta nxiste kush,ia prit zëri i dytë:-Me,o moj sedefe! Dhe nuk kishee si bëhej më bukur.Qe përsëri"fiçorri i vogël".-Për kokë të Sadushit tërboi nusja për burrë,-tha nën zë Merushja.Korba unë.Do të ndodhë ndonjë hata.Dhe kënga dyshe vazhdoi.Dhe atmosfera mori zjarr e tym.Por dasëm,or tynjatjeta.Dy martohen,dyqind tërbohen.Aty,pas mesnate,mysafirët do largoheshin.Defxhiu e dinte që do të ndahej nga"fiçorri i vogël".Por dashuritë kanë shënjat e tyre.Kodet e tyre.Apo siç thuhet sot në kohë të kompjuterit dhe internetit kanë "paswordin" e tyre.Dhe defxhiu këndoi;-Obobo ç'më bëre,o moj kusurmadhe/peronat e trasha në zëmër m'i kalle.Ah,sisët e tua,kulumbri prej gjëmbi,doja t'i kafshoja,por m'u gjakos dhëmbi. Këngë më të bukur se kaq,në anët tona nuik qenë dëgjuar.Të gjithë ikën si të marrosur nga ajo dasëm që nuk donin të mbaronte kurrë."Fiçorri i vogël" kur kish dëgjuar atë këngën e fundit,ia kish thirrur me të qarë.Pyetje së vjerrës që pse ata lotë,i kish thënë:-Qaj për Sadushin që është larg,pse mos ishte dhe ai në këtë dasëm kaq të bukur.E vjerra,dyshueshëm,por sikur i zuri besë.Sa për Shaqon,ai qe bërë të tym:e kish lidhur fjalën me Athinanë për tek shega e Muratit qysh të nesërmen,se,Nakua,i shoqi do të shkonte tek krushku.Të tjerët,si të tjerët:komentonin sipas qejfit.Por samari mirë nuk u rrinte për atë vallen"-Kush trokit në portët-o? Dikush përsëriste ato fjalët e xha Sinanit:-Jonxha dhe gruaja do vaditur,se ndryshe thahen...

 

Epilog

 

Pas dy javësh,në fshatin tonë sikur ra një bombë e madhe,Lezetja apo "fiçorri i vogël" kish ikur pas atij defxhiut.Të thashë,Shaqo,-akrrohej Dalani,- të thashë po nuk ma vure veshin.Iku,iku,të kem djalin unë shëndosh,-mbrohej Merushja.,- pa nuse gjej që nesër unë.Shaqua qe në tjetër botë:për të shëndosh Athinaja e kuzhinës që fytyrën ma kishte si ajkë qumështi.Epo fshat e zanat,or tynjatjeta!Ja,kështu ndodhi veç nga një dasëm dhe Lezetja,ajo "jonxha që nuk duronte për ujë",shkoi me defxhinë dhe ia kalojnë për birinxhi.Në fillim si qingja kërthinj,por,dalëngadalë,si gjithë mileti.E,ndoshta,në këto kohë kur shumca janë kthyer si gurë që rrokullisen,ndodhen dhe ata në kurbet,siç jam unë dhe mijëra të tjerë.Mua do më vijë mirë vetëm për një gjë:ndoshta arrijnë dhe lexojnë këtë tregimin tim dhe të sjellin ndërmënd,njohjen krejt rastësiht dhe dashurinë që lindi veç me një shikim.XHa Sinani ka kohë që na ka lënë,por Dalani e Shaqua rrojnë ende.Në se emrat ua kam ndërruar,e kanë lehtë që ta kuptojnë se për kë e kam llafin.Se,në fund të fundit,të gjithë kemi të mirat dhe të metat tona.E të duash siç deshi kjo"Lezetja" nuk është se bën mëkat.Përkundrazi.Dhe,së fundi,kushdo që gjen veten në këtë tregim,duhet të dinë që unë kam treguar se çfarë kam parë.

 

6 shkurt 2011