| E marte, 08.02.2011, 08:56 PM |
PESË MUZA-AMAZONA NGA STEPA
Vangjush Ziko
NJË HERË VETËM ÇEL- Kerubina de Gabrian
Një herë vetëm çel,vetëm një herë
Me zjarrë e dalldisur të prenverës...
Eja në pyll,atje ku kam limerë.
Më shkul me rrënjën bashkë përngaherë.
Më duaj.Jam e jotja me gjithçka.
Ti mos më lerë lulen që ta thaj.
E hidhur si bajamja vetë jam,
As vdekja këtë joshje nuk e ka.
MË DUAJ MUA -Maria S. Petrovih
Më duaj mua.Unë jam ferri,
E verbër jam dhe mëkatare.
Kush do më deshte,përveç teje?
U poqën fatet udhëtare.
Shikoi yjet se si ndizen
në terr' e qiellit.Është e kot.
Ti jetën tënde me timen lidhe
Siç lidhet nata me ditën tok.
Ti zgjedhje tjetër më kot prite,
Unë jam terri e ti je drita.
AJO E DASHUR...-Irina S. Moisejeva
Ajo e dashur,unë m' e shtrenjtë.
Njëra kërkohet,tjetra zor gjendet.
Se ç' ngjashmërie llahtarisëse
Në mes të besës e tradhëtisë.
Një gjë e them unë pa tutur.
Me zjarr i preka atij faqen
Dhe,sado jeta që të zgjatet,
Ajo do jetë prap' e shkurtër.
TMERROHEM KUR MENDOJ-Marina N. Belançikova
Tmerrohem kur mendoj se ty të dashuroj,
S' kam forcë që të ik,as pranë të të rri
Afrohem të të prek dhe buzët përvëloj,
Shkëputem për një çast dhe buzët bëhen hi.
Tmerrohem kur mendoj se vetëm ty të kam,
Se shkrumb duk' u zhuritur,nga hiri dot s' rilind.
Në natën e ndriçuar dritaren unë hap
Siç hap dhe shpirtin tim të mbushur me shkëlqim.
NUK MË PRISJE -Ekaterina A. Gorbovska
Nuk më prisje,por të erdha.
Tungjatjeta!Futmë brenda.
Ke ndryshuar shumë ti,
Si e hodhe këtë vit?
Iku viti me nxitim,
Iku,o i dashuri im...
U mërzita sa u çmenda...
Prezantomë gruan tënde.
Nga libri me përkthime
TREQIND VJET DASHURI