| E hene, 07.02.2011, 08:58 PM |
KLAUDIA KARDINALE/1938-
Nga Halit Bogaj
Të pakta janë aktoret italiane që fituan famë internacionale sikur:Sofia Loren,Xhina Lolabrixhida dhe Klaudia Kardinale,të cilat filmit evropian dhe atij amerikan i dhuruan disa role specifike.- Në kinematografinë e shkëlqyer italiane,aktorja Klaudia Kardinale ka ngjashmëri të madhe me aktoren tjetër mitike franceze,Brizhit Bardo.Kardinale punoi me regjisorë të mëdhenj të formatit botëror si:Lukino Viskonti, Henri Hatavej, Filip De Broka, Blejk Eduards, Pietro Gjermi, Mario Moniçeli, Abel Gans, Lukino Viskonti , Sergjo Leone. dhe me aktorë të shquar si:Bert Llankaster, Alen Delon,Henri Fonda, Çarlls Bronson, Xhek Pallans, Li Marvin,Zhan Pol Belmondo, Franko Nero, Bekim Fehmiu,Robert Rajan,Ani Zhirardo dhe të tjerë.Janë shumë të njohur filmat e saj:
”Roko dhe vëllezërit e tij”, ”Bota e cirkut”, ”Betejanë Austerlik”, ”Pink Panteri”, ”Gepardi”, ”Profesionistët”, ”Kartushi”, ”Na ishte njëherë në Perëndimin e egër”, ”Tetë e gjysmë”, ”Pink Panteri sulmon”, ”Jezui nga Nazareti”, ”Fixheraldo” dhe ”Princesha Dejzi”.Filmi “Fixheraldo”ishte një projekt i shkëlqyer i regjisorit të shquar gjerman,Verner Hercog me të cilin aktorja dëshmoi se ishte e profilizuar për të luajtur edhe role të tilla të ndërlikuara sikur në atë film i cili na ka mbetur në kujtesë të përhershme.Klaudia lente mbresa të mëdha edhe në filmat amerikanë,duke folur rrjedhimish edhe gjuhën angleze dhe franceze si në filmat”Na ishte njëherë në Perëndimin e egër”, ”Profesionistët”, ”Shifra Sallamandër”dhe”Kartushi”.Partnerët e saj të preferuar e dinin se ajo vërtet ishte një zonjë e rëndë që shkëlqente vazhdimisht me sharmin e saj karakteristik dhe aktrimin e fuqishëm të cilin e shprehte film pas film.Klaudia Kardinale hyri në botën e famshme të filmit si “ Mis Tunisi”, prej nga e kishte origjinën e saj të lindjes,por për të mbetur përherë e vendosur në Itali.Edhe emri i saj ishte bërë sinonim i një bukurie karakteristike,me kthesa të fuqishme dhe esenciale në shumë filma të saj antologjik që u përkisnin gjinive të ndryshme kinematografike.Ajo çdo rol të ri e luante me përkushtim dhe angazhim të madh,për të mbetur përherë si një legjendë e gjallë e botës së pashterrshme filmore.Duke e ditur se interpretimet e saj ishin të një cilësie të lartë artistike,me pietet i kujtojmë edhe filmat:
”Shifra Salamandër” me Entoni Kuinin,Franko Neron dhe Eli Voleçin, ”Vajza pa valixhe”, “Faktet e vdekjes”,”Rruga e shëmtuar, ”Lart dhe poshtë’, ”Delfinët”, ”Luanët kanë humbur”, ”Koha indiferente”, ”Gruaja e çdo burri”, ”Komanda e humbur”, ”Trëndafili për të gjithë”, ”Ferri për heronjtë”, ”Tenda e kuqe”, ”Aventurat e Zherarit”,”Audienca”,”Afera Baterflajd”,”Kompasan”, ”Hakmarrja kineze”, ”Familja në internim”, “Një verë ruse”,”Kënaqësitë e mesnatës”,”Lamtumirë dhe amin”, ”Profeti i çeliktë”,”Korleone”, ”Vajza e vogël në të kaltër”, ”Arma”, ”Ikja nga Athina”,”Kalorësit e artë”,”Dhurata”, ”Rufiani”,”Yjet emigrantë”, ”Verën e kaluar”, ”Rrëfimi”, Henriku i katërt”,”Njeriu i dashuruar”,”Revolucioni francez”, Dimri ` 54”
Kush i harron filmat e saj të ndritur dhe tejet maestral:”Roko dhe vëllezirit e tij”, ”Kartushi”, ”Gepardi”, ”Profesionistët”, ”Libera dashuria ime”, ”Shifra Salam-
andër”dhe filmi bestseler“Na ishte njëherë në Perëndim “, i regjisorit fenomenal-Serxho Leone, në të cilin luan një femër që shkon për t` u martuar në një vend të mallkuar të Perëndimit të egër ku akoma duhej të punohej për t` u ndërtuar një stacion hekurudhor dhe ku ajo ndeshet me banditin vrastar/Henri Fonda/ që ia kishte vrarë burrin/,por të cilën e mbronte revolveristi misterioz,me emrin/Harmonika/, në interpretimin maestral të aktorit legjendar –Çarlls Bronson.