| E shtune, 05.02.2011, 08:29 PM |
XH
XHADE-JA shm.XHADE-TË
E BËN XHADE diçka a një vend dikush fr.fol.,met.- e sheshon, e dyston,e shtyp, e rrafshon, e nivelon diçka a një vend dikush. (FGJSSH f. 2195). S. shih sin: e bën dyst diçka a një vend dikush
XHAFER-I
E HUMB SI XHAFERI SIMITEN dikush fr.fol.,iron.- hutohet dikush, është si i trullosur dikush, nuk është në gjendje ta kontrollojë veten dikush, shkon si i dehur dikush. (FGJSSH f. 698, 1753). S. shih sin: i humb batha dikujt
XHAM-I
E BËN XHAM diçka a një vend (dhomë, shtëpi etj.dikush- e pastron për bukuri, shumë mirë diçka a një vend (dhomë, shtëpi etj.) dikush, e lan a e pastron mirë diçka a një vend ( dhomë, shtëpi, oborr etj.) dikush , e bën shumë të pastër diçka a një vend (dhomë, shtëpi, oborr etj.) dikush sa shkëlqen shumë (nga pastërtia). (FGJSSH f. 133, 2196) . S. shih sin: e bën borzilok diçka a një vend (dhomë, shtëpi etj.) dikush
ËSHTË PREJ XHAMI diçka fr.fol., ftill.- është shumë e dobët,e brishtë diçka. (FGJSSH f. 2196).
ËSHTË XHAM (qielli, moti etj.) fr.fol., ftill.-është shumë i kthjellët, fare i kulluar (qielli, moti etj.). (FGJSSH f. 2196).S.shih sin: është bilur (qielli, moti etj.)
I KA XHAM (rrobat etj.) fr.fol.,ftill.- i ka shumë të pastërta e të ndritshme (rrobat etj.) dikush sa shkëlqejnë(nga pastërtia). (FGJSSH f. 2196). S. shih sin: i ka xixë (rrobat etj.) dikush *NDRIT SI XHAM diçka fr.fol., ftill., krah.-ndriçon si kristal diçka, ndriçon shumë, së tepërmi diçka (sa t’ i merr sytë).- Përroi nën Beden kishte ngrirë dhe nga rrezet e diellit ndriste si xham. (ZSA-VL-
*SHKËLQEN SI XHAM diçka fr.fol., ftill.,krah.-shkëlqen, ndriçon si kristal diçka, ndriçon, shkëlqen shumë, së tepërmi diçka (sa t’ i merr sytë). Bukuria e natyrës me tërë ato lule e gjelbërime, qielli i kaltër, që shkëlqente si xham dhe Gjena ia kishin marrë mendjen fare. (ZSA-VL-
XHAM AKULLI fr.em.,fj.- fletë qelqi e marrtë, zakonisht me gdhendje të ndryshme në sipërfaqe. (FGJSSH f. 1617, 2195).
XHAM I KTHELLËT fr.mb.,invers.- shumë i kthjellët. (FGJSSH f. 2196). S. shih sin: i kthjellët si (posi, porsi) bilur
XHAM I MARRTË fr.em.,fj.-xham i veshur, jo i tejdukshëm. (FGJSSH f. 1617, 2195). S. shih sin: xham qorr
XHAM I PASTËR fr.mb.,invers.- shumë i pastër, i pastër fare, i pastër shumë, pa masë. (FGJSSH f. 2196). S. shih sin: i pastër (si) bilur
XHAM I QARTË fr.mb.,invers.- shumë i qartë, fare i qartë. (FGJSSH f. 2196). S. shih sin: si bilur
XHAM QORR fr.em.,fj.- xham i veshur, jo i tejdukshëm . (FGJSSH f. 1617, 2195). S. shih sin: xham i marrtë
XHAM QUMËSHT(I ) fr.em.,fj.- qelq i bardhë dhe i marrtë që përdoret për llamba të posaçme, për abazhurë etj. (FGJSSH f.1620,2195).
XHAM I TRETSHËM fr.em.,fj.- qelq që tretet në ujë. (FGJSSH f. 2195).
XHAM VULLKANIK fr.em.,fj.,min.- shkëmb mineral me ngjyrë të zezë në kafe ose i kuqërremtë në të murrme,që përdoret në prodhimin e çimentos për të rrutur cilësinë e saj. (FGJSSH f. 2189, 2196).
XHAMI-A
GJEN XHAMI KU TË FALET dikush fr. fol., iron.-kërkon mbrojtje atje ku s’ duhet dikush, shkon të zgjidhë një çështje atje ku nuk ia zgjidhin. (FGJSSH f. 832, 2196). S.shih sin: gjen kishë ku të falet dikush
XHAMTHI
LUAN XHAMTHI (një fëmijë me të tjerë) fr.fol.,etnogr.- luan një fëmijë së bashku me fëmijë të tjerë të ndarë në dy grupe, që vendosen brenda dy rrathëve të largët, të quajtur “ xhama” dhe që ndjekin njëri-tjetrin për ta kapur. (FGJSSH f. 2196).
XHAMXHIM
NUK KA XHAMXHIM diku fr.fol.,ftill.- s’ ka asnjeri diku, s’ ka njeri fare, s’ pipëtin asnjeri diku. (BQ-DSH). S. shih sin: s’ ka njeri të gjallë diku
NUK MBETET XHAMXHIM diku fr.fol.,ftill.- nuk mbetet askush, asnjeri diku. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk mbetet shpirt njeriu diku
XHAN-I
I DEL XHANI dikujt fr.fol.,id.-. 1. vdes dikush. S. shih sin: e jep amanetin dikush. 2. heq, vuan, mundohet shumë, së tepërmi dikush, sfilitet dikush. S. shih sin : heq si bari e dushku dikush. 3. lodhet shumë, jashtë mase dikush, rraskapitet, telikoset dikush, lodhet e këputet së tepërmi dikush. (FGJSSH f. 1904). S. sshih sin: bëhet byk dikush
XHANDAR-I
XHANDAR NDËRKOMBËTAR fr.em., met.- shtet i fuqishëm, që ndërhyn me dhunë për t’ u diktuar vullnetin e vet shteteve të tjera më të vogla. (FGJSSH f. 2197).
XHANXHIN
NUK KA XHANXHIN diku (në rrugë) fr.fol.,ftill.- s’ ka asnjeri diku (në rrugë), s’ ka njeri fare diku (në rrugë), s’ pipëtin asnjeri diku (në rrugë). (FGJSSH f. 2193, 2197). S. shih sin: s’ ka njeri të gjallë diku (në rrugë)
NUK MBETET XHANXHIN diku (në rrugë) fr.fol.,ftill.- nuk mbetet askush, asnjeri diku (në rrugë). ( FGJSSH f. 2193, 2197). S. shih sin : nuk mbetet shpirt njeriu diku (në rrugë)
XHARA-VARA
FLASIN XHARA-VARA fr.fol., ftill., onomat.- flasin me zhurmë e pa u kuptuar, jo qartë, flasin me zë në trajtë zhurme, por në mënyrë të pakuptueshme, të paqartë, që vështirë a mezi kuptohet. (HB-FSHRRD-I f. 36). S. shih din: flasin bara-vara
XHAS
BËN XHAS dikush fr.fol.,id.- 1.përpiqet për diçka dikush. S. shih sin: bën dahle dikush.2. dikush për diçka fr.fol., id.- ngulmon, këmbëngul për diçka dikush, kërkon me ngulm diçka dikush, nuk e ndërron dot mendimin, qëndrimin dikush për diçka. (JNU-FPM f. 272). S. shih sin: ngul cak dikush
XHEB/ËR-RA
I BËHET XHEBËR dikujt dikush fr. fol.,iron.- i ngjitet e nuk i shqitet dikujt dikush, i ngjitet nga pas e nuk i ndahet fare dikujt dikush, i qepet me ngulm dikujt dikush, i qepet nga pas pa iu ndarë dikujt dikush, i shkon gjithnjë pas dikujt dikush. (JNU-FPM f. 272). S. shih sin: i ngjitet si bagla për këmbe dikujt dikush
XHED-I
XHED PAS XHEDI fr.ndf.,meton.- duke u trashëguar vazhdimisht, pa ndërprerje, në mënyrë të vijueshme, nga njëri brez në tjetrin. (BQ-DSH). S. shih sin : bark pas barku
XHEP-I shm.XHEPA-T
E FUT NË XHEP fr.fol., iron.- 1. (dikë dikush) e përdor keq dikë dikush,e përdor dikë dikush sipas interesit e qejfit vetanak, e përdor si të dojë dikë dikush, e përdor, e ka si vegël të bindur dikë dikush, e nëpërkëmb dikë dikush, e nënshtron dikë dikush plotësisht moralisht. (EQSHI f. 163). S. shih sin: e bën cule dikë dikush. (diçka dikush). 2. (diçka dikush) e përvetëson diçka dikush,e merr si pronë diçka dikush, e merr, e rrëmben diçka dikush, e bën, e merr për vete diçka dikush. (FGJSSH f. 2154, 2198).S. shih sin: çon dorë mbi diçka dikush. 3. (diçka dikush)- e ruan a e mban në mendje diçka për një kohë të gjatë dikush, e ka gjithnjë parasysh diçka dikush, nuk e harron asnjëherë diçka dikush, e ngul mirë në mendje, në kokë diçka dikush. S. shih sin: e mban në kujtesë diçka dikush.4.(diçka dikush) e mban, e merr shënim diçka dikush, e shënon diçka dikush për të mos e harruar a për ta mbajtur parasysh. (FGJSSH f. 2198). S. shih sin: e vë në çetele diçka dikush
TË FUT NDËR XHEPA dikush fr.fol., iron.- është dinak, dredharak i pashoq dikush, është mashtrues i madh dikush, të mashtron sy ndër sy dikush, ta hedh fare dikush, është shumë i djallëzuar, i pabesë dikush. (FGJSSH f. 2198). S. shih sin: të ha babanë në vesh dikush
NUK I HYN GJË NË XHEP dikujt fr.fol.,meton.- nuk fiton asgjë dikush, nuk ka asnjë përfitim dikush. (FGJSSH f. 2198).S.shih sin : e humb davanë dikush
*E KA NË XHEP dikë a diçka dikush fr.fol.,iron.- mund të bëjë a të veprojë me dikë a diçka dikush si të dojë, si të dëshirojë a si t’ ia ketë ëndja, nuk i mungon dikush a diçka dikujt, e ka të sigurt dikë a diçka dikush, e ka gati (për përdorim) kur të dojë dikë a diçka dikush, ia nënshtron vullnetit të vet dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 2198, IST f. 182). Ajo? ...Ka marrë fund. Zëre sikur e ke në xhep. (ZSA-VL-
*IA KA NË XHEP dikë a diçka dikujt dikush fr.fol.,id- varet kryekëput dikush a diçka nga dikush, është vendimtar për zgjidhjen a të ardhmen e dikujt a diçkaje dikush, ia ka në dispozicion dikë a diçka dikujt dikush .- Unë nusen ta kam në xhep. Nga derë e madhe për derë të madhe. (MK-AJ f. 107). S. shih sin: ia ka në dorë dikë a diçka dikujt dikush
I KA XHEPI dikujt fr.fol.,meton.-1. (diçka) ka mundësi dikush, mund (et) dikush. (AXH-I f. 206). S. shih sin : i ka dora diçka dikujt. 2. është i pasur dikush. (NMUS-SHPK f. 210). S. shih sin: ka balashi dhjamë
E KA XHEPIN KUKUREC dikush fr.fol., id.- 1. ka shumë para dikushi. S. shih sin: është gacë në para dikush. 2. është mirë nga gjendja ekonomike dikush, është i kamur, i pasur dikush. (NMUS-SHPK-I f. 174). S. shih sin : ka baltë në thua dikush
E KA XHEPIN TË NGROHTË dikush i fr.fol.,id.- 1. ka shumë para dikush. S. shih sin: është gacë në para dikush. 2. është mirë nga gjendja ekonomike dikush, është i kamur, i pasur dikush. (FGJSSH f. 1253, 2198). S. shih sin : ka baltë në thua dikush
E KA XHEPIN PLOT dikush fr.fol., meton.- 1.është mirë nga gjendja ekonomike dikush, është i kamur, i pasur dikush, është në gjendje të mirë ekonomike dikush. (NMUS-SHPK-I f. 174, VAME-SHPK f. 101, FGJSSH f. 1504). S. shih sin : ka baltë në thua dikush. 2. ka shumë para dikush. (FGJSSH f. 1504, 1600, 2198).S. shih sin: është gacë në para dikush
E KA XHEPIN TË SHPUAR dikush fr.fol.,iron.- s’ ka fare të holla , para në kuletë) dikush, s’ ka asnjë para ( në xhep) dikush, është pa asnjë para ( në xhep) dikush, është fare pa të holla, pa para dikush, s’ i gjen të holla, para me vete dikujt, i shpenzon të gjitha të hollat, paratë dikush .(FGJSSH f. 1912, 2198). S. shih sin : është pa një dysh (në xhep, në kuletë) dikush
E KA XHEPIN TË TRASHË dikush fr.fol.,meton.- është në gjendje të mirë ekonomike dikush, është mirë nga gjendja ekonomike dikush, është i kamur, i pasur dikush. (VAME-SHPK f. 101). S. shih sin : ka baltë në thua dikush
E KA XHEPIN THATË dikush fr.fol., iron.-s’ ka fare të holla , pa para në kuletë) dikush, s’ ka asnjë para ( në kuletë) dikush, është pa asnjë para ( në kuletë) dikush, është fare pa të holla, pa para dikush .(FGJSSH f. 2054). S. shih sin : është pa një dysh (në xhep, në kuletë) dikush
E KE NË XHEP diçka fr.fol.,meton.- ke të sigurt diçka, e ke në shfrytëzim, në përdorim të drejtpërdrejtë diçka, e nxjerr, e përdor kur të duash diçka. (BQ-DSH). S. shih sin : e ke bukë në çerep diçka
I KRUAN XHEPAT dikush fr.fol., meton.- kërkon, kontrollon me intësi çdo qoshe (në xhepa) për të gjetur a për të marrë atë që e gjen brenda. (FGJSSH f. 891, 2198).
NUK IA MBAN XHEPI dikujt fr.fol., meton.-1. (për diçka) nuk ka mundësi të blejë a të bëjë diçka dikush. S. shih sin: nuk i del hesapi dikujt për diçka . 2. nuk e përballon dot jetesën, s’ ka të ardhura të mjaftueshme dikush për të jetuar, nuk e përballon dot (një shpenzim) dikush. (FGJSSH f. 287, 672). S. shih sin: nuk i del hesapi dikujt
*I MBUSH XHEPAT dikush fr.fol., meton.-1. fiton shumë dikush, fiton me shumicë dikush, pasurohet shumë. (FGJSSH f. 1098, , 2198, EQSHI f. 229).- Në shpinë të Shqipërisë luajnë arushë/ mirë të hanë e mirë të pinë/ të mbushin xhepat me ar, flori. (GJF-GPT f.43). Kjë ndjenjë nuk i lejon t’ ua ketë zilinë kurorave të « maunokratëve » tanë të sotëm, që ngutshëm mbushin xhepat, duke mos parë se kurrë nuk janë shtruar më shumë darka mbretërore se sot dhe kurrë nuk kemi pasur më shumë poetë të uritur se që kemi sot. (KME te : KD, 27 dhjetor
ME XHEPIN E HUAJ fr. ndf.,meton.- me paratë a me shpenzimet e një tjetri. (FGJSSH f. 695).
ME XHEPIN (TË) THATË fr. meton.- 1. ndf.- pa gjë në xhep, pa para në xhep. (FGJSSH f. 2053). S. shih sin: pa një dysh. 2. i varfër. (FGJSSH f. 2198). S. shih sin: i dorës së poshtme
ME XHEP TË ZBRAZËT fr. meton.-1. ndf.- pa gjë në xhep , fare pa para, pa të holla (në xhep).). S. shih sin: pa një dysh. i varfër. (FGJSSH f. 2198, 2216). S. shih sin: i dorës së poshtme
*IA NGROH XHEPIN dikujt dikush fr. fol., met.- i jep ryshfet dikujt dikush, e mitos dikë dikush. (FGJSSH f. 1253, 2198).- Do shtrirë në dajak! Pasi ia bëre men-djen tym, dosëz e çapkënizuar, e le me thonj-të e bufit, kërratë e shëmtuar!Ti dhe askush tjetër ia ke ngrohur xhepin atij farë Sadik Sadikut, që t’ ia shkurtonte ymrin, kurse ti ashtu t’ ia grabitësh mallin dhe, të dredhësh bishtin me ashikët nëpër hotelet e Lublanës. (MI-SHT f. 294). S.shih sin: ia lyen fytin dikujt dikush
IA PREK XHEPIN dikujt dikush fr.fol., meton.- e merr vesh, e kupton dikë dikush sa para, sa të holla ka . (FGJSSH f. 2198).
E RUAN NË XHEP diçka dikush fr.fol.,met- 1. nuk e harron, e ruan (për një kohë të gjatë) diçka dikush, e kujton ,e përkujton gjithnjë diçka dikush. (FGJSSH f. 2154, 2198). S. shih sin: e mban në kujtesë diçka dikush. 2. e shënon diçka dikush për të mos e harruar a për ta mbajtur parasysh,i kushton kujdes, vëmendje diçkaje dikush, e ka parasysh diçka dikush për ta ndjekur a për ta zgjidhur. (FGJSSH f. 2198). S. shih sin: e vë në çetele diçka dikush
I SHPOHET XHEPI dikujt fr.fol., iron.- mbetet fare pa para, pa të holla dikush, mbetet pa një lek, pa një para në xhep dikush, i mbarohen, i sosen, i shpenzohen paratë dikujt, nuk i mbetet asnjë para, asnjë lek (në kuletë, në xhep) dikujt. (FGJSSH f. 908, 1908, 2198). S. shih sin : nuk i mbetet asnjë dysh (në xhep) dikujt, mbetet pa asnjë (pa një) dysh (në xhep) dikush
E SHTIE NË XHEP diçka dikush fr.fol.,iron.- e përvetëson diçka dikush, e bën pronë të tijën, të veten diçka dikush, e zotëron, e posedon diçka dikush , e bën, e merr për vete diçka dikush. (BQ-DSH).S. shih sin: çon dorë mbi diçka dikush
SHTON NGA XHEPI dikush fr.fol.,iron.- shton nga vetja fjalë, që nuk i ka thënë dikush. (FGJSSH f. 1932, 2198).
E VË NË XHEP diçka dikush fr.fol., meton- 1. nuk e harron, e ruan (për një kohë të gjatë) diçka dikush, e kujton ,e përkujton gjithnjë diçka dikush. (UÇ-3/71 f. 198). S. shih sin: e mban në kujtesë diçka dikush. 2. e shënon diçka dikush për të mos e harruar a për ta mbajtur parasysh,i kushton kujdes, vëmendje diçkaje dikush, e ka parasysh diçka dikush për ta ndjekur a për ta zgjidhur. (FGJSSH f. 2198). S. shih sin: e vë në çetele diçka dikush
E VË NË XHEPIN E PASMË dikë a diçka dikush fr.fol.,iron.-nuk mërzitet, nuk brengoset,nuk shqetësohet, nuk merakoset fare për dikë a diçka dikush, nuk pyet, nuk kujdeset për dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 1377, 2155, 2198). S. shih sin: aq i bën për dikë a diçka dikujt
NUK VIHET NË XHEP dikush fr.fol.,iron.- 1. nuk i besohet fare dikujt, nuk i zihet besë fare dikujt. S.shih sin: bjerr besën dikush. 2. nuk e mban fjalën a premtimin e dhënë dikush. (FGJSSH f. 2164, 2198). S. shih sin: del nga besa dikush
XHEPAT E BILARDOS fr.em.,fj.- gropat anës tryezës së bilardos, ku futen bilat. (FGJSSH f. 2198).
XHEPI I PLAGËS fr.em.,fj.- qeskë me qelb në një plagë. (FGJSSH f. 2198).
XHEPAT E SYVE fr.em.,fj.- qeska nën sy. (FGJSSH f. 2198).
*XHEP I SHPUAR fr.em.,iron.- mungesë të hollash, parash, gjendje pa të holla, pa para.- Pra, administratës kulturore, e cila merr pjesën e luanit nga buxheti i kulturës, do t’ i shtohet edhe një xhep i shpuar dhe një mundësi më shumë për dhënie-marrje. (MEKRA te: KD, 14 shkurt
I ZBRAZ XHEPAT dikush fr.fol.,meton.- i prish të gjitha të hollat dikush. (FGJSSH f. 2198, 2215). S. shih sin: i bën farda-furda (paratë etj.) dikush
XHERK/Ë-A
BËHET XHERKË dikush fr.fol.,id.- rrëzohet, përplaset, vritet keq dikush, vritet shumë dikush. (HXH-T f. 123). S.shih sin: e thyen arrçin e qafës dikush
XHEVAHIR-I
*ËSHTË XHEVAHIR dikush fr.fol.,ftill.- është njeri i mirë tej mase dikush, është njeri,burrë i pashoq, i pashembullt për të mirë dikush, është me të gjitha cilësitë e mira dikush, është njeri i njohur për cilësi të mira dikush, është shumë i mirë dikush.-Unë e dija, për besë që e dija, se ti ishe xhevahir djalë! (SS-BL f. 348). S. shih sin: është pika e burrit dikush
XHEVAP-I
*I JEP XHEVAP dikujt dikush fr.fol.,fj.- i përgjigjet dikujt dikush, i jep përgjigje dikujt dikush.- Po nga e keqja e nga halli e lë turpin mënjanë dhe e bën kabull të marrë kalemin e të na japë xhevap, aq sa i vjen doresh Agait të gërvishë me kalem. (FN-TL f. 126). Ai shkon gjithnjë në komitet, po kur s’ i japin xhevap, ç’ të bëjë? (ZSA-VL-
XHIBLA-T
NXJERR XHIBLA dikush fr.fol.,iron.- nuk punon mirë dikush, i shmanget punës dikush, bën hile në punë dikush, saboton, hujitet dikush, nuk punon dikush (duke nxjerrë arsye, shkaqe të pabaza, të padrejta). (AJA-DE f.173).S. shih sin: nxjerr bishta dikush
XHILIT-I
E NDAN XHILITIN PËRGJYSMË dikush fr.fol.,meton.- është shumë i zoti, i aftë, i shkathët dikush, e bën pothuaj të pamundurën dikush . (SUAH-FPTSHPG –III f. 77). S. shih sin: i bëhet bisht sakicës dikush
XHIND-I shm. XHINDE-T
BËHET XHIND dikush fr.fol.,id.- zemërohet keq dikush, tërbohet nga inati dikush. (FGJSSH f. 2199). S. shih sin: i bien boritë dikujt
I BIEN XHINDET dikujt fr. fol ,id.- i kalon,i bie, i ikën zemërimi, hidhërimi, inati dikujt, zbutet, qetësohet dikush. (FGJSSH f. 1613, 2199, 2217). S. shih sin : i bie damari dikujt
ËSHTË ME XHINDE dikush fr.fol., ftill.- është i ndërkryer dikush, është gjithë inat dikush, është njeri që i hipën inati, që zemërohet shpejt dikush. (FGJSSH f. 2199). S. shih sin : është me dallgë dikush
I HIPIN XHINDET dikujt fr.fol.,id.- ndërkrehet, tërbohet fare dikush, bëhet si i çmendur, si i tërbuar dikush, xhindoset dikush. (AXH- 2/
I HIPIN XHINDET E KABASHIT dikujt fr.fol.,iron.- inatoset,nevrikoset, zemërohet, tërhuzet, tërbohet, harbohet shumë dikush, xhindo-set dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur, si i xhindosur dikush, pëlcet, tërbohet nga inati dikush, , e zë shumë inati, nervoziteti dikë, (PETBA-GR f. 112). S. shih sin: i bien boritë dikujt
I HYJNË XHINDET dikujt fr.fol.,iron.- harbohet shumë dikush, xhindoset dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur, si i xhindosur dikush. (BETA-SITA-TIR f. 235). S. shih sin: i bien boritë dikujt
E KAPIN XHINDET dikë fr.fol.,iron. ndërkrehet, tërbohet fare dikush, zemërohet keq dikush, bëhet si i çmendur, si i tërbuar dikush, xhindoset dikush. (FGJSSH f. 683, 1613, 2199, 2232). S. shih sin: i bien boritë dikujt
I KËRCEJNË XHINDET dikujt fr.fol., iron.- ndërkrehet, tërbohet fare dikush, zemërohet keq dikush, bëhet si i çmendur, si i tërbuar dikush, xhindoset dikush. (FGJSSH f. 683, 1613, 2199, 2232). S. shih sin: i bien boritë dikujt
I ZBRESIN XHINDET dikujt fr. fol ,id.- i kalon,i bie, i ikën zemërimi, hidhërimi, inati dikujt, zbutet, qetësohet dikush. (JNU-FPM f. 100, FGJSSH f. 1613, 2199, 2217). S. shih sin : i bie damari dikujt
E ZËNË XHINDET dikë fr.fol.,iron.- ndërkrehet, tërbohet fare dikush, zemërohet keq dikush, bëhet si i çmendur, si i tërbuar dikush, xhindoset dikush. (FGJSSH f. 683, 1613, 2199, 2232). S. shih sin: i bien boritë dikujt
XHINS-I
JANË NJË XHINS fr.fol.,ftill.- janë vëllezër, janë kushërinj, janë farefis, janë nga e njëjta familje, janë të afërt në mes vete. (FGJSSH f. 2200). S. shih sin: janë të një barku (nga një bark, prej një barku)
E KA PËR XHINS diçka dikush fr.fol., ftill.- e ka shprehi diçka dikush, e ka nga natyra e tij diçka dikush, është i mësuar të veprojë, të sillet etj. (në mënyrë të veçantë) dikush, është mësuar me diçka dikush, nga e cila nuk heq dorë, është e zakonshme për dikë diçka. (FGJSSH f. 2200). S. shih sin : e ka adet diçka dikush
XHINS PAS XHINSI fr.ndf.,meton.- duke u trashëguar vazhdimisht, pa ndërprerje, në mënyrë të vijueshme, nga njëri brez në tjetrin. (FGJSSH f. 2200). S. shih sin : bark pas barku
XHIRITËTHI
LUAJNË XHIRITËTHI fr.fol.,fj.- luajnë me shkopinj; njëri e hedh shkopin lart, kurse tjetri mundohet ta godasë, ta qëllojë fluturimthi. (JNU-FPM f. 273).
XHIRO-JA
BËN XHIRO dikush fr.fol.,id. -1.shëtit dikush,endet, shendet dikush. (BQ-DSH). 2. fin. e shet mallin a ka qarkullim parash dikush. (FGJSSH f. 132).
FONDET E XHIROS fr.fol.,ftill.- lëndët e para, ato ndihmëse e të tjerat dhe prodhimet ende të papërfunduara, që ka një ndërmarrje. (FGJSSH f. 2200).
MJETET E XHIROS fr.em.,ftill.- fondet e qarkulimit dhe fondet e xhirimit të një ndër-marrjeje. (FGJSSH f. 2200).
XHIXHA-XHIXHA
E BËN XHIXHA-XHIXHA diçka (një send) dikush fr.fol.,ftill.,id.- e zbukuron, e stolis diçka (një send) dikush me copëza të ndritshme prej xhami a prej metali të shkëlqyer. (HB-FSHRRD-I f. 36).
XHOK/Ë-A
IA PRET XHOKËN dikujt dikush fr.fol., id.- e detyron dikë dikush të rrijë, të sillet a të veprojë si duhet a në një mënyrë të caktuar, ia mbledh mirë dikujt dikush, nuk e lë të veprojë pas qejfit dikë dikush, e mposht, e shtron dikë dikush, e vë nën urdhra vetanake dikë dikush. (FGJSSH f. 1542, 2200. S. sh shin: ia shtrëngon burgjitë dikujt dikush
XHOL-I
FUTET SI XHOL diku a në diçka (në një punë etj.) dikush fr.fol.,iron.- ndërhyn, përzihet kot në punët e të tjerëve dikush. (FGJSSH f. 2200). S. shih sin: bëhet biber diku a në diçka (në një punë etj.) që s’ i takon dikush
XHOLTHI
LUAJ XHOLTHI fr.fol.,ftill.- luaj me një grup fëmijësh me pesë guralecë, duke hedhur njërin (më të madhin) lart dhe duke marrë një nga një me shpejtësi katër të tjerët që janë në tokë, po me të njëjtën dorë, sipas rregullave të lojës (kryesisht lojë vajzash) (JNU-FPM f. 273). S. shih sin: luaj guraçokthi
XHOMP
BËHET XHOMP dikush a diçka fr.fol., id.- zhduket, zhbihet, humb pa kurrfarë gjurme dikush a diçka. (DHQ-FKKO f. 94). S. shih sin: bëhet abet dikush a diçka
XHUFK/Ë-A
E KA XHUFKË MBI QELESHE dikë dikush fr.fol.,ftill.-e ka shumë të dashur dikë dikush, e do dhe e nderon, e çmon shumë, së tepërmi dikë dikush . (PESHA-BER f. 214). S. shih sin: e ka diell dikë dikush
XHUMB/Ë-A
I BËHET XHUMBË NË BARK (NË GRYKË) diçka dikujt fr.fol.,id.-e mundon a e shqetëson shumë, pa masë diçka dikë. (FGJSSH f. 2201).S. shih sin : i mbetet birë (në zemër) diçka a për diçka dikujt
XHUNGA-XHUNGA
XHUNGA-XHUNGA fr.mb.,ndf.- që ka shu-më gunga, plot me gunga, që është me shumë gunga. (FGJSSH f. 2201). S. shih sin: gunga-gunga
XHUNG/ËL-LA
FUTET (HYN) NË (NJË) XHUNGËL dikush fr.fol.,iron.- i hyn një pune të ngatërruar a të vështirë dikush së cilës nuk mund t' ia dalë mbanë a së cilës nuk i dihet si do t' i vejë filli, hyn atje ku nuk duhet dikush, hyn në punë të ngatërruara dikush. (FGJSSH f. 2201). S. shih sin: futet në baltë dikush
XHURRTHI
RRJEDH XHURRTHI (shiu etj.) fr. fol.,fj.- bie me shumicë e me fuqi (shiu etj.), çurgon (shiu etj.), rrjedh shumë e me forcë (uji, lëngu etj.). (JNU-FPM f. 273). S.shih sin: bie çurg (shiu etj.)
XHYNXH/E-JA
XHYNXHE VATRE fr.em.,fj.-grua plakë, plakë hiri, plakë e strukur. (AXH-XXXV f. 190).