| E shtune, 05.02.2011, 07:01 PM |
 Qamil Foniqi
Qamil Foniqi
KUR VITI  FILLON ME SHQETSIM
ZOTNAT  HELENË
Njëmijë herë po deshe coptohu
Në grimca tundu erërash
Digju  n’farkim  mekatësh
Lojërave prallore 
Në hirësinë e lutjeve
Njëmijë herë po deshe coptohu
Bëju thermi universit
Nëpër hallkat  e ngjitura  epokave
T’shpërthesh , shkëputur  rrethimit
Mbi  betejën e  ëndrrave
Njëmijë herë po deshe coptohu
Etjës së çmendur n’kalerim
Shterri  edhe detrat të mundësh?
Së zotnat  Helenë kurr s’do arrijnë
Ilirikës  të ia fusin flakën
ATDHETARËT  E  MI
Si  të ikemi nga kjo kohë
Kah t’ia mbajmë 
Tej gurit  themeltar
Ç’ti bëjmë besimit, lidhur për të,
A jemi larg frikësimit
Dhe shpërlarjës që s’falë
Në luftën e grindjeve
Ëndërrat ende na shetisin universit
Shtratit me gjum  t’zorshëm
Rrethuar   syrësh
Ankthit rebelues që na ndërsën  thyrje  kokash
E  vetës i kërkojmë trimeri  në log  mundimesh
Pastaj serish  rrugëtim, rrugëtim
Nga fatët që trokasin  kryeneqsisë sonë
Me kujtimet që na ecin larg
Dhe shpalosën rrefimit
Së t’falur nuk erdhem në kët tokë
Ku shprushët  gjaku mbi arkitekturën
Ballkanikës    ILIRIKË
(Janar, 2011)