Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: Zotni Bamir (bakeq) Topi- të shporresh tok me edi rama e me harama

| E shtune, 05.02.2011, 08:58 PM |


Zotni Bamir (bakeq) Topi- të shporresh tok me edi rama e me harama

 

Presidenti?- Topi prej leckash (Bardh Frangu, analist); me procedurë të shpejtë të ndërrohet ky “Kryetar” e të zëvendësohet me Prof. Sami Repishtin- më të meritarin

 

Nga Kadri Mani

 

Përdorimi dhunës nga ana e demostruesve duke gjuajtur me gurë e drurë policinë për orë të tëra shpuri në përdorimin e plumbave vrastarë nga ana e snajperëve. (Dr. Thanas L. GJIKA)

 

Rama synon vetëm pushtetin

 

Rama luan aktualisht sërish rebelin avangardist. Ndoshta kryetari i bashkisë artist do të ishte më mirë vetëm të pikturonte, asgjë tjetër. Ose të pushojë së pikturuari dhe të kërkojë zgjidhje ppër vendin e tij. (Suddsutsche Zeitung- sipas gazetës “Express”, e premte, 28 janar 20011, f. 15)

Që s’jam personalisht kundërshtar i Kryetarit Topi, po e jap vjershën që ia kam kushtuar, kur kam menduar se vërtet është kryetar i paanëshëm:

 

 Kadri Mani: Kryetari jone i shumicës
E Premte, 25-01-2008, 11:48am (GMT)

KRYETARI JONË I SHUMICËS

Nga Kadri Mani

Prof. Dr. Bamir Topi
Qytetar Nderi i Prishtinës
Kështu vendosi lobi
Sall për hir të perspektivës

Edhe për hir të zotësisë
Për herë të parë në histori
Që të dihet zoti shtëpisë
Që të ndërpritet çdo mizori

Ai mori çmimin ‘Honoris Causa’ 
Për veprimtari mes universitetesh
Që të mos ketë më kurrë pauza 
Në marrëdhënie midis dy shtetesh

Në dy anët e rrugës përballradhitje
Parakalon Kryetari jonë i shumicës
Rinia jonë po galdon me brohoritje
E kush s’kërkon haraçin “tepricës”!

S’ka me pasë më Aksion Armësh 
Fund atentateve mbi njerëz tanë 
As ka sorollatje grupe haramash
Tok me furtunën në theqafje vanë!

Por tash nuk je më Kryetar i shumicës, tash je vetëm i edi ramëve dhe i haramëve: haram të qoftë besimi dhe shpresa jonë!!

“Topi refuzon komisionin parlamentar

TIRANË. Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, nuk ka pranuar për herë të dytë të dëshmojë para Komisionit Hetimor Parlamentar të ngritur për të jetuar ngjarjet e 21 janarit. Komosioni është ngrtur me iniciativën e PD-së dhe përbëhet vetëm nga anëtarë të shumicës qeveritare. Këshilltari juridik i presidentit Topi, Spiro Peçi, në një konferecë për shtyp ta se nëse nuk është keqdashje politike, atëherë argumentimi për thirrjen e presidentit në rastin më të mirë është “miopi ligjore”.

“Dua të theksoj se askush nuk mund të vërë në dyshim apo të komentojë faktin që Presidenti është institucion dhe jo titullar institucioni. Është pikërisht kjo arsyeja, midis tjerave, që Kushtetuta e Republikës e ka vendosur Presidentin si institucion, të drejtat dhe detyrimet”, theksoi Peçi.

(Gazeta prishtinase “Zëri” e datës 4 ahkurt 2011, f. 4.)

Po të mos ishte Topi (prej leckash!) i njëanëshëm, nuk do ta priste Ramën në rezidemcë me dashamirësi pre një babaxhani, të tipit të Mubarakut, të cilët i shohin vendet e veta në flakë dhe i nxejnë duart prej katlësh antipopullorë-mizorë!?!

Këshill tari i Kryetarit, z. Spiro Peçi (na e kujtoi tradhtarin Shefqet Peçi!): president (kryetar), miopi (skurtpamësi), nuk paska pas mdësi ta korrigjonte Kryetarin kur bën shkeljen më drastike të standardit të gjuhës shqipe: vënd, mënd, kuvënd, zëmër... (vend, mend, kuvend, zmër...); andaj këta tipa të së kaluarëd nuk e ditkan që s’kanë Aakdemi, nga se nuk dinë se Akademia është nën çdo nivel e për çdo keqardje.

Zotni Bamir Topi, jep dorëheqje, ngase nuk je më Kryetar joni. Çdo liridashës e ka humbur besimin në ty, edhe më parë, por veçanërisht kur keni thënë: Ngjarjet në shesh!

Ato protesta nuk ishin- “ngjarje”, por ishin puç gjakatar, të lejuara edhe prej Jush!  

Shqipërisë i nevojitet një kryetar si Muastafa Qemajl Ataturku, e ky padyshim është historiani ynë i persekuatuar, zotni Sami Repishti.