Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Sokol Demaku

| E shtune, 05.02.2011, 07:11 PM |


Sokol DEMAKU

 

 

FATI

 

I adhuroj ëndërrat

Në tokën e njomë

Aty ku fshatari hudhë farën

Aty ku njeriu gjenë

Të lashtën rrënjë.

 

I adhurojë ëndërrat

Në këtë tokë të njomë

Kur njeriu prehet

Me zemër e shpirt.

 

Po pse kjo jetë

Është vetëm një fytyrë

Si monstër

E zhveshur nga jeta.

 

I adhurojë ëndërrat

Në tokën e thatë

Por e kotë se koti

Njeriu është i pa fat.

 

 

E DI

 

Shpiti yt

Sot është i madh

 

Është yll në qiell

Që ndricon mbi mua

 

Dhe cek mollëzat e mia

Në një natë vjeshte

 

E di se ti je

Mu atje.

 

 

NJERIU

 

Në fakt njeriut i duhet

Respekt e dituri

Që ai të jetë njeri.

 

Shepesh në mendje kam

Por edhe kujtesa    mban

Se njeriu harron se është  njeri!

 

 

DETI  PLAK

 

Kjo lundër  imja

Udhëton  në detin e trazuar.

Nëpër valët e zemruara

Të detit plak.

 

O ti det, o zemrak,

I trazuar nga pak,

Kujdesu të lutëm,

Përr mua se jam  plak.

 

O det i kaltër,

Me shumë avaze,

Shumë vëllezer të mi

Të kërkova të  mi falje.

 

Të bëra lutje,

Por  jo me shkrim,

O det i hapur,

Kujdes shpirtin tim.

 

 

KËNGA IME

 

Kënga ime

Fjala ime

E pa thënë ndonjëherë

Eshtë e mbyllurë

Por duhet të shpërthej.

 

 

ENGJËLL

 

Një engjëll me krahë te bardhë

Shoh flutron në kaltërsi.

Nganjëherë i humbur në lartësi,

Ku jeta e kërkon.

 

Dua të të lutëm,

Për ate që më shumë dhembë,

E ndoshat ti je ai që ndihmon

Dhe dhëmbjen pushon.

 

Dhe ja dhëmbja mbretëron kudo,

E ndjej kudo,

E gjejë në dritë dhe errësisë

Në ndjenjat e mia të ndrydhura.

 

Engjull krahë bardhë,

Lumturi më sjellë.

Dhembjen largon, njerëzit gëzon,

Jetën e  benë të lumtur kudo.

 

Lutjet e mia i dëgjove besoj,

Errësirën largove.

Na mëshirove të gjithëve

Me dritën që na sjellë.