Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Agron Shabani

| E shtune, 05.02.2011, 07:34 PM |


Agron Shabani

 

 

Akili Helenës...

 

E dashur!

Në sytë e tu

shoh zjarrin

prushin

hirin

dhe

pluhurin kosmik

të qiejve

Në zemrën

dhe trupin tënd

valë

Ndërkaq preku

zjarminë e lotëve

dhe

gjakun e pezmatuar

të palcës

dhe limfes

që pikon

nga thembra

Edhe qielli

madje

sikur e kundërmon

zorshëm

erën e një shpirti

të dashuruar

që bëhet shkumb

e hi

mbi tokën e lashtë

të zotit Dardan

dhe

Zeusit

Fisit  tonë

ilir

të Mirmidonëve

në një kohë

kur

Me tepër se

tre mijë vjet

i paskësh mbushur

ajo dashuri jona

e përgjakshme

E dashur!

Lotët tu

profetik

dhe

ky gjak imi

i pezmatuar

kurrë

mos ju qofshin

falë!

 

 

Femijët mërgimtar...

 

Lule

të ndukura

dhe këputura

përdhunshëm

nga kopshti

ynë

kombëtar

Gjithmonë

me vajë

në buzë

Kur i qanë

të qeshin

dhe

kur iu qeshë

të qajnë

Janë femijët

mërgimtar.

 

 

Artistët...

 

Të dashuruar

në yje

ngjyra

dhe

Mesazhe

të shumëta

hyjnore

dhe galaktike

I shpallin luftë

daltonizmit

dhe

errësirës

Me përin

e hollë

të shpirtit

dhe profecisë

së tyre krijuese

e artistike

Ndezin dritën

e bekuar

të artit

dhe

....

Ikin.