| E shtune, 05.02.2011, 08:06 PM |
Makfire Kosumi-Kaquri
BALADË NËNE
(kushtuar Haki Gergjaliut)
Zgjohu biri im
të lutem shumë
dëgjon vajin tim?
Shikon sytë e ngulitur
në ty o drita ime
pres krahëhapur të përqafoj
…unë dhe babai ytë!
Pse gjithë ky gjak të mbuloi
trupin tënd shtalbak (të nnjomë)!
pa më thënë „lamtumirë“!!!
…zgjohu, biri im
dashuria ime
ne s‘ mundemi dot pa ty ….!
Të vetmuar ngelëm
pranë sofrës shtruar me pogaçe
që aq shumë e deshe…
…e dera nuk troket,… se nuk troket!
Edhe pse nuk mbyllet më
pa ty…
Pa të parë ty…
Pa të takuar ty,
biri i bijëve të mi…!
PRANË TEJE
Kujtoj ditën
kur m‘ the te dua
kujtoj çastin
kur dëgjova zërin pëshpëritës
sa ke mallë për mua!
Nisëm tok rrugëtimin
shtigjeve pa itinerar
labirinteve të pafund
dashuri flakëzjarrë
pranë teje…!
Nën hijen e lulepemës
shtrirë në gjoksin ndezë
dëgjoja tik-taket e zemrës
në orët e para të vapës
me dhëmbje në shpirt
sikur flisja me veten
e mendoja çfarë segjon…
Kllapia na zë n‘ përqafim
pranë ndjeja dorën përkdhelëse
zgjohem befas,…n‘ trishtim
një therje prek shpirtin
Nuk dij sa zgjati ky skenim!
Pranë teje…