Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Pesë "amazonat" e Vangjushit

| E enjte, 03.02.2011, 07:24 PM |


Pesë "amazonat" e Vangjushit*

 

(përgjigje me vargje)

 

Nga Përparim Hysi

 

5 "amazona" gjen Vangjushi

(më lakon si pak veçan)

"Dorashkën" më hedh Babushi

Më thotë:-Dil në mejdan!

 

Pra,më fton të dalë në "valle"

Vetëm unë dhe i pashok

Do që të bëj"vezë të madhe"

Pra,të shkelem me patok...

 

1.Njëherë vetëm

 

Njëherë vetëm të më vish

Mu në pyll ku kam limer

Ah,ta dish!Sikur ta dish

Dimrin bashkë e kthejmë pranverë.

 

Ti më duaj si unë të dua

Dashuria më ka ligur

T'më përpish e dashur mua

Ti,moj,ti,bajame e hidhur.

 

Të më duash si unë të dua

Mos më lër as të marrë frymë

Më përpi e dashur mua

Vdekja ikën,e bërë tym.

 

2.Më duaj mua

 

Më duaj mua.Le të jem djalli

Mos kujto se bëjmë mëkat

Se po digjem unë si zjarri

Ti t'më duash:fillikat!

 

Lidhe jetën ti me mua

Si natë-dita lidhur tok

Të më marri dreqi mua

Dritë,pa ty,jam si ulok.

 

3.Ajo e dashur

 

Në mes besës e tradhtisë

Një dashuri hyn papandyer

I madh është çasti  i dashurisë

Por zgjat aq pak,se është i fshehur.

 

4.Tmerrohem kur mendoj

 

Tmerrohem se të dua

Dhe të iki,prapë tmerr

Por unë vetëm ty të dua

Më"vret" ky mister,

 

5.Nuk të prisja

 

Nuk të prisja.Ja ku erdhe

Pa të futa unë brënda

Dhe t'u sula,dhe m'u derdhe

Opopo,sa desh u çmënda.

 

Në u çmënda,në u çmënde

Gruan mos e ço në mëndje...

 

*Duke dërguar ato përkthime aq të arrira,Profesor Vangjushi,m'u drejtua miqësisht.Unë bëra sa munda.Lexuesit të më falin,në s'kam "qullur"gjë.