| E marte, 01.02.2011, 08:37 PM |
Makfire Kosumi-Kaquri
PERVJETORI I PAVARESISE
Një motmot nuk perëndon Dielli
një motmot yjet rrinë gavran
për një shekull magje mielli
pjekë fli lokja ulë në caran!
Prêt një lajm nga bot’ e shtatë
vjen në ëndërr zë i t’ birit
mos m’ kërko nënë për të gjalltë
sot motmot prehem i lirtë!
E lumtur është sot Nën‘ Kosova,
në ditëlindjen e parë t‘ Pavarësisë.
thuaje këngën, që sot jetë(s)ova
ëmbël freskon ballin fllad i Lirisë!
DO VIJ, KOSOVË!
Do t‘ vij Kosovë
n‘ perqafim plot mallë
të shpalos kujtimet
në folet e zogjëve
nën çatit e kullave
e nga frengjit sodis lulet erë lirie
kur të vij në Kosovë!
do këndoj këngën që mësova,
aty te foleja
mes fushës së bleruar,
ujis me lot kopshtin aromlirie
t‘ mos vyshken kurrë
as kënga mos të ndalet!
do vij, po…do vij
dua të puthë plagët e njoma
dhe varret, e heshtura rrinë (bymehen)
krenari, e djepit të drunjtë!
Ah Kosova ime...
Dashuria ime e gurtë!