| E hene, 31.01.2011, 08:29 PM |
Jam goditur dy herë në diplomat e mija,në Lice dhe ne Akademi
Ja si i vizatoja legjendat shqiptare dhe i përdorja si ilustrime për librat
Presionin e ideologjise në shkollë ne filluam ta ndjenim nga viti i dytë
Nga Albert ZHOLI
Gazmend Leka ka lindur më 11 Tetor 1953. Ka kryer studimet në shkollën e mesme artistike "Jordan Misia" Tiranë. Ka kryer studimet për pikturë dhe grafikë në I.L.A. (sot Akademia e Arteve). Më pas ka dhëne një kontribut të rendësishën në projektimin dhe në realizimin e interiereve të Muzeut "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu". Nga viti 1981, për dhjet vjet më radhe ka punuar në Kinostudion "Shqipëria e Re" si piktor, regjisor dhe Udhëheqës artistik i sektorit te Filmit multiplikativ. Ka realizuar dy filma multiplikativ që janë vlerësuar me çmime të para dhe kupa të festivalit të V dhe të VI te filmit dhe çmimin ndërkombëtare "Dea Fortunata" në Napoli.
Që prej vitit 1991 e deri më sot jep mesim në Akademinë e Arteve, Tiranë dhe mban titullin Profesor. Si piktor ka çelur 140 ekspozita pikture brenda dhe jashtë Shqipërisë. Është krijuesi i ciklit "Tregime të moçme shqiptare" që u vlerësuan si vepra më e mire e vitit 1987. Është nderuar me disa çmime ku midis të tjereve dhe "Çmimi i Republikës" dhe me dy çmime "Naim Frasheri".
Si lindi piktura tek Gazmendi? Kush ju zbuloi si talent dhe cila që piktura e parë që ke bërë nëse e mban mend?
Mendoj se piktura lind me vetë njeriun.Eshtë e regjistruar në gjenet e tijë. Vjen si një trashëgimi por edhe si një eksperiencë personale, por të dyja fillojne fshehurazi dhe “ tinëzisht “. Ngjan me të ftohurën sadopak.E merr lagështirën dalë e ngadalë pa e vënë re dhe vjen një moment kur ti tershtin.Ahere e kupton që je sëmurë. Kështu ndodh edhe me pikturën.Vjen një kohë dhe gjendesh piktor. Por sigurisht është një çast kur ti ndan periudhën tënde të dëshirës vetëm dhe vetëm për të piktuuar, nga koha që kësaj dëshire i shton dhe përkushtimin. Kurdoherë ndodhet në këtë udhëkryq dikush, qoftë dhe i rastësishëm. Kanë qenë prindërit e mij ata që ma ushqyen dhe ma vunë në dukje këtë aftësi që në vogëli. Një ditë, papritmas u shfaq një njeri që e nxiti tim atë të interesohej e që unë të shkoja në Liceun Artistik për të vazhduar studimet për pikturë. Quhet Ilia Vinjahu. Vinte nga Korça, gjeolog, instrumentist dhe një njohës i mirë i muzikës. Ndoshta po të mos ishte shfaqur ai, unë do të kisha zgjedhur një profesion tjetër dhe jeta ime patjetër që do të merrte të tjera trajta.
Fillova studimet në Liceun “ JORDAN MISJA “.Ruaja në dosjet e mija vizatime me laps dhe me bojë kine...peisazhe,kopjime nga ilustratorët etj, por midis tyre ishte dhe vizatimi im i parë. Portereti i Skënderbeut. Besoj se të gjithë fëmijët e kanë kaluar këtë provë me këtë figurë.
Si ka qenë shkolla shqiptare e pikturës. A ka qenë e niveleve bashkëkohore? Të metat dhe përparësitë e asaj shkolle.
Shkollat e pikturës u çelën fillimisht si kurse vizatimi e më pas dalë e ngadalë u formatuan si shkolla. Fillimisht Liceu Artistik e më pas Instituti i Lartë i Arteve...sot Akademia e Arteve.
Ishin shkolla që u ndërtuan sipas modeleve të shkollave të huaja, pasi vetë pedagogët që jepnin mësim, kishin studiuar në shkollat e Francës e Italisë. Më pas dhanë mësim artistë që mbaruan shkollat e artit në vendet socialiste, Bashkimi Sovjetik, Rumania, Polonia, Çekia. Ishte periudha e dy kampeve përballë njeri tjetrit dhe shkollat sigurisht që reflektuan gjithmonë e më shumë deri në asfiksi ideologjinë që e instaloi Partia Komuniste.
Presionin e ideologjise në shkollë ne filluam ta ndjenim nga viti i dytë në Lice kur po fillonim të bëheshim koshient për atë që ndodhte rreth nesh.
Patëm ndërprerje të gjata të mësimeve, sepse hyri ne program pregatitja ushtarake dhe aksionet.Librat e piktorëve modern na ishin ndaluar t’i shihnim.Historia e artit ishte e cunguar dhe e deformuar. Por duhet thënë se në këtë makth që bëhej çdo ditë e më i rëndë, ishte përkushtimi i pedagogëve tanë që e amortizonte goditjen dhe që na shërbente si antidot për të mos u helmuar deri në bërthamë, pasi nëse ky helm mbërrinte deri aty, ne do ishim pa shpëtim.
Kam studiuar në ateliene e piktorëve Hasan Çapari dhe Ferid Zela. Ishin modele për ne me dashurinë dhe përkushtimin e tyre. Rreziku ishte si për ne si edhe për ta, por më i egër akoma. Ata na mësuan ta duam profesionin që kishim zgjedhur.Ishim të përkujdesur edhe nga pedagogët e klasave të tjera si piktori Naxhi Bakalli.Më pas ne Lice erdhën pedagoget e rinj, si Ali Oseku, Skender Lako, Hamdi Kaci, Eleni Laperi , Ladi Kaçaku që sollën frymën e studentëve të sapodipllomuar dhe kontaktin me atë çka bëhej në perëndim.Mos harrojmë se po i afroheshim viteve 72 kur edhe ndodhi raprezalja në art.Të gjithëve na u thye busulla dhe për pak humbëm drejtimin.Por e vërteta nuk vdes, por struket thellë në qënie dhe të ushqen në heshtje deri sa vjen momenti që të ballafaqohet me të gënjeshtrën. Por kjo periudhë strukje zgjati si shumë në kohë. Në Institutin e Lartë të Arteve gjendja ishte edhe më e rëndë. Ne e dallonim më lehtë asfiksinë sepse kishim mbërritur në moshë pjekurie, por edhe aty pedagogët tanë shërbenin fshehtas si antidotë kundër helmit ideologjik. Kam mësuar në ateljenë e grafistëve Pandi Mele dhe Vlash Prifti si edhe në ateljenë e piktorit Myrteza Fushekati.
Më pyet për të metat e shkollës sonë? Tashmë dihet. Ishte ideologjia deri në kufijtë e një krimi, ndërkohë që përparësia ishte limfa vitale që na transmetohej nga pedagogët tanë heshturazi duke e ndjerë njeri-tjetrin me sy. Sot i shoh qartë gjërat edhe pse jam goditur dy herë në diplomat e mija,në Lice dhe në Akademi. I kam ndjerë kafshimet e sistemit.
Pikturat e realizmit Socialist a kanë qenë të çensuruara dhe të ideologjizuara? A ka patur rezultate piktura e asaj periudhe?
Tashmë dihet ajo që ka ndodhur në këtë periudhë të rëndë për krijuesin, kur liria e krijimit kishte në qendër të zemrës, ideologjinë dhe nuk kam çfarë të shtoj me shumë.Të gjithë jemi të qartë për tredhjen e personalitetit të njeriut dhe të artistit. Por arti është përmbi ideologjinë dhe di ta gjejë rrugën e tijë edhe në periudhat më të errëta.E thënë ndryshe në atë peridhe anti humane, artistët kanë prodhuar vlera. Një vështrim më i kujdeseshëm dhe jo globalist nga analistët do ti nxjerrë në sipërfaqe këto vlera që mbajtën gjallë pikturën si gacat e zjarrit të mbuluar nga hiri i madh vullkanik socialist.
A keni patur rastin të pikturoni portretet e udhëheqësve të Partisë së Punës dhe vështirësitë?
Jo. Nuk kam pikturuar kurrë figura të atij lloji edhe pse kam punuar në zemër të institucioneve të rëndësishëm.
Ju keni qenë piktor në disa institucione në sistemin monist. Mund të na thoni çfarë përbënte piktura juaj brenda institucioneve?
Eshtë e vërtetë që kam punuar në institucione të rëndësishme në atë kohë...
Në Pallatin e Kulturës “ MARGARITA TUTULANI” Berat, në Muzeun “ GJERGJ KASTRIOTI - SKENDERBEU “ Krujë, në Kinostudion “ SHQIPERIA E RE “, në Muzeun “ ENVER HOXHA “ dhe së fundi, ne Akademinë e Arteve. Ka qenë një periudhë kur unë nuk merja pjesë në ekspozita.
Vizatoja legjendat shqiptare dhe i përdorja si ilustrime për librat. Kjo ka qenë dhe ekspozita ime e pare ku dhe mu dha “ Çmimi i madh i piktorit më të mirë të vitit “.Pikturoja dhe vizatoja ne heshtjen time dhe nuk u shfaqa deri në vitin 1992, kur edhe çela ekspoziten e parë personale me krijimet e mija të viteve të fundit që kisha bërë në fshehtësi.
Si është kërkesa e llogarisë sot në Akademi. Shkolla sot a është në nivelet Europiane? Po studentët a janë të disiplinuar dhe kërkues?
Kam përshtypjen se e nis të tillë pyetjen nga presioni i një thashethemnaje tavolinave ku bisedohet dhe që padyshim një vend të mirë zë dhe syri kritik për Akademinë. Pa hezituar po te them se ky mentalitet është produkt i atyre njerëzve që nuk i kam parë qoftë edhe një ditë të vetme ti afrohen shkollës.Flasin si profetë pa ditur asgjë nga programet, të cilët nga viti në vit pasurohen dhe ekuivalentohen me programet e shkollave më të mira europiane. Mos harro, se shkolla jonë ka firmosur edhe Kartën e Bolonjës që do të thotë në fund të fundit partneritet në nivele të barazvlefeshme.Të shpeshta kanë qenë lidhjet me shkollat e huaja, siç është rasti me ato të Zvicrës, Italisë, Gjermanisë, Amerikës tj. Ekspozitat e studentëve tanë jashtë vendit janë vlerësuar shumë nga kolegët tanë të huaj.Mjafton të marrësh pjesë në Dipllomat që ne zhvillojmë çdo vit në Akademi e do të bindesh për cilësinë e lartë të mësimdhenies, pasi ato janë produkt i bashkëpunimit të ngushtë profesor - student..
Studentët janë të etur të mësojnë. Janë koshient për raportin me shkollën ,por si kudo, ka studentë të shkëlqyer,mesatare dhe studentë që bëjnë firo. Galeria e shkollës nuk rresht kurrë së prezantuari atë që ndodh në proçesin mësimor. Çdokush mund ta konstatojë nivelin nga këto ekspozita që janë të hapura për publikun.
Po sot piktura a është e varur nga politika e mbarsur me ideologjizma?
Nuk është e varur, sepse politika tashmë tek ne nuk fut hundët por politika tregon një lloj indiferentizmi dhe ka lënë që artistët ta gjejnë rrugën e tyre vetë Mua edhe ky pozicion nuk më duket i drejtë. E kam shprehur gjithmonë në media, se për një vend të vogël siç jemi ne, fuqia e kombit tonë gjendet tek vlerat shpirtërore dhe janë pikërisht këto vlera që e bëjnë të veçantë vulën shqiptare. Fleta e arteve të bukura në enciklopedinë botërore për Shqipërinë është ende e bardhë dhe me pa të drejtë.I takon institucionit të shtetit që ta plotësojë këtë nëpërmjet politikave kulturore, pasi hapja e Shqiperisë nuk është një portë ku vetëm hyet nga jashtë - brenda por edhe dilet nga brenda - jashtë. Edhe shumë ekspozita që janë çelur, kanë qenë frut i vetë artistëve me lidhjet e tyre personale apo nga galeristë të huaj që kanë parë me interes hartën e artit shqiptar.
Po vete a keni menduar të merreni me politike dhe çfarë është politika për ju?
Kurre nuk e kam menduar vehten si politikan, pasi nuk e njoh politikën.Mendoj se politika është profesion dhe si çdo profesion ka çelësat e vet. Politika për t’u bërë e mirë dhe e vërtetë duhet të përqëndrohet edhe në zemër dhe jo vetëm në ligje, pasi ligjet janë mure ndarëse që sistemojnë bashkësinë. Sa më transparent të jenë këto mure ndarëse, aq më qartë të lejohet të shohësh pamjen në shumë dimensione, deri sa vete zemra të të imponojë ligjet e veta.Por kjo është një kohë që tingëllon shumë antike kur njerëzia drejtohej nga mbretërit e mëdhej të trefishtë.
Cili ishte qëllimi dhe mesazhi i ekspozites tuaj të fundit me vizatime?
Qëllimi i nje piktori besoj se është shumë i thjeshtë.Të pikturojë dhe të ekspozojë. Brenda këtyre dimensioneve ka dhe shumë nuancë që e pasurojnë jetën e tijë. Kjo ekspozitë është në vazhdën e 150 ekspozitave që une kam bërë si brenda Shqiperise dhe jashte sajë, Amerikë, Francë, Itali, Zvicër, Gjermani, Poloni, Kinë etj.
Në muajt Janar-Shkurt 2010, unë ju përkushtova këtij cikli që e titullova më së fundi “ BLACK BOX “ KUTIA E ZEZE E QENIES. Mua nuk më pëlqen që ta pagëzoj ekspozitën time me fjalë të huaja, sepse gjuha shqipe është shumë e pasur sa për të emëruar një shfaqe të artistit, por isha i detyruar ta përdorja, pasi duhej të ngacmonte publikun që të hiqte një paralele midis kutisë së zezë të avjonit dhe shpirtit të njeriut që tenton të fluturojë.Kutia e zezë ndodhet në qendër të njeriut, në qendër të një kombi,në qendër të gjithë njerëzimit dhe sigurisht në qendër të gjithe universit.Aty ruhet projekti original i krijimit i cili ka pengesa ne jeten horizontale qe te kryhet pa mbetje.Ajo bëhet e domosdoshme të hapet kur tenton të shkosh lart dhe nga pamundësia për të mposhtur gravitetin, qënia bie dhe thërmohet. Në gjithë këtë katastrofë ,ku çdo gjë digjet dhe përcëllohet, ruhet kjo kuti e cila kur hapet shihen qartë ato që ndodhen përpara rënies.Gjithë krijimtaria ime është e tillë, një KUTI E ZEZE. Kështu është edhe për çdo piktor edhe pse ai e pagëzon me emrin e tijë.Çdokush po ta hapë do gjejë vehten e tijë brenda.
Do gjejë jo njeriun por NJERIUN.Aty ku të gjithë jemi e njëjta gjë.
Besoj se kam qenë shumë i qartë në shkrimin tim kuratorial të ekspozitës...
KUTIA E ZEZE E QENIES
Qënia nuk është gatuar vetëm nga balta, por edhe nga zjarri. Nuk I përket vetëm tokës, por edhe qiellit. Ruan në memorie qiellin si banesë të parë dhe tërë kohën tentoin të shkojë drejt tij. Tenton të kthteht aty ku u ngiz. Tenton të humbë gravitet e të ngjitet por bie. Rrëzohhet. Nuk mbahet. Qielli nuk e mban. Qëneia është mësuar me rënien. Bie dhe thuen hundët në baltë. Shkërrmoqet. Thërrmohet ën hesjtje. Porn ë kaosin e mbetjeve të tij ruhet një kuti e zezë që i ka regjistruar të tëra: klithmën , ulërimën, vuatjen mërzinë, dashurinë, urretjen , smirën, dhe më ën fund, afshin e krijimit. Janë të gjitha aty për të dëshmuar se cfarë ndodhte përpara rënies. Dëshmomnn për atë ccka parë e dëgjuar kur ngrihej mbi tokë dhe e shihte tokën nga sipër. Po ta hapësh atë kuti, do ti gjesh pa mbetje të gjitha: imazhin, tingullin, parfumin, ndjesinë. Eshër memorie personale. Aty gjen shenja arketipale, monstra, heronj civilizues, ditën pas përmbysjes së madhe, qefinin e mjeshtrit të madh, sakrificën, zbritjen ën dhomën seksrete…Aty është e gjithë qënia e strukur në fund të vetë QËNIES. Aty ëshët dhoma e fshahtë e të fshatave, ku nuk mund të të hysh me duar në hep, sepse je lakuriq. Hyhet vetëm atyre kur ngjizet krijimi. Eshtë ccasti kur duhet kujtuar e duhet parë se ccfarë ndodhi. Ekspozita e një krijuesi është BLACK BOX. Kutia e zezë e qënies. Unë e hap sepse dua të shoh në errësirën e thelël Brenda meje. Por dëshiroj që t’ju kem edhe ju si dëshimtarë.
...
Shumë ekspozita.Kë do të veçonit?
Vështirë të zgjedh, pasi i kam bërë me të njëjtin perkushtim, por për ta ilustruar pyetjen do të zgjidhja ekspozitën e parë vetiake në vitin 1992 dhe ekspoziten “ NOSTRADAMUS “ 1999.
Të dyja i kam çelur në Galerinë Kombetare te Arteve,Tirane.