Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Perparim Demi: Klasa politike e shkeputur total nga problemet reale te popullit

| E hene, 31.01.2011, 08:56 PM |


Klasa politike e shkeputur total nga problemet reale te popullit

 

Nga Dr. Perparim Demi

 

Sot asistuam nje situate absurde, e cila ka kohe qe pregatitej. Intoleranca qe u kthye ne dhune, aroganca qe u shpreh ne formen e saj me brutale, hopokrizia e paturpshme , jane ato qe karakterizuan mungesen e gjate te dialogut shqiptar. Nuk pame politikane qe te udheheqin por pam ata qe nxisin. Ka kohe qe nuk kemi degjuar bashkbisedim dhe diallog, por kemi ndjekur nje varg shume te gjate polemikash, akuzash, shpifjesh, ofendimesh, sharjesh banale, dhe te gjitha keto ne median publike, ne parlament etj. Dhuna verbale u be e zakonshme, mjet shantazhi, instrument imponimi ne polemikat pseudopolitike. Pakultura e veshur me petkun e pushtetit te pozites dhe opozites ka mbisunduar ne kete pazar parlamentar ne kete periudhe. Ky stan kete bylmet jeq - dhuna prodhon dhunen.

 

Si zgjidhet ky lemsh ?

 

Kur do i vi rradha te zgjidhen dhe hallet tona ?

 

Ne kete dite pame nje grup i vogel njerzish qe luftonin me egersi dhe nje turme te madhe sehirxhie. Demostrates i mungoi koka, kishte vetem trup dhe gjymture. Nga ana tjeter pame nje polici te pregatitur e cila priti sinjalin per te kundersulmuar ne menyre te organizuar. Zbrapsja e protestuesave u be e mundur si re zultat i mos implikimit te turmes indiferente gje qe favorizoi forcat policore, duke kthyer ballancen e forces. Opozita i tha popullit shko ne betej se une po shkoj te pi nje kafe. Pra opozita zyrtarisht nuk morri pjes, nuk ishte prezente, alibia e siguruar. ”Sec ben Sala me popullin eshte puna e tij”. Pra nje muaj rjesht thiri, pregatiti situaten, u vuri mjetet ne dispozicion, u caktoi daten, oren, rugen nga do kalonte dhe ku do grumbulloheshin, u tha ku te shkonin dhe kunder kujt te bertisnin, pastaj vajti te pije kafe dhe te beje sehir nga xhami, duke pregatitur deklaratat qe do thoshte mbas dasme. Nuk gjej shembull ne histori te nje demostrate te tille. As ne kohen e Haxhi Qamilit nuk ndodhi kjo. Normalisht kush therret popullin ne demostrat vihet ne krye dhe e drejton ate.

 

Demostruesit erdhen te mobilizuar nga rrethet, kur tiransit vazhdun punen e tyre, pa u infektuar nga thirrjet e kryetarit te tyre te bashkise - si do e shpjegojme kete?

 

Nuk e di a ka ardh njeri prej Durresi, veshtire me duket, pasi eshte shume prane Tiranes.

 

Pa qene aty e marr me mend se si mund te kene thene - koken hengshin mes njeri tjetri, ne s-na hyn gje ne xhep, sua kemi ngene atyre. Ky eshte indiferentizmi ne pamje te pare. Sa me shume te studijoj kete fenomen qe u shpreh dhe sot aq qarte, aq me teper zbuloj pasojat e nje apolitizimi te plote, te induktuar nga klasa politike e shkeputur total nga problemet reale te popullit.

 

Zgjodhi per ZSH: Alban Voka