| E hene, 31.01.2011, 07:55 PM |
Stefo Mato
Si të gjithë...
Kurrë nuk ndjehet festa vetëm
si një dritë pa errësirë
e paftuar nga një tjetër
që i njeh dhe skutat mirë
shëmbujt që do mund te sjellë
gjurmë fshehin që të ecin
dinë mirë dhe të përzjejnë
të pagdhëndurit me vesin
prekin nxijnë edhe tretet
edhe fshihet pa bërë zë
rend trokitur ku përflitet
ç’është e ëmbël dhe nën të
Është vonë por ka tentuar
të përfshijë çdo gjë që rrjedh
brenda shpirtit që mbuluar
është dashur poshtë ta hedh
Kur u pa se erdhi befas
si shkëndijë që ndez të djegë
rendën shumë ta kapin fshehtas
t'i bëjnë pritë kur del ne shteg
Ç'mbeti ëndërr e sulmuan
kur s'e dinin ç'fuqi kish
ç'shkoi shtrëmbër përqafuan
e s'i hynte fare sysh
E përshtatën si u duhej
kur e trëmbur ish larguar
mblodhën ditët që të quhej
pranë tyre e afruar
Por në pranga lidhën mirë
duart që s’u ngritën lart
vetëm shpirtin lanë të lirë
se besuan që u mpak
është i vogël hidhërimi
duar lidhur kur ndërton
shpirt i lirë ëndërrimin
dhe pa frikë e shënjtëron
kur të dalin dhe të mbajnë
gjithë të tjerët
fshihen pas
si një lajm që e
shpërndajnë
e komente nuk lë shkas
se ka ndodhur më së shumti
kur të prerë e kanë kërkuar
të rikthehet kush e
humbi
tek ata që s'kanë harruar
fjalë të dhëmbsur dhe
të thjeshtë
ka mjaftuar që të shuajë
gjithë lajmet dukur
mpreftë
që të ëmbla s'mund t'i
ruajë
se besnik mbetesh kur
gjen
ç’ka të tjerët s'vënë re
fjalë të rënda kur përkthen
dhe të thjeshta tek
unë le...