Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Kosovari "agjent?!"

| E diele, 30.01.2011, 08:56 PM |


Kosovari "agjent?!"

 

Tregim

 

Nga Përparim Hysi

 

Qe pak i çuditshëm për mua - ndoshta jo vetëm për mua?!- që kosovarët që ,mezi çanin klonin dhe vinin tek ne,në Shqipëri,se inspironin se do gjenin ngrohtësinë e vëndit amë,që,të gjithë,shikoheshin me syrin e njerkës.Së pari,do të kalonin nën lupën e partisë dhe kurrë,asnjëherë,nuk do t'u zihej besë.Përkundrazi.Shumë prej këtyre idealistëve u qe përgatitur,së pari,një "skalion prove"- në mund të shprehem kështu,- dhe"skalioni" pak dallonte nga burgu.Në sektor ferme,ku të hapnin kanale dhe punë të tjera të rëndomta dhe nën suverijim të fortë të sigurimit.Një"gulag" të tillë kemi patur dhe ne,në Fier në fshatin Seman që,për t'u dalluar nga fshati kooperativë me banorë autoktonë,ky,tjetri (Gulagu,pra!) quhej Seman_sektor.Qenë grumbulluar aty shumica e tyre (po kur thonë që parti dhe Enveri nuk i kanë dashur kosovarët!!) dhe,atje,në Seman _sektor,gjeta pas vitesh pa parë,kosovarin,Arif Jegeni,shokun tim të shkollës në ish normalen e Elbasanit.Arifi,ish kaçureli dhe kampioni i shahut për shkollat e mesme, që kish çarë klonin duike rrezikur kokën,ish shpallur nongrata dhe qe grumbulluar në"skalionin" e të dyshimtëve.Mos kujtoni se fola shumë me të (kishim shkuar për ndeshje futbolli atje),se,si zhgabonja u lëshua operativi që e ndërpreu dhe ligjërimin tonë.U largova me një ndjenjë të madhe keqardhjeje.Por se mos qe i vetmi ky?Jo.Për fat të keq.Dhe në tregimin tim,do flas për një kosovar tjetër që,pse qe "agjent?!" dhe u dënua me 7 vjet për agjitacion e propagandë.

 

***

 

Qyteza qe e vogël.Me pak banorë vëndas dhe, pasi u ngrit ferma,për ta populluar dhe më shumë se qe buzë xhadesë,u ngrit dhe S.M.T.-ja.Atje në S.M.T. punonte dhe kosovari ynë.E quanin Arben dhe punonte zetorist.Qe djalë i gjallë,punëtor i mirë dhe,kur linte punën,vishej shik.Që tek veshja,dukej si kali balash që për partinë përbënte rrezik,por ajo i kish marrë masat.Arbeni,sado zetorist,por qe djalë që atje,në Kosovë,e kish mbaruar të mesmen.Dhe lexonte shumë.Në kohën e lirë,do ta shihje me libra.Për të fjetur,si beqar që ishte,flinte në një dhomë me një mësues.Ky,mësuesi,kish mbaruar universitetin për gjuhë-letërsi dhe,veç letërsisë,kish qejf rakinë.Ndërsa mësuesit nuk i dilte rroga se laj-thaj 6000-lekë të vjetra merrte,ky,zetoristi,i zoti i punës,merrte gati dy herë më shumë dhe bujar siç qe e kthente me mësuesin si dëndur.Gjithmonë do paguante Beni.Dhe nuk ndaheshin.Sado që mësuesi kish familje,por dhe ky,ditëzi,familjen e kish larg.Se qe nga një rreth tjetër. Për çudi,kosovarin Arben,një ditë,tek po bëhej gati që të dilte deri tek klubi i vetëm,në"emër të popullit" e arrestuan.Ngjarja bëri pak bujë siç bëjnë bujë ngjarje të veçanta në një qytezë të vogël.S e të tërë u çuditën:sa e njihnin,tek Beni shihnin një të ri jo vetëm punëtor (qe nga më të mirët në S.M.T.!) ,por,veç tjerash,shumë të edukuar.Lajmi mori dhenë dhe ,kur mbriiti në shtëpinë e saj, Elsa mënd u zalis tek divani.E sforcoi veten sikur donte të luftonte një të keqe të madhe dhe qëndroi me veshët pipëz për të marrë vesh sa më shumë për Benin.Askush veç atyre të dyve nuk e dinte që ata dashuroheshin.Dhe,sado e bërë tym,qëndronte gjoja mospërfillëse se çka thuhej për atë kosovarin "agjent" aq i bënte.Nga ana tjetër, ndjente zëmrën që si një zokth i trëmbur tallavitej me aq vërtik sa qe gati t'i ndalonte.Në gjithë atë tollovi ndjenjash,ajo dëgjonte çdo gjë që flitej rreth tij (nuk linte qoft dhe një fjalë që thuhej për të ) dhe analizonte duke hamëndësuar në lloj-lloj hipotezash. Rezultante e të gjitha hamëndjeve të saj,qe vetëm një:-Beni nuk kish bërë asgjë.Ai qe i pafajshëm si kristal dhe i vetmi "faj" i tij qe se ishte kosovar dhe,siç mendonte Elsa,se Beni edhe lexonte shumë,por dhe pinte shumë.Me atë,mësuesin.Thirrjes së mamasë për të ngrënë darkë,ajo iu shmang,se nuk i hahej dhe i dhimbte koka.Shkoi shpejt drejt shtratit dhe atje dhe u shkreh në lotë,por pa zë.Ishte një dënesë rrënqethëse,e dalë nga zëmra e një vajze që dashuronte për herë të parë.Sado e re,por ajo e dinte mirë që,po të arrestonin,nuk dilje kurrë pa lagur.Dhe ajo ndaj qante.E dinte mirë seç do hiqte se ky,kosovari,nuk qe asi pari dhe as i fundit që do bënte burg."Kryeustai" me cinizmin e tij qe kujdesur që të përgatiste kudo çirakëxhelatë se kështu e ruantte më mirë "karakollin" e tij.

 

***

 

Ngjarjet u përshpejtuan.Siç duket,hekuri duhet të rrihesh me të nxehtë se,pa kaluar një muaj, atë e prunë duarlidhur për t'ia bërë gjyqin para popullit.Pra,ai,"agjenti" do dëshmonte me gojën e tij se si donte të minonte pushtetin dhe të rrëzonte nga froni vet,dikatatorin.Kshtu flitej lart e poshtë,por Elsa ( të ishte e vetme,vallë?!),as që i përfilte këto thashëetheme që,sipas saj,qenë përgatitur në fabrikën e partisë dhe sigurimit.Ajo u mundua që të zinte një vënd,sa më afër,që të binte në sytë e tij.Kur u ul,ajo e pa se si ishin sjellë me të:-Sado që veç një muaj kishte i arrestuar,por"ustallarët" qenë treguar të zotë.E kishin shyftyruar,se pa sforco të madhe,dalloje ca hematoma në fytyrë dhe,tek rrënqethej,Elsa mendonte se si do ta kishte trupin.Kokën kaçurrele ia kishin qethur (sa herë kish lozur ajo me gishta e saj me ato kaçurela ! ) dhe fytyra sikur kish marrë ngjyrën e dheut.Kish rënë aq,sa këmisha rrinte si varur mbi atë trup dikur,me të vërtetë,të bukur.Ndërsa bluante këto,Elsa sikur u ngrit paksa se donte t'i binte në sy,sikur me këtë donte t'i thoshte:-Sido që të jetë,Elsa është me ty.Sado që u mendua,nuk arriti të vendosej ballas.Por në një çast -punë grime- ajo pa që ai rrotulloi sytë sikrur,po e kërkonte,dhe,kur e pa,ninëzat u mbushën me një dritë.Oh,bëri Elsa.Në këtë thirrjeje të nënzëshme,kishte dhe dhimbje,dhe dashuri,dhe shqetësim.Mandej,filloi akuza...

E mori fjalën prokurori.Njerëzit nuk pipëtinin.Elsa dhe të gjithë u befasuan.I pandehur,e mori fjalën prokurori,ke bërë propagandë armiqësre.Ke thënë se në Jugosllavi jetohet më mirë.Se nuk gjen shtëpi pa televizor,frigorifer apo lavatriçe dhe,në fshatra,kanë dhe makina.Mandej na ke lavdëruar Fishtën na e ke qaujtur poet të kombit,këtë reakisonar që e bëri Italia akademik.-Zoti prokuror,- ndërhyri i "pandehuri",kur një fjalë prej tyre nuk e heki.Po dhe,sakaq.pa pyetur në e lejoni apo jo,zuri të mbronte Fishtën.Asht i bukur,mor zotni dhe vrej mue:-Në Kosovë,në oda burrash,këndohet me lahutë kënga e tij.I pandehur,- bërtiti brutalisht prokurori, edhe këtu do të na bësh propangandë.Ne i dimë të tëra.Ti,i pandehur,ke bërë për vete,për pak,dhe një kuadër tonin,një mësues,që,për fat të mirë,na i ka treguar të tëra.Ti,veç tjerash,ke folur kundra partisë e sh.Enver.-Ah,këtë nuk e pranoj,Çfarë kam thanë,i kam pranue,por këtë jo,mor zonti prokuror.Mirë,-pranoi nprokurori,-po do të ballafaqojmë me fakte.Njerëzit prisnin.Ato,"faktet".Kur dha ballë mësuesi.Ky faqezi këndoi sipas muzikës së"drejtësisë".Nuk la gjë pa shpifur dhe i zbukuronte ato sipas instruksionit.-Kur t'i kam thanë këto?-pyeti i pandehuri.-Atje,në dhomë,ku flemë.-Po,mor,po.T'u bafshin harram ato që të kam dhanë,si hua,dhe ato që kemi ngranë.E pagofsh këtë hajni veç atje ku do të dhmbi më shumë.-Prokurori rahu fort tavolinën dhe sokëlliu:-E sheh,i pandehur,doje të tërhiqje mbi qerren tënde të UDB-së një kuadër të lartë.-Pasha zotin,more prokuror,e mori fjalën kosovari,më ke ba me qeshë.Unë me një shkollë të mesme dhe paskam dash me marr për hunde një mësue që ka mbaruar univeristetin,po pse ai kaq keq po mësojnë në atë universitet,a? -E kutpoj gjuhën tënde prej nepërke,i pandehur,do të hedhësh baltë mbi shkollat e partisë,po syrit vigjelent të popullit nuk i shpëton dot.Si u pyetën dhe dy dëshmitarë të tjerë,fare pa peshë,me dëshminë e shokut të dhomës,Arben Kosovari u shpall "agjent" dhe u dënua me 7 vjet burg.

 

***

 

Epilog...

 

Nuk e di se ç'ndodhi me Arbenin pas burgu.Ai nuk u kthye më në qytezën tonë.Elsa e shkretë u martua diku tjetër.Por nuk kam se si mos shkruaj,për mësuesin,koleg imi,mjerisht që,pasi u transferua për në rrethin e tij (se e meritonte ), nuk u pa më andej nga ne.Po kur kishin kaluarr nja 15-vjet nga kjo histori,m'u desh që të ndaloja mu atje ku jepte mësim.Dhe pyeta.Aha,më thanë,ka katandisur me një këpucë e me një nallane.E pushuan si alkolist,është ndarë nga e shoqja dhe bredh si kot.Eh,thashë,sikur ta dije se ku je ,Arben "agjenti",dhe të të thosha:-E pagoi hajninë mësuesi,bash atje ku i dhëmb.Dhe nuk ka se ku të vejë më mirë.Po a e kanë paguar vallë të gjithë ata"hajnat" si ky që njihja unë?!....

 

*emrat janë të mistifikuar.Ngjarja krejt e vërtetë.

 

29 janar 2011