Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skënder R. Hoxha: Bekimi i fundit

| E diele, 30.01.2011, 07:59 PM |


SKËNDER R. HOXHA

 

BEKIMI I FUNDIT

(Post mortum, mikut tim krijues, Nazmi Lukaj)

 

Ditë e njëzetepestë

e këtij janari tinëzar

të vitit dymijë

e njëmbëdhjetë

kumti na stepi

na ngriu:

“Dje vdiq në Tiranë

e sot në varrezat e Pejës

në orën pesëmbëdhjetë

do të varroset Nazmiu”.

Dhe

Orë e kobshme

shpejt u përvodh,

Funerali ecte

Si tren i lodhur

Nëpër borë –

Ishte boll i gjatë

Karvani mortor…

 

Rrëzëbjeshka e Pejës

Pritte në heshtje

E groposur

Fundin e ëndrrës

Fillin e gjumit

Aty ku Nazmiut

Ia thamë

Përshëndetjen e fundit…

 

Në ditar nxënësish

Në libra

Në gazeta

Mbetet

Emri yt –

I thamë

Në bekimin e mbramë…  

             

25 janar 2011, Pejë