| E diele, 30.01.2011, 01:56 PM |
Eh ditë e premte orë-ligë
një qiell gri hodhe mbi krye,
në ajër endej mortja shtrigë
për të të shpallë ditë zie.
Me plumba, zërat e protestës
ai në krye t'i mbyllë desh
dhe mendësinë e Mesjetës
si sofër shtroi aty në shesh.
U fikën dhimshëm aty tri jetë
nga kjo ngrehinë - kullë ngujimi,
eh, atë çast u ndjenë shkretë
Samiu, Abdyli dhe Naimi.
U akulluan mbi piedestal
e sytë i hodhën te një dritare,
e ngritën zërin, thërritën:"Ndal,
mos vra lirinë, dorë vrastare!"
Janaq Pani,