| E shtune, 29.01.2011, 08:59 PM |
DORËHEQJA E “MORALSHME” E HASHIM THAÇIT NGA POLITIKA
Nga Albert Shabanaj
“Zhgënjimi" apo karremi! Tranzicioni kosovar vazhdon të prodhoj marifete nga më të çuditshmet. Nga këto marifete,nuk shpëton asnjëri pa u fyer dhe lakuar edhe dinjiteti duke filluar nga qytetari i rëndomtë i Kosovës deri ke kryeministri,qe nuk shpëtuan pa ju përdhunuar idealet dhe morali deri ne paradokse te padurueshme politike. Sot gënjehet aq lehte bile pa i lëvizur syri tjetrit-gënjeshtarit!Ndonëse, për ta luajtur lojën e tij(gënjeshtari), kërkon qe çdo protagonist “fajtor” te pranon flijimin e vlerave deri ne vdekje te turpshme! Ndonëse,asnjëherë ne bote nuk ka ndodhe se, vetë viktimës i vishet lehtësisht dhe krejtësisht faji i kriminelit te krimeve. Për më qarte, vetë fajtoret shiten sikur godasin fajtoret,duke hezituar te menaxhohet drejt dhe pastër e vërteta e pasojave te luftërave monstruoze ne Ballkan dhe sikur dikush dëshiron qe ato tmerre dhe hordhi luftërash te zhvilluara dhe imponuara nga serbo-sllavet, te mbesin te pa korrigjuara dhe te mbështetura për te sakrifikuar luftërat potenciale te pa korrigjueshme me pasoja te reja...! Marri të tilla si sot ka pasur te manifestuara edhe në kohëra të ndryshme te kaluara,kohëra te arkaizmit etj,por vërtetë nuk mbanë mend historia qe ndonjë kryeministër tjetër dhe një popull i tere te jete atakuar siç jemi ne shqiptaret nga qarqe te caktuara e te errta Evropiane. Madje, për këto qëllime krejtësisht te pa baza te cilët,nuk pushojnë pa lëvizur çdo gur nga vendi dhe duke shfrytëzuar medien,për gënjeshtra kaq hibride!... Pra, nuk kemi vetëm me politika shantazhuese te bëjmë,por edhe me “kulturën”mediale dhe analist hyzmeqar, për këso “marifete”,te cilët parapëlqejnë vrasjen e tyre morale dhe njerëzore ne njërën ane dhe anën tjetër vrasjen politike dhe kolektive shqiptare.
Sipas mendimit time,lufta evazive Evropiane,kundër kombit Shqiptar,po behet për te frikuar kombin shqiptar,për te pranuar dhe duruar shtypjet e reja te cila dot burojnë nga bisedimet ne mes te shqiptarëve dhe serbeve. Dhe,shtrohet pyetja e madhe se, pse Evropa gjithë ketë energji negative për shqiptaret?! Unë mendoj se për pos planimetrive destruktive te hallkave te errëta Evropiane,ekzistojnë edhe arsye tjera te dala nga mos aftësitë dhe epshet negative te politikes shqiptare ne përgjithësi dhe atyre ne Kosovë ne veçanti. Këtu kam parasysh shumë arsye të ndryshme dhe shkaqe të kuptueshme,sidomos kur bëhet fjalë mbi veprimtaritë korruptive,krim te organizuar dhe politikat antikombëtare,që mbushin pa pushim ekranet televizive,dhe ato të shkruara,vendore dhe ndërkombëtare përplot ultësira dhe fëlliqësira enorme nga politikanet tanë. Ndonëse,nga kjo situate e krijuar për te keqen tone KOMBËTARE SHQIPTARE ne përgjithësi dhe ajo shqiptarëve te Kosovës ne veçanti,dot ishte e ndershme dhe e moralshme dorëheqja e z.Thaçit nëse vërtetë ja do te mire Kosovës.
Duke dëgjuar dhe analizuar informacione te shumta mediale mbi shqiptarët dhe Shqipërinë, këto ditët e para të fillimvitit, me vëmendje te shtuar dhe pa frymë ndiqja reagimet politike e publike nga më të ndryshmet,kombëtare dhe ndërkombëtare qe raportonin mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin alarmant ne trevat shqiptare. Më çuditi servilizmi i juaj,zoti kryeministër,po me çudite edhe servilizmi i kanaleve televizive me transmetime farsë te RTK-së së kolonizuara, që në një mënyrë apo tjetrën e karakterizojnë dhe e ushqejnë konceptin autokratik të mos lëvizjes se duhur dhe te përgjegjshme përkitazi me situatën e krijuar ne Kosovë, te katandisur nga ju. Dhe, po ashtu, pak ditë më parë, në medien e shkruar dhe elektronike më bëri përshtypje pozicionimi juaj,komentet tuaja të ashpra mbi raportin Marty dhe disa medieve ndërkombëtare,ku përpiqeni te mbroheni duke kërkuar hetime rreth thash e theme te Dick Marty. Aty vërehet mos përgjegjësia juaj zoti kryeministër,sepse ne raportin Marty,pos tjerave... veçohen edhe zgjedhjet e Dhjetorit ne Kosovë,ku ne vazhdën e atyre zgjedhjeve jo te ndershme u përsëriten ne disa komuna dhe prapë se prapë ishin te manipuluara dhe te vjedhura nga ju!!! Nga këto fakte dhe fakte tjera negative qe flasin për ju,mendoj se,ju jeni te pa permisuëshem.
Sidoqoftë dhe pavarësisht, synimeve antishqiptare te Dick Marty,duhej te ndodhte pos tjerave dhe zgjimi për realitetin konkret shqiptar ne Kosovë, zgjim ky për abuzimet ne shoqërinë shqiptare dhe korrupsionin enorm i cili ambivalon mbi te gjitha interesat KOMBËTARE!
Cfare duhet bere?
Në rastin e parë për mossuksesin dhe mos funksionimin e shtetit te Kosovës,apo më saktë mos funksionimi i duhur dhe zero progresiviteti i shtetit te Kosovës,prodhoi dëshpërim dhe zhgënjim deri ne irritim ndërkombëtar, qe si pasoj u besua- miratua gënjeshtra Marty&CO. Dhe sot, “me mire vone se kurrë” duhej te vihet gishti mbi koke dhe përfundimisht te vendoset për ndërgjegjen qeveritare,duke nxjerrur te gjithë fajtoret para ligjit dhe mënjanimin e tyre përfundimisht nga skenat politike dhe shoqërore duke filluar nga i pari dhe deri ke pastruesit e zyrave qeverisëse.
A e sheh kryeministri i Kosovës,se çfarë fenomene e kane katandisur udhëheqjen e Kosovës ne çdo pore te sajë? Çfarë shërbimeve u ofrojnë këto fenomene... popullit shqiptar ne Kosovë, përveç haraçeve dhe varganëve te pa fundshme te pa punësisë dhe mjerimit te skajshëm,por dhe pallate të tyre (te politikaneve) të mbushur me fekale!... Nuk vërehet ndonjë përparim i mirëfilltë qe përkon me shtete te mirëfillta. Po, a e ka parë pos tjera poshtërsive... kryeministri se për të shkuar Mërgimtari në Kosovë, duhet të gjobitet,injorohet dhe ulet edhe me keq se sa ne t’kaluarën sunduese te pushtuesit shkaut.
Një qeveri serioze dhe vërtetë e pastër nuk dot i lejonte këto poshtërsi administrative dhe dot duhej jo vetëm te mos ekzistonin por raste te tilla dhe plaçkitjet tjera te mërgimtareve,qofshin ato ne kufi (sigurime)apo gjate rregullimeve te dokumentacioneve te nevojshme te tyre,qe ne vazhdimësi dënohen nga grabitqaret insituticional me kompanyt e tyre rrjepësve,e qe ndeshen me të “drejtë” dhe kudo me dënime - mito... DUHEJ TE DËNOHEN. Pra autoritetet rregullative të këtyre shërbimeve bazë, ose janë të feshitizuara dhe krejtësisht të varura politikisht, ose janë të urdhëruara dhe kontrolluara rreptësisht nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare prej matrapazësh te pa kurriz,për te lodhur dhe gjunjëzuar vetëm popullin shqiptar,e them vetëm popullin shqiptar sepse ne veri futen dhe dalin jo vetëm makina private por edhe mauna me përplot mallra te lloj-llojshme e qe nuk ndalohen nga askush!!! Këto organe kanë dështuar ne total deri me tani në rregullimin e vendit dhe infrastrukturën qytetare... Pikërisht këto poshtërsi korruptive në varësinë e tyre politike, nënkupton dhe përgjegjësin aktuale politike. Natyrisht,se duke pasur parasysh politikat qeverisëse dhe aversionet e vetë kryeministrit, që ushtron këtë detyrë që prej një periudhe relativisht te gjate, përfshirë dhe " kuadrot", kuadro këto total partizane dhe klanore, të instaluara prej tij dhe shumicës përkatëse. Dhe ne ketë kontest nuk duhet harruar se histori të ngjashme nuk ka besuar askush se,mund të na përsëriten në kohë dhe hapsir,mu ashtu si shërbimet e okupatorit serb,qe nuk ishin te ndryshme me këto të me lartë përmendurat meçe janë thjesht te një karakteri te përbashkët- për te rrjepur shqiptaret e durueshëm dhe hallexhinj!...
Një shembull i pa pare dhe për mos harresë i cili te bën te frikohesh për te ardhmen e vendit.
Sigurisht se te gjithëve na kujtohet kur bëhet fjalë për poshtërim te gjithë kombit SHQIPTAR, ne komunën e Prizrenit,qe mu nga këta qeveritar te korruptuar u largua simboli me emblematik kombëtar i lidhjes se Prizrenit,duke u zëvendësuar me paçavure multi-kulti marrëzive dhe poshtërsive ne Kosovë. Pra ishte ndërhyrje arrogante dhe e turpshme qeverisëse, për një arbitraritet të pakicës politike mbi një hallkë të rëndësishme KOMBËTARE te shumicës në administratën “shqiptare” ne Prizren. Ky vendim MORTI, mbi kulturën,dinjitetin dhe historinë shqiptare, në mënyrë të menjëhershme, pa thellim dhe analizë te mirëfillte kombëtare,Gjykata Kushtetuese e Republikës paçavure te Kosovës, miratoi vdekjen e sigurte graduale te asaj “Republike”. Te gjithë ketë poshtërsi dhe vetëvrasje Kuvendi komunal i Prizrenit e miratoi,miratoi një veprim infantil, ne meny te pazhurmshëm, për më keq i pashoqëruar me ndonjë reagim minimal për pos nga Vetëvendosja e Albin Kurtit.
Ndonëse, edhe në këtë rast, ishte shfaqja e pseudo-reformimit ne emër ogurzi te decentralizimit te llojit vet(Ahtisari) dhe te përveçëm ne botë, që për karakter ka lakuriqësimin e KOMBIT SHQIPTAR,nga kontributet dhe atributet Atërore historike SHQIPTARE. Dhe, si gjithnjë, edhe në këtë rast,ashtu si edhe ne shume raste tjera... u mbyll me një arrogancë karakteristike, duke mbuluar gjithçka me gënjeshtra, spekulime dhe demagogji satrapësh!...
Dhe kungulli mbi ujë i kryeministrit ne thyerje qafesh...
Unë besoj fuqishëm, së rasti i fundit dhe shume raste te tjera degraduese dhe poshtëruese për popullin shqiptar ne Kosovë,nuk u arrit te ngrihej një reagim i fuqishëm qytetar, që të ushtrojë një trysni mbi mediokritetin politike,te raportit Marty dhe mbartësve te tij! Pra ne ketë rast populli flet qarte se është i pa interesuar për ish kryeministrin Thaçi&CO, pse jo edhe për ta detyruar politikanin e pa skrupull që të bëjë atë që nuk dëshiron të bëjë, madje të ekzekutohet nga vetvetja për mos vetëdije kombëtare dhe te gjitha poshtërsitë qe ja sjelli Kosovës! Pikërisht për këto fakte populli shqiptar, nuk e tha fjalën e fundit. Dhe jo vetëm kaq për politiken e ferrit qe e solli Kosovën ne dysheme te secilit,ne dysheme te vendorëve dhe ndërkombëtarëve,dysheme kjo e mbushur me emra dhe mbiemra të mjaft politikanëve te pa cipë,vendor dhe ndërkombëtar. Çdo emër aty,po numëron ditët e fundit te karrierës së tyre prej matrapazësh!...