| E shtune, 29.01.2011, 04:46 PM |
PËRSHËNDETJE, URIME dhe SUKSESE në JETËN TUAJ të LAVDISHME
?INTELEKTUALIT, SHKRIMTARIT, ATDHETARIT dhe AUTORITETIT të SHQUAR NDËRKOMBËTAR!
Z. ISMAIL KADARE!
Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe kryesia e saj me qendër në New York, me respekt dhe konsideratë të veçantë përshëndesin, urojnë dhe përgëzojnë shkrimtarin tonë të nderuar dhe të respektuar, Ismail KADAREN, me rastin e përvjetorit të 75 të të ditëlindjes së tij dhe i shprehin vlerësimet dhe aspiratat më të sinqerta për meritat, arritjet dhe veprimtaritë e tij shumë të suksesshme dhe mjaft frutdhënse, në interes të popullit, Kombit dhe të njerëzimit
Akademia e jonë kujton me respekt përvjetorin e 70 të datëlindjes tuaj Z. KADARE, të organizuar nga Akademia më 28 / 01 / 2006, në Manhattan, të quajtur "Viti i Ismail Kadares", për t'iu nderuar me meritë nga Akademia Mbretërore e Suedisë me çmimin Nobël. Por ne mbetemi gjithnjë me shpresë dhe në të drejtën e së vërtetës, se krahas çmimeve të shumta dhe me mjaft vlera ndërkombëtare, që ka marrë kohët e fundit, Akademiku Ismail Kadare, do të vlerësohet, do të shpërblehet e nderohet edhe me Çmimin Nobël, siç e meriton.
Kontributi i tij kombëtar dhe ndërkombëtar në lëmin e letërsisë është mjaft i konsiderueshëm, shumë i vlerësuar dhe tepër i çmuar, gjë që dëshmohet nga nevoja dhe përkthimi i veprave të tij në mbi 40 gjuhë të botës, duke u bërë ndër shkrimtarët më të pëlqyer dhe më të lexuar në rruzullin tokësor.
Nder, lavdi, suksese dhe jetë të gjatë shkrimtarit tonë të talentuar dhe atdhetar.
NGA KRYESIA e AKADEMISË
SEKRETARI SHKENCOR KRYETARI (Dr. NAMIK M. SHEHU ) D. V.
(Prof. Dr. SKËNDER KODRA )D. V.