| E shtune, 29.01.2011, 08:59 PM |
Zemra Shqiptare në familjen Shala, në Weingarten-Gjermani
AKSIONI I FUNDIT I FAMILJES SHALA, ESHTE TA NDIHMOJME SHKODREN
NJE JETE TE TERE NE SHERBIM TE CESHTJES KOMBETARE
Shkruan: Ramiz Dërmaku
Dihet se kujtimet janë pjesë e rëndësishme e jetës së njeriut. Kujtimet fillojnë nga mosha fëmijore e vazhdojnë deri në vdekje. Njeriu duke u ndeshur me punë e probleme të ndryshme objeketive,subjektive, ideore, shoqërore e materiale arriti që të zbulojë metodat dhe mënyrat më të mira për t'i ruajtur të freskëta kujtimet, me të cilat ruhet gjuha dhe pasurohet jeta e tij. Duke e parë se numëri i mërgimtarëve tanë, që e ndihmuan çështjen kombëtare është i madhë, dhe nuk do ta shohin dritën e bardhë në shtypin tonë shqipëtarë, vendosa që t'i vizitojë disa prej tyre dhe t'i informojmë lexuesit për aktivitetin dhe veprimtarinë kombëtare që zhvilluan ata gjatë qëndrimit të tyre në diasporë. Këta vepërimtarë që nga ditët e para të vendosjesë së tyre në Gjermani , nga vitet 1970, 71,72,73,74 , çështjen kombëtare e vunë para interesave personale dhe atyre familjare. Në mesin e familjeve të tilla padyshim bënë pjesë edhe familja e aktivistit, humanistit dhe veprimtarit të madhë , z Jetfir Shala nga fshati Shalë, komuna e Lipjanit, i cili që nga viti 1974, jeton dhe vepron në rrethin e Ravensburgut, Gjermani.
Në ditën kur ne e vizituam këtë familje i zoti i shtëpisë veprimtari Jetfir Shala, nuk ndodhej në shtëpi. Edukata familjare dhe respekti që posedon kjo familje, ndaj të gjithë atyre njerëzve që ia mësyjnë kësaj familje është për çdo lavdatë. Posa cingërroi zilja , receptorin e mori djali i xha.Jetfirit, Bakiu. Ai, me një zë burri, na dëshiroi mirëseardhje. Edhe pse ai nuk e dinte qëllimin e vizitës sime, ju ftojë që të hyjmë mbrenda e të pijmë nga një kafe. Kushdo që troket në shtëpin tonë, nuk mund të kthehet pa pirë një kafe. Derisa ne i shkëmbyem ca fjalë përshëndetëse me Bakiun, Samiun dhe Dagagjinin, të tre djemë të xha, Jetfirit, i cili nuk ndodhej në shtëpi, njëra nga rejat e tij, solli kafet e pjekura në xhevze. Pasi atyre u tregova qëllimin e vizitës sime, bisedës ia filloi djali i madhë i xha. Jetfirit Bakiu.
- Shtrohet pyetja ?, Po ku janë Institucionet e Kosovës, që nuk maarrin masa ndëshkuese ndaj kompanive të cilat mjelin mërgimtarët tanë gjatë kohës së pushimeve (verore apo dimërore) duke ngritur çmimet e biletave.
- Pse, organet kompetente të Qeverisë së Kosovës, nuk bisedojnë me organet kompetente të Kroacisë, për heqjen e vizave hyrëse-apo kaluese nepër Kroaci, për shqiptarët e Kosovës. Siq po shihet disa përfaqësuesë të kompanive ajrore, posë ngritjes së çmimeve ata kanë sjellje arrogante dhe jo njerëzore ndaj posagjerëve.
- Cka po presin organet e MASHT-it, që nuk po fillojnë bisedimet me shtetet; Zvicer,Gjermani- (disa republika) , Austri, etj, për zyrtarizimin e shkollës plotësuese shqipe ne këto shtete ? ! Tani kur Kosova, është çliruar dhe pavarësuar, ka organet dhe institucionet e veta, të dala nga vota e popullit. Ne para lufte gjatë sajë por edhe sot nuk kursyem asgjë për ndihmimin dhe çlirimin e Atdheut, e ata jo që nuk po i kryejnë detyrat e marra por edhe po e vjedhin pasurinë e Kosovës.
- Gjatë kohës së pushimeve ne mërgimtarët jo që nuk po respektohemi e nderohemi nga punonjësit e institucioneve tona (duke filluar nga niveli komunal e deri tek ato shtetërore) por maltretohemi, ofendohemi e shumë shpeshë na thonë pa fije turpi; këtu nuk është Perendim, ata ( fjalën e kanë për punëtorët e administratës në GJermani ) marrin paga të majme e ne... Bakiu morri frymë thellë dhe tha: Kur dëgjojmë, lexojmë për sjeljet e liderëve të institucioneve tona.., sjellë kokën dhe sytë i mbushen me lotë. Kjo familje atdhetare që nga ditët e para të vendosjes në Gjermani, jo që nuk u nda nga aksionet por çdo herë ishte në ballë te tyre. Bakiu me dy vëllezërit, Samiun e Dugagjinin, para lufte por edhe gjatë sajë të gjitha forcat e tyre fizike, kohore e materiale i kishin vënë në shërbim të çështjes kombëtare. Në arhivat e tyre mbanin shumë, mirënjohje, falenderime, të marra nga shumë shoqata humanitare gjermane dhe shqipëtare, klube, fondi i 3-%,shit, ish. Ministria e Mbrojtjes, dhe së fundi ndihmë UCK-së. Kjo familje kurrë nuk u nda nga aksionet, humanitare, arsimore, kulturore, fetare dhe ato kombëtare. Dëshmi e gjallë ishte se Bakiu, ju kishte përgjegjë pozitivisht thirrjesë së për çlirimin e atdheut. Mirëpo kreu i UCK-së, duke i ditur aftësitë përkushtimin dhe vendosmërin e Bakiut, për t'i ndihmuar materialishtë atddheut, i propozuan të kthehet në Gjermani, dhe ta vaazhdojë aktivitetin e tij. Derisa ne notesin tonë shënonim aktivitetet, ngjarjet, aksionet për ti ndihmuar çështjes kombëtare, Bakiu morri frymë thellë dhe tha; deri kur do të vazhdoj kjo gjendje ? ! Mitrovica është ndarë.., aty nuk funksionojnë Institucionet tona, korrupcioni e ka kapluar kreun tonë , për çdo ditë ndaj liderëve të Kosiovës ngriten akuza të pa argumentuara nga armiqët tanë. Shqipërinë po e shkatërron Edi Rama. Kur në tokën e Kosovës derdhej gjaku, "patriotët" e Shqipërisë heshtnin, e sot po ata ngrisin armët ndaj vëllaut, përdhosin për toke Flamurin Kombëtarë , bëjnë po çka nuk bëjnë... Përmesë ekranit televizivë shohim skena rrënqethëse e të dhembëshme se si janë katandisur disa familje nga Kosova nga varfërija.., e disa lider tanë derdhin mjete të mëdha materiale për ditëlindje. Kjo familje bujore me sukëses ruan dhe kultivon gjuhën, historinë, kulturën, e traditat tona kombëtare. Kur ne bisedonim me këta veprimtarë të çështjes kombëtare do e pyesnim vehten ? Po sikur të gjithë ne do të punonim, respektonim e nderonim njëri tjetërin me siguri se në Kosovë por edhe jashtë saj nuk do të ketë skamje e varfëri. Derisa ne bisedonim me ta, zilja e telefonit s'kishte të ndalur. E pyeta Bakiun po çka janë këto thirrje të shumëta telefonike ? Po ne momentaishtë jemi duke tubuar ndihma humanitare për Shkodër. Po shiko z. Ramiz, ne të gjithë familja; fëmijët në shkollë, ne në punë, të gjithë së bashku iu kemi përveshur këtij aksioni humanitar dhe do ta kryejmë. Po, çka ti themi tjetër kësaj familje, posë fjalës , JU LUMTE.