| E shtune, 29.01.2011, 02:25 PM |
Agron Shabani
Komandanti...
(Kushtuar komandantit legjendar të Dukagjinit dhe ish kryeministrit kosovar,z.Ramush Haradinaj)
Nuk e di pse
por
Dikur i mbërdhirë nën hije
t´asaj peme të vonë vjeshtake
I mërzitur nga Hygoi,Lorka,
Kafka,
Markesi,Majakovski
E ndofta edhe Jesenini
I mbërthyer nën pranga
dhe zinxhirë profetëh
e perëndishë
që i takojnë vetëm poetit
Duke iu përplasur dhëmbët
e dridhur buzët
Me zhurmën e fshatarëve
dhe mrizin e bagëtive
që po zbrisnin teposhtë
kodrës
nga
Fliste me ta
Duke i lëxuar pa emër
Naimin,Samiun,Cajupin,Kutelin
Fishtën e Kadarenë
Në Gllogjan
Diku tek bliri
Nuk e di pse?
Por Ai
Gjithmonë gjallëronte
Duke shkëlqyer e vegjetuar
dikur me vonë
në fund të vargut
Atëherë pra
kur e Ti ëmë
dhe i Ati
të strukur e
t´mbërdhirë
nga stinë e ftohtë
prej vjeshte në dimër
atëbotë
Mbi Gllogjan dhe Dukagjin
"Me drurin e lisave tonë
gjithëcka të bëjnë
e t´ndërtojnë biro!
Por jo arkivole
ose
dërrasa varri!"
Dikur vonë i thonin
Kur burrat
dhe trimat e dheut
të tubuar në Odën e Burrave
të Baca Ismajl
Vec e kishin lidhur besën
dhe përfunduar këngën
Nuk e di përse?
Por...
Ai me vargjë në buzë
e qefinë nën sqetull
nganjëherë kthente
edhe ke Nënëmadhja
dhe Babaloku plak
në votër
pranë oxhakut
Fliste me Ta
Murmurinte
Ndezej flakë
dhe...
(fragment nga botimet e mia të vecanta)
Stinët e jetës...
E dashur!
Ndofta të kujtohet
...
atëbotë
kur u takuam
Ishte stinë pranvere
Stina e luleve
Ti u linde në maj
ndërsa unë
në dhjetor
Për dashuri
atëherë
ne zgjodhem
stinën tënde
I bëmë stinët bashkë
Dhe..
sot?
Po vjen një ditë
e plakemi
Të vegjlit
janë rritur
dhe po bëhen
për hise
Nuk kemi tokë
as lëkurë
për ta
Unë edhe ti
strukur dhe
t´mbërdhirë
dikund
udhëkryqeve
dhe këtyre
hijeve të mistershme
të botës
Nepër sipërfaqet e mahisura
të dhembjes
Kemi zënë të sodisim
dhe meditojme ethshëm
mbi gjeografinë e stisur
të varrit
dhe natën e fundit
mbi tokë
E dashur!
Jeta megjithatë
i paskësh katër stinë.