| E shtune, 12.01.2008, 08:30 PM |
Ndodh dhe keshtu. Nje pakujdesi merr jeten e nje familjeje. I tille ishte fati dhe per Anita Bitrin. Por i njejti fat nuk kurseu as nenen e as vajzen e saj. Iken ne gjume
Anita me Siboren
Nga Arben Bitri - New-York / USA
I gjithe opinioni shqiptar dhe amerikan eshte prekur nga tragjedia "Bitri" e 19 Tetorit 2004
Ndodh dhe keshtu. Nje pakujdesi merr jeten e nje familjeje. I tille ishte fati dhe per Anita Bitrin. Por i njejti fat nuk kurseu as nenen e as vajzen e saj. Iken ne gjume. Megjithate, me ne fund e verteta e shuarjes se familjes Bitri nuk vjen me nepermjet kronikave televizive apo mediave. Si nderroj jete Anita Bitri, tashme ka nje variant zyrtar. Ditet e fundit te saj, perbejne faqet e nje raporti te posacem te policise se New Yorkut.
Sipas konkluzioneve te drejtesise amerikane, ne kete tragjedi nuk ka asnje element kriminal dhe vdekja ka ardhur nga bllokimi i paqellimshem i tubit te shkarkimit te monoksidit te carbonit, te bojlerit gjate ndertimit te ballkonit ne krahun anesor te shtepise. Ne keto rrethana, institucionet shteteror kane vendosur qe te mos ndalohet dhe te mos ndiqet penalisht asnje person.
Ishte thjesht nje tragjedi.
Tragjedia, ka ardhur si pasoje e neglizhences dhe e injorances teknike nga ana e punetoreve qe po kryenin punime ndertuese tek shtepia e Anita Bitrit.
Ky nuk eshte nje aludim, por pergjigjja ka ardhur nga tri ekspertiza te njepasnjeshme dhe nje pune shume e gjate per zbardhjen e tragjedise se familjes Bitri nga ana e FBI dhe e policise New-Yorkese. Por qe te trija keto ekspertiza nxorren nje konkluzion te vetem: - Bllokimi i tubit te shkarkimit te monoksidit te karbonit nga ana e punetoreve gjate ndertimit te nje ballkoni ne pjesen anesore te shtepise, bene te mundur qe ne brendesi te shtepise te futej,nga djegia e gazit te kaldajes se sistemit te ngrohjes(bojlerit),nje sasi monoksid carboni e barabarte me 762 mije per centimeter/cub, kur mjaftonte vetem nje sasi prej 6 per qind per vdekjen e cdo qenieje te gjalle. Pra sasia e lart e monoksidit te carboni brenda siperfaqes se shtepise beri qe te shuhen njekohesisht tri jete te pafajshme.
Konkluzioni eshte i qarte dhe i pakundershtueshem bazuar ne teknologjine me moderne amerikane. Tragjedia ishte aksidentale.
-Dinamika e kesaj tragjedie
Shtator 2004, (nje muaj para tragjedise). Ishte ky muaj, kur Anita se bashku me nene Hazbijen, vendosen te benin disa punime ndertuese rreth shtepise.Per kete qellim kontaktojne nje person, i cili pretendon se ka nje kompani te madhe ndertimi. Duke bere shume publicitetet si ndertues, ky personâ€(Petrit Salillari) hiqet sikur ka dhe nje eksperience te madhe ne kete fushe,por ne fakt eshte vetem murator i thjesht dhe pa eksperince projektimi. Keshtu, ai arriti qe ta bindte Aniten dhe nene Hazbijen qe te zbatoj ai punime ndertuese rreth shtepise. Ne fillim ky “specialist ben projektinâ€, duke rene dakord dhe per shumen perkatese. Ai do te ndertonte murin rrethues te shtepise, si dhe porten e jashtme dhe do te bente shtrimin me beton te oborrit. Punimet filluan.Bashke me te punonin dhe dy punetore te tjere (nje itlian dhe nje spanjoll).
Me 4 Tetor Anita deshironte dhe disa punime shtese para shtepise, pasi ishin te nevojshme.Pra do te lartesohej trualli para hyrjes kryesore te shtepise dhe njekosishte do te ndertohej dhe ballkoni anesor, (qe solli fatkeqesine) te cilin Anita kishte vendosur ta zbukuronte me lule.
-Punimet tek ballkoni.
![]() |
Anita me Nene Hazbijen |
Punimet kishin mbetur ne mes.
Anita detyrohet te beje nje sere telefonatash dhe pas kembenguljes se saj, ne punimet e pambaruara te shtepis arrin “specialistiâ€(Petrit Salillari) dhe punetori italian. Ata i hodhen nje sy punimeve te te se merkures. Pas ankesave te Anites edhe vete “specialistiâ€(Petrit Salillari) u bind qe punimet ishin kryer pa asnje lloj cilesie teknike. Por duke qene se nuk ndihej mire fizikisht, u largua me premtimin qe do te vinte serish te nesermen per te rregulluar ballkonin dhe per te sistemuar punimet.
Ishte e shtune 16 Tetor. Qe ne oret e para te mengjesit Anita merr nje telefonate nga ana e “specialistitâ€(Petrit Salillari), qe ndodhej ne spital dhe duhej te operonte urgjentisht apendisitin. Kjo gje ishte e vertete, keshtu qe Anites nuk i mbeti gje tjeter veçse ti uronte nje sherim te shpejte. Punimet mbeten serish ne mes.
E Diel 17 Tetor. Ne New York koha u ftohe shume dhe njerezit u detyruan te ndezin bojleret per ngrohjen e shtepive.
![]() |
Engjejt ne perjetesi |
I gjithe opinioni shqiptar dhe amerikan eshte prekur nga tragjedia "Bitri" e 19 Tetorit 2004. Ishte pikerisht kengetarja qe per fame kishte kaluar kufijte shqiptare, Anita Bitri, qe ka nderruar jete se bashku me nenen Hazbije dhe vajzen e saj, Siboren. Kjo tragjedi preku thellesisht gjithe zemrat e shqiptareve dhe beri te mundur qe Diaspora Shqiptare ne Amerike te rimblidhej si kurr ndonjehere dhe me nje koncert humanitar te shpaloste virtytet fisnike dhe bukurine shpirterore te popullit tone te mrekullueshem.
Duke marr shkak nga kjo tragjedi, Qeveria e New Yorkut miratoj ligjin per vendosjen e detyrueshem te dedektorit kunder monoksidit te karbonit duke shpetuar nga ky gaz fatal me qindra familje te pafajshme amerikane.
Ne kete linje mbetet per tu vleresuar qendrimi i Qeverise se New York-ut, te cilet me respektin dhe humanizmin qe treguan ndaj kesaj tragjedie, si dhe me venien e ligjit mbi vendosjen e detyrueshem te dedektorit kunder monoksidit te karbonit, emrin "Ligji Anita", lehtesuan zemrat e plagosura te familjareve dhe fansave te kengetares se fameshme shqiptare Anita Bitri.
Nje rruge me emrin e Anita Bitrit
Ne 40-vjetorin e lindjes se kengetares se njohur vlonjate, Anita Bitri, Keshilli Bashkiak i qytetit te Vlores emertoi nje prej rrugeve ne qender te qytetit me emrin e saj. Nenkryetari i Bashkise se Vlores, Halim Dervishi, zbuloi pllaken e mermerit ne te cilen qe gdhendur emri i kengetares. Dervishi tha ne fjalen e rastit se Anita Bitri eshte nje prej figurave vlonjate, e cila mbahet dhe do te mbahet mend per vlerat e saj. Kengetarja vlonjate humbi jeten se bashku me te emen dhe vajzen e saj 7-vjecare ne Staten Island te Nju-Jorkut me daten 19 tetor te vitit 2004, si pasoje e nje rrjedhjeje gazi. O.H
Koha Jone 09/01/2008
Vizitoni faqen e te paharrueshmes Anita Bitri: www.AnitaBitri.com