Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Ismail Kadare

| E premte, 28.01.2011, 10:00 PM |


Ismail Kadare mbush sot 75 vjeç

 

Nga Agim Gashi

 

Shkrimtari i madh shqiptar, i njohur në mbarë botën dhe fitues i disa çmimeve letrare mbush sot 75 vjeç. Ditën e lindjes, shkrimtari do ta kalojë në Paris me familjen e tij, larg zhurmës e bujës. Nga ana tjetër, tri ditë më vonë në Tiranë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të organizojë një konferencë jubilare për të. Vetë Kadare nuk do të jetë i pranishëm, siç pohojnë anëtarë të Akademisë, por me rastin e 75-vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe Akademikut ditën e hënë, në datën 31 janar 2011, në orën 11:00, në sallën "Aleks Buda" do të mbahen referime nga studiues, njohës të veprës së tij.

 

Me këtë rast shfrytzoj rastin që shkrimtarit të madh z. Ismail Kadare t’i Uroj Ditëlindjen duke i dëshiruar jetë të gjatë, shëndet dhe krijime tjera për të mirën e kombit. Je gjiganti i letërsisë kombëtare dhe asaj botërore i dashur Ismail Kadare!

 

Dhurata ime është kjo këngë për të madhin e kombit!

 

 

ISMAIL KADARE

 

Moj sharki mos ma këput telin

nji kangë sëbashku ta këndojmë,

ma të ndritshmit të letrave shqipe

me gjithë zemër ia kushtojmë.

 

Le t´kumbojnë sot telat tu,

të ngrihet zani, të marri dhenë,

tokës së Arbërit deri n´qiell

të ushtojë për Kadarenë.

 

Ngritu lart moj kanga ime

përhapu lartësive nëpër re,

Për ma të dashtunin sot këndojmë,

Për të madhin Ismail Kadare.

 

Këto vargje zemre e melodi

i shpërndaj botës anembanë,

Janë për Ty shkrimtar i shqipes.

T´vinë n´Paris edhe n´Tiranë.

 

Se ngrite lart popullin tand

I dhe zemër, je unikal,

ndaj ky popull t´ka në zemër

Gjeneral mbi gjeneral!

 

Sot me Ty mburret Arbnia,

simbol kulture je për ne,

të na jetosh sa malet tona

O i madhi Kadare!...

 

08.07.2010

Düren