Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kasam Shaqirvela: Vals i tingujve të shpirtit

| E enjte, 27.01.2011, 07:51 PM |


Kasam Shaqirvela

 

VALS I TINGUJVE TË ShPIRTIT

 

Jeta të vin si dhuratë hyjnore

Ti nuk e pret, as nuk e di

Por shpirti yt i shënon prore

Tingujt e një valsi të ri

N’vallëzim me zemrën

Luan n’ritmin e jetës së re.

 

Pastaj jeta do hap dhe dritare,

Nga ku tingujt ëmbël do i shijosh

Tek kërcejnë hareshëm n’fluturim

Edhe fluturat luleve do i shikosh

N’kënaqësi të shpirtit, plot gëzim

Valsin e zemrës tënde do ta dëgjosh.

 

E pra jeta, kjo dhuratë hyjnore

Det i hapur, pa majë, pa fund

Notimi me mend dhe me kuptim

Lum për atë që e kupton prore

Bëhet dirigjent i vetes, me mund

Tingujt e shpirtit i mba n’akordim.