Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Femi Cakolli: Rugova Mojsiu shqiptar

| E enjte, 27.01.2011, 09:00 PM |


Pes? vjet pa Prij?sin e Kosov?s Presidentin Dr. Ibrahim Rugova (1944-2006)

 

RUGOVA MOJSIU SHQIPTAR

 

Shkruan: Pastor Femi Cakolli

femi_cakolli@yahoo.com

 

Rugova shëmbëllimi i vetëm

 

Zakonisht kur flasim ose kur e përshkruajmë një personalitet të shquar publik, e në veçanti karakteristikat e tij kryesore, atëherë çdoherë merret si shëmbëllim një figurë historike për t’u krahasuar. Nuk mund të gjesh një personalitet tjetër shqiptar që mund të krahasohet me Ibrahim Rugovën. Pra s’ka shëmbëllim për presidentin e Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Deri tash kemi dëgjuar shumë shpesh që ai të jetë krahasuar me Gandin, por mua në të vërtetë më duket shumë më i afërt, shumë më i krahasueshëm,  shëmbëllyeshëm, me një figurë tjetër. Kush është kjo figurë? Ky njeri ishte hebre dhe është shumë i mirënjohur për të tri religjionet monoteiste t? Lindjes. Për izraelitët, përkatësisht për judaikët, njihet me emrin Mosheu. Për të krishterët njihet me emrin Mojsiu. Për myslimanët njihet me emrin Musai. Mojsiu i Bibl?s jetoi para 3500 vjetëve. Zoti e dërgoi k?t? profet n? Egjipt si nj? përgjigje p?r popullin hebre q? ishte n?n skllavërimin e Faraonit.

 

Rugova dhe Mojsiu

 

Mojsiu ishte rritur jo nga familja e tij. Rugova po ashtu nuk ishte rritur nga familja e tij. Mojsiu ishte prijës i popullit izraelit për 40 vjet në momentet më të vështira, duke ecur nëpër shkretëtirë, dhe duke dëgjuar çfarë po i fliste Zoti. Rugova ishte prijës i popullit të Kosovës gati për 20 vjet në momentet më të vështira, duke ecur në rrugë shpeshherë shkretëtire, dhe duke pritur dhe besuar se çfarë do të bëjë rendi demokratik i disa shteteve e veçanërisht i Amerikës.

Mojsiu besonte në tokën e premtuar që Zoti ia kishte shfaqur. Rugova po ashtu besonte në tok?n e tij, Kosovën. Me gjithë atë besim të Mojsiut ai e pa vetëm nga larg tokën e premtuar. Po ashtu me anë të besimit Rugova e ka parë nga larg lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Mojsiu nuk hyri në tokën e premtuar, e as Rugova nuk hyri në një Kosovë të pavarur. Mojsiu ishte shumë afër tokës së premtuar, edhe Rugova ishte  shumë afër pavarësisë.

Mojsiu posa e pa tokën e premtuar vdes, në moshën 120 vjeçare. Edhe Rugova posa po e shihte pavarësinë e Kosovës vdes, në moshën 61 vjeçare. Kur u rrezikua Faraoni ai e ftoi Mojsiun për biseda. Kur u rrezikua Millosheviqi ai e ftoi Rugovën për biseda. Mojsiu ishte lider popullor. Rugova ishte lider popullor. Me Mojsiun fillon formimi i krijimit të shtetësisë izraelite, dhe po kështu me Rugovën fillon shtetësia e Kosovës.

Me Mojsiun përmbytet koha dhe religjioni pagan egjiptas ndër hebrenjtë, dhe po me Rugovën fillon përmbytja e pushtimit serb në Kosovë dhe me të fillon përmbytja e komunizimit ndër shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri.

Mojsiu ishte profet i madh. Rugova ishte lider i madh dhe profetizues i madh për pavarësinë. Mojsiu nuk kishte ushtri e as armë dhe për të luftonte dikush tjetër. E as Rugova nuk kishte ushtri e as armë, por po ashtu për të luftonte dikush tjetër.

Pra për lirinë e çlirimin e popullit të Mojsiut ndërhyri dikush nga jashtë, dhe po kështu ndodhi që edhe për lirinë dhe çlirimin përfundimtar të popullit të Rugovës ndërhyri dikush nga jashtë. Mojsiu ishte autor librash, edhe Rugova ishte autor librash. 

 

Presidenti Rugova ishte një udhëheqës biblik

 

Nëse Rugova në disa dimensione mund të krahasohet me Mojsiun, prej kësaj mund të themi se Rugova si lider ishte një udhëheqës biblik. Me të fillon një politikë e re shqiptare që kurrë nuk ishte parë më herët. Politika e tij, mendoj, u ndërtua mbi thënien e Jezus Krishtit: Mos i rezisto të ligut. Kjo u bë motoja e mendimit dhe e politikës së tij, e cila mbështet mbi paqe, mirëkuptim, mbi mendimin humanist e modern, e njohur ndryshe në botë edhe si politika e rezistencës paq?sore. Rugova ishte një njeri modest, real, i thjeshtë, i përulur dhe karizmatik. Karizma e tij ishte po ashtu tejet unike. Prej gojës së tij nuk dolën premtime boshe gjë që zakonisht politikanët i bëjnë. Prej gojës së tij nuk dolën akuza, kërcënime, vrer, etiketime për kundërshtarët e tij politik. Ishte me shpirt të madh dhe demokrat. Njeriu që besonte në miqësinë, madje ai thoshte miqësinë me disa shtete e kombe, dhe në miqësi të përhershme me SHBA-t. Ai gjithmonë i kujtonte ata që i kishin bërë mirë Kosovës duke i falënderuar çdoherë publikisht me emër e me mbiemër. Lidhte miqësi dhe synonte të ngrinte monumente të këtyre miqësive duke ndarë gurë të çmueshëm gati për të gjithë ata që e vizitonin ose që i vizitonte.

Kryetari Rugova është politikani dhe intelektuali i parë shqiptar që hapur thërriste dhe shpallte bekime nga Zoti për vendin dhe popullin tonë, duke th?n?: Zoti e bekoftë Kosov?n! Zoti e bekoftë Amerik?n! Zoti i bekoftë shqiptar?t!

Përfundimisht, politika, kultura dhe mendimi i tij u ndërtuan mbi vetëdijen dhe kulturën krishtere perëndimore dhe kombëtare. Presidenti i parë i Kosovës përveç se ishte një politikan, letrar ai ishte edhe një lider shpirtëror.

 

Tri tipare të tij: durimi, heshtja dhe buzëqeshja

 

Durimi, heshtja dhe buzëqeshja e tij ishin shprehjet e tij më të thella filozofike. Durimi i tij ishte i nevojshëm për ekzistencën kombëtare dhe për t’iu shmangur të ligut. Heshtja ishte për maturi, meditim dhe vizion të tij. Buzëqeshja ishte shprehja e kurajës, e shpresës dhe e sinqeritetit të tij. Buzëqeshja e tij ishte edhe përballje me jetën, sfidat dhe me ligësitë. Buzëqeshja e tij ishte edhe lamtumira e tij.

 

Politikani jokonvencional

 

Rugova nuk ishte një tip politikani konvencional, prandaj edhe fjalori i artikulimeve të tija politike ishte më shumë emblematike, ose formulative, prandaj ai nuk ishte imponues. Derisa burrështetas të tjerë me aq shumë investime, droje, e roje e fshehin gjendjen e tyre shëndetësore, kurse në anën tjetër Ibrahim Rugova shfaqet vetë para opinionit dhe  e tregon të vërtetën, dhe këtu del ai karakteri i tij prej një burri dhe një malësori shqiptar. Një kohë të gjatë ai është sjellë sikur të  ishte i ati i Kosovës.

 

Rugova politikani më i njohur shqiptar në botë

 

Rugova, për mendimin tim, mbetet figura politike më e njohur shqiptare në botë, dhe figura më e madhe politike shqiptare ndër gjithë shqiptarët, kudo në botë. Rugova ishte njeriu dhe politikani më i njohur shqiptar që ka pasur admirimin më të madh se kushdo tjetër politikan shqiptar nga bota perëndimore. Rugova ishte njeriu i besimit. Kryetari Rugova kurrë nuk e pëlqeu konfliktualitetin. Ai ishte njeriu i durimit dhe i maturisë. Përveç tjerash, me shumë zell e ka studiuar veprën e shkrimtarit kryesor të kulturës kombëtare shqiptare Pjetër Bogdani. Kryetari Rugova  ishte lexues pasionant i Biblës, dhe mahnitej me toponimet iliro-shqiptare të saj. M? kujtohet kur n? shtatorin e vitit 1993 i dhamë s? bashku me Pastor Anton Krasniqin Bibl?n komplet t? përkthyer p?r her? t? par? n? gjuh?n shqipe, ai na tha se k?to koh? po i lexonte dhe i studionte Psalmet e Davidit.

 

Pushoftë në praninë e Zotit

 

Normalisht si çdo njeri tjetër, si çdo kryetar tjetër, si çdo intelektual tjetër, edhe ai i kishte të metat e tij, por për shkak të momentit, për shkak të veprës së tij, për shkak të jetës së tij, për shkak të idealeve të tij, e sidomos për shkak të nevojës që ai të ishte ende me ne, nuk mund të ndalemi në to tani, prandaj sot po e kujtojmë me respekt dhe me admirim kryetarin e parë të Kosovës, duke u lutur për familjen e tij, për vendin tonë, dhe duke e falënderuar Zotin për Presidentin Dr. Ibrahim Rugovën.

 

Zoti e ngushëlloftë familjen e tij!

Zoti e ngushëlloftë popullin shqiptar!

Zoti e ngushëlloftë Kosovën!

 

Pushoftë në paqe dhe në praninë e Zotit!

Amen!

 

Sh?nim:

Pastor Femi Cakolli ?sht? Kryetar i bashk?sis? fetare “Kisha Protestante Ungjillore  e Kosov?s”, dhe autor i disa librave.