| E enjte, 27.01.2011, 07:30 PM |
 Sabit RRUSTEMI
Sabit RRUSTEMI
I HESHTË DHE ERËRAT
(Shkambi i Kavajës në katër pamje)
I..
Sa dallga u përplas
Mbi tëndin gjoks
E u kthye mbrapshtë
Heshtur e pa lavd
Shkamb mbete
Përballë këtij deti të pa anë
I patrembur me krejt këto gjamë
Nuk qave kurrë
As lot derdhe
Qau ky përbindësh i zi
Që nuk arriti në tënden lartësi
Në shenjë mllefi
Përnatë ta grabit hënën
E ta çmend
Nëpër të errtën thellësi
Ditën ta mbështjell
Ta hudhë
Në kaltërsi
Ti
Rri e pret bri rruge
Kohërave që ikin varg
Nuk trembesh 
Anise pritja 
Përditë të gërryen ngapak
Atë sykaltëroshe
Me flokë prej uji
Tek zbret si puhizë
Fytyrës sate të gurtë
Pret
II.
Pëballë Shkambit që s’thyhet
Deti zhgrehet në vaj
Ditenatë e mësynë
Vetëm faqet ia shpërlanë
Ai kokën s’e qanë 
I heshtë dhe erërat
Një mal vitesh
Shkamb e breg
As pritja bri udhe
Nuk e djeg
Pret aty pret
Me pritje pritjen vret
 III.
Deti nuk u e përpiu dot Majën tënde 
Atë plis prej guri 
As bubullimat nuk të trandën 
Ajo Faqe jotja 
U gurëzua në pritje
 
Male e male valësh 
Nuk t'i lanë e sh'planë ato dhimbje 
Vetëm pritja 
Gjurmë të çarash  
Të la  
Dashuria që nuk e shijove 
Dhe, 
Ti pret pret pret 
IV.
Një diell pogaqeje  
Për çdo mbrëmje 
Lëshohet ngadalë e fshihet
Në këtë fushë të kaltërt 
E pambarim 
Është faqja jote, 
Apo loti që më kërkon
 
Nga zanafilla e këndej
Mjeshtrinë e Pritjes ushtroj
Deri tek një Ditë e re
 
Një tjetër fushë të kaltërt
E të pafundtë
Krijova sipri për sytë e Tu
Universi im i ri
Përmes dritës sate shëndris
E nisem kah Ti 
 
Tek ai sy grishës
Tek i ëmbli gji
Ta shamngë atë lot
T’ mos pikojë mbi mua 
(28 gusht 2010 - 26 janar 2011)