Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Kostaq Duka

| E enjte, 27.01.2011, 08:27 PM |


Kostaq Duka

 

 

Loje e shfytyruar

 

20 vjet.

Mijra akte,

here drame,

here operete,

me shume tragjedi.

 

Skenaristit i'u mbaruan fjalet,

aktoret u ngjiren,

nga dhjami i tepert,

vec hiqen zvarre.

 

Skena mjerane e politikes,

salle spitali te semuresh psiqike.

 

Per matane,

populli spektator,

njehere ne kater vjet

luan rolin e figurantit, duke shperdoruar

ne kuti hajdutesh te vetmen pasuri-voten e lire.

 

 

Alergji

 

Kam alergji nga rradha.

Rradhe e edukuar ne kopeshtin e femijve,

ne blerjen e qumeshtit ne netet e akullta,

ne rreshtimet zboriste,

ne mitingjet populiste,

ku veshet shpohen tej nga thirrjet e liderve.

 

Kam alergji nga rradha

ku liria vullnetarisht vihet nen pranga.

 

Janar, 2011