Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Valentin Bruçaj: Kryeministri ka vendosur te perdore ushtrine, shqiptaret jane te ftuar te ruajne qetesine

| E merkure, 26.01.2011, 08:59 PM |


Kryeministri ka vendosur te perdore ushtrine, shqiptaret jane te ftuar te ruajne qetesine

 

Nga Valentin Bruçaj

 

Nje vend nuk mund te shnderrohet kurre ne nje vend demokratik kur ne drejtim te shtetit ka kuadro qe nuk besojne ne demokraci. Mentaliteti i politikaneve qe drejtojne sot vendin, rrezikon t'a çoje Shqiperine drejt nje krize te pakthyeshme, qe do te kishte pasoja te pariparueshme per te ardhmen e krejt kombit. Sipas kryeministrit te vendit, ne Shqiperi eshte ne vazhdim e siper nje grusht shtetit. Ai deklaroi ne nje takim me drejtues te Ministrise se Mbrojtjes se, “kam të dhëna se puçistët kanë vetëm një vullnet të vazhdojnë puçin. Kjo është mbi bazën e të dhënave shumë të qarta. Ju garantoj se duke qenë ju në detyrat që keni, ekzistojnë potenciale të tjera që puçit t’i shtypet koka”. Fjalet e kryeministrit jo vetem qe jane te nje rendesie te jashtezakonshme por perbejne brenda tyre nje rrezik konkret per te ardhmen e vendit dhe per aspiratat e Shqiperise per t'u integruar ne Bashkimin Europian. Do te doja t'i kujtoja kryeminstrit se, Forcat e Armatosura Shqiptare jane nen komanden e presidentit te Republikes, dhe kryeministri nuk e ka asnje kopentence ne menaxhimin e ketyre forcave. Por kryeministri eshte mesuar qe mos t'i respektoje institucionet, dhe ç'do gje eshte brenda karakterit te tij politik.

 

Perplasja mes institucioneve nuk eshte nje fenomen e ri per kryeministrin e vendit. Perplasjet institucionale me Presidencen dhe ishpresidentin Moisiu, ishin ne rendin e dites, ashtu siç jane ne rendin e dites sot, perplasjet me Prokurorine. Ne asnje vend tjeter demokratik nuk kishte ndodhur qe mos te zbatohej urdher-arresti qe vjen nga Prokuroria. Pamvarsisht nese ata jane fajtor apo jo, refuzimi i atyre flete-arresteve verteton se sa i brishte eshte shteti shqiptare dhe demokracia e shume proklamuar, ku eshte kostant rrezikun i perplasjeve te institucioneve. Dhe kete radhe kryeministri nuk mund te akuzoje Prokurorine per lidhje me socialiste, duke kujtuar se ka qene vete kryeministri qe ka propozuar Ina Ramen ne krye te organinit akuzator.

 

Sikur tentativat per grusht shtetit te vinin nga vendet tona fqinje, shqiptaret do te kishin detyren morale qe te ngriheshin per te mbrojtur vendin. Por, duke pare se keto tentativa (sipas kryeministrit) vine nga opozita shqiptare, atehere rreziku eshte ende edhe me i madh, vendi rrezikon te shkoje drejt nje lufte civile. Nje skenar qe shqiptaret e pane edhe ne vitin 1997, ku ne drejtim te vendit ishte gjithmone kryeministri aktual.

 

Drejtuesit e Partise Socialiste, nuk jane aspak me te mire se ata te partive tjera politike, dhe mund te kene shume difekte, por nuk duhet harruar se i voton 50% e popullit shqiptar. Ajo pjese e popullit qe zbriti per te protestuar pak dite me pare, dhe qe kryeministri e akuzon per grusht shtetit. Nje grusht shtetit qe duket gjithmone e me i çuditshem, per faktin se ata qe akuzohen per kete tentative jane disa mijera qytetare shqiptar te paarmatosur. Eksperienca e permbysjes se rregjimeve te ndryshme ne vendet e tjera, na meson se nje grusht shtetit vjen eskluzivisht dhe vetem nepermjet forcave te armatosura. Forca te armatosura(te rendit) qe kryeministri i vendit, vertetoi se i kontrollon plotesisht, duke pare rezultatin e protestave te 21 janarit dhe pasojat e kontrollimit te tepert nga ana e kryeministrit(3 te vdekur).

 

Lufta politike mes forcave politike shqiptare ne nje fare menyre eshte edhe e kuptueshme. Edhe mbajtja e pushtetit me ç'do kusht edhe tentativa e marrjes se e tij me te gjitha mjetet. Nuk eshte e kuptueshme se si kryeministri me deklaratat e tij te papergjegjeshme eshte duke çuar vendin drejt ndarjes si ne vitin 1997. Ne socialist dhe demokrat, ne verior dhe jugor. Aq me teper kur e dime shume mire se Veriu voton PD-ne dhe Jugu PS-ne. Ne nje kohe kur shqiptaret enderrojne te bashkohen me Kosoven, kryeministri i vendit akuzon 50% te popullit si jane "puçista". Jam dakord se Edi Rama eshte nje politikan i korruptuar si te gjithe politikanet e tjere, por ka shume njerz qe simpatizojne per personalitetin e tij dhe partine qe ai drejton. Ashtu sikur ka shume shqiptar qe sipatizojne per kryeministrine dhe partine e tij.

 

Ne kete pike, duhet shpresuar me shume tek gjakeftohtesia e shqiptareve se sa tek kapaciteti intelektual dhe politik i kryeministrit te vendit. Nje kapcitet shume i limituar, po te mendojme se ka organizuar nje miting popullor te shtunen, nderkohe qe te premten zbret ne shesh perseri opozita. Ne vend qe kryeministri te kontribuoje per uljen e gjakrave, u ben thirrje sipatizanteve te tij qe te zbresin ne rruge. Te zbresin ne rruge kunder kujt? Zakonisht, eshte opozita qe organizon protesta, kunder qeverise dhe jo anasjelltas. Vetem Berlusconi, ne Itali, organizon manifestime edhe atehere kur eshte ne pushtet.

 

Per te miren e vendit, do te ishte e udhes qe opozita t'a anulloje manifestimin e programuar per te premten, edhe se do te ishte nje humje e padiskutueshme e demokracise(gjithmone duke menduar se jetojme ne demokraci).Ashtu edhe qeveria te anulloje manifestimin e se shtunes dhe te mendoje me shume per te qeverisur vendin, se sa per aventura qe nuk te shpien askund. Ne pritje qe Shqiperia te jete nje vend demokratik dhe te kete nje qeveri demokratike, shqiptaret jane te ftuar qe te ruajne gjakeftohtesine dhe protestat e tyre demokratike t'i lene per dite me te mira.