| E merkure, 26.01.2011, 06:56 PM |
 Engjëll Koliqi
Engjëll Koliqi
MOS U HARRONI
O ju njerëz të mirë
Të regjimit tim
Kujdes
Mos hyni
Dhe mos u harroni
Pyjeve t’intereseve
Sepse andej ju gjejnë rreziqet
-
Vjen edhe vdekja!
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
HESHTJE QË ZHURMON
Në këtë stinë të  ndërlikuar
Është e fshehur
Dhe kudo shihet
Një heshtje e imponuar
Që shumë zhurmon
Edhe shumë telashe e ndërrime
Shkakton
...
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
PËRJETËSI
Historia e dashurisë sonë
Është shekullore
Dhe ka përpara
Një përspektivë të pakufijshme
Deri në amshim
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
NË HAPJE TË FESTËS
Bukur dhe hijeshëm
Është paralajmëruar
E lumja stinë
Dhe amshimi i dashurisë
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
NË SYRIN  E ETUR
Shumë pamje
Shumë ngjyra
Dhe shumë qëllime
Ndërrojnë
Me ëndërra absurde
...
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
TE NE EDHE TE JU
Mjerisht
Edhe në këtë stinë
Në çdo pëllëmbë
E në çdo kohë
Këndojnë intereset
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
BRENDA LETRËS
Me penën time të dashurisë
Derdh shumë fraza
Dhe porosi mirësie
Siç më thotë zemra
Në dobi
Dhe për kënaqësinë
E të gjithëve
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
NË VRINGËLLIMIN E PUTHJEVE
Me ligje mrekullie
Në çdo minutë
Mes buzëve
Ndërmjet puthjeve të dashurisë
T’ëmbëla fërkime
Këndshëm vringëllon flaka e dashurisë
-
Zgjate Zot
Këtë të pestën stinë
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
N’ANËN TONË
Në këtë të pestën stinë
Mrekullitë kanë filluar
Në kopshtijet e dashurisë
Përrallat e bukura bëhen realitet
Dhe hyjnë në kushtetutë
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
NË VOLUMIN E PARË
Me shije të posaçme
Kam vënë tërësisht
Të vërtetat e bekuara
Dhe realitetin
E dashurisë
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
EDHE PO...
Kurrë nuk duhet thënë
Nuk bëhet kjo
As nuk ndodhë ndryshe
Edhe po
...
Në këtë botë interesesh
Gjithçka ndodhë
E gjithçka bëhet
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
NUK KALOJNË ORËT
Në monotoninë e natyrshme
Kur secili bën veprime të çuditshme
Sipas mendjes së tij
Që kanë vetëm një cak
Atë të intereseve ditore
Shtohet mërzia
Deri në maksimum
Nuk kalojnë orët
Koha nuk shihet fare
Duke lëvizur
...
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
PYETNE ZEMRËN
O njerëz vullnetmirë
Para se të bëni çdo hap në jetë
Pyetne zemrën
Kah duhet të shkoni
E si duhet të ecni
...
Kështu jemi të sigurtë
Në mrekullitë e dashurisë
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
NË MBYLLJE TË FESTËS
Pas pikës së madhe
Janë vënë urdhëra të reja
Për të përmbushur
Mirë e më mirë
Misionin e shenjtërueshëm
Të dashurisë
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
NË TENTATIVËN E PARË
Me ose pa qëllim
Me ose pa vetëdije
I kanë shkelur rregullat
Dhe janë futur rrugës së krimit
Ndjekur nga mëkatet
Që në tentativën e parë
Të përmbushjes së interesit absurd
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
KUSH TË THA?!...
Që unë nuk jam në këtë botë
E nuk të shoh ty
...
A mund ta di?!
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
VIJNË FJALËT
Kur brenda në zemër
Lëviz e vallëzon dashuria
Shprehjet janë të natyrshme
Fjalët vijnë vetë
Dhe bëhen përrallat
Dhe tregimet reale
Më t’ëmbëla se mjalti
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
NDËRMJET PIKAVE TË DASHURISË
Ndjehemi të çliruar në shpirt
Më të fortë
Dhe shumë të lumtur
Të vlefshëm dhe të frytshëm
Për njerëzinë
Dhe mirësinë!
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
TEJ SIGURISË
Me dashjuri
Dhe vetëm me dashuri
Gjejmë rrugën e bekuar
Të parajsës së lumturisë
Dhe mjaltin e përjetësisë
-
Gëzuar!
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
NË MENDJEN TIME
Urrejtja s’ka vend
Sepse
Flaka e dashurisë është shumë e fortë
Dhe solidariteti i pakufijshëm
Për tokën time
Dhe për mbarë njerëzinë
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
HAPENI DERËN
Mos ngurroni o njerëz
Hapeni derën
Dhe hyni në kështjellën e dashurisë
Aty gjeni krenarinë
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
NË SUKSESIN E RI
E ndjejmë vetin ngadhnjimtarë
Dhe me krenari
Mbarë njerëzimit
Dhe botës
I dhurojmë 
Dashuri
Dhe lumturi
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
NA KANË THËNË
Që mbas stinës së vuajtjeve
Vjen stina e pestë
Dhe e hapë epokën e përjetshme
Të dashurisë
Dhe të lumturisë
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
DUKE MBLEDHUR ARGUMENTET
Duhet të hyj
Të gjitha shtigjeve
Në të gjitha relievet
Dhe të mbërrij në kështjellën e dashurisë
Hap pas hapi
Ndërmjet këngëve të bukura
E ndërmjet kënaqësive
Vjen e më ndihmon historia
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
NË MENDIMET TONA
Ndjehemi më të lehtë
Me porosi të dashurisë
Ëmbëlsohe zemrat
Dje mdritem kokat
Përgatitet terreni
Për kënaqësi të pafundme
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011 
BUZËT E MIA DUAN...
Fjalë t’ëmbëla
Për të shqiptuar
N’aktet e dashurisë
Dhe mjaltin emrekullive
Për ta shijuar
Sot 
E përgjithmonë
                        Garlate (Lecco), 10 janar 2011
NON DIMENTICATEVI
O voi – buona gente
Del mio regime
Attenti
Non entratevi
E non dimenticatevi
Nei boschi degli interessi
Perché di là vi trovano i pericoli
-
Arriva anche la morte!
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
SILENZIO CHE FA RUMORE
In questa delicata stagione
E nascosta
E dappertutto si vede
Un silenzio imposto
Che fa tanto rumore
Anche tanti guai e cambiamenti 
Causa
…
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
ETERNITÀ
La storia del nostro amore
È secolare
E ha davanti
Una prospettiva infinita
Fino all’eternità
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
NELL’APERTURA DELLA FESTA
Bello e graziosamente
Si è preavvisato
La beata stagione
Dell’eternità dell’amore
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
NELL’ASSETATO OCCHIO
Tanti visti
Tanti colori
E tanti scopi
Cambiano
Con assurdi sogni
…
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
DA NOI ANCHE DA VOI
Purtroppo
Anche in questa stagione
In ogni palmo
E in ogni tempo
Cantano gli interessi
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
DENTRO LA LETTERA
Con la mia penna dell’amore
Verso tante frasi
E raccomandazioni della carità
Come mi dice il cuore
Al favore
E per il piacere
Di tutti
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
NEL TINTINNIO DEI BACI
Con leggi del miracolo
In ogni minuto
Tra le labbra
Tra i baci dell’amore
Dolcissime frizioni
Piacevolmente tintinna la fiamma d’amore
-
Dio prolunga
Questa quinta stagione
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
NELLA NOSTRA PARTE
In questa quinta stagione
I miracoli sono iniziati
Nei giardini dell’amore
Le bellissime favole diventano realtà
Ed entrano nella costituzione
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
NEL PRIMO VOLUME
Con particolare gusto
Ho messo completamente
Le benedette verità
E la realtà
Dell’amore
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
ANCHE SÌ …
Mai non dobbiamo dire
Non si fa questo
Neanche succede quello
Anche sì
…
In questo mondo degli interessi
Tutto quanto succede
E tutto quanto si fa
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
NON PASSANO LE ORE
Nella monotonia naturale
Quando ognuno fa strane operazioni
Secondo la sua mente
Che hanno solo una destinazione
Quella degli interessi giornalieri
La noia si aumenta
Fino al massimo
Non passano le ore
Il tempo niente si vede
Muovendo
…
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
DOMANDATELO IL CUORE
O gente di buona volontà
Prima di fare ogni passo nella vita
Domandatelo il cuore
Dove dovrete andare
E come dovrete camminare
…
Così siamo sicuri
Nei miracoli dell’amore
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
NELLA CHIUSURA DELLA FESTA
Dopo il grande punto
Sono dati nuovi ordini
Per riempirsi
Buono e più buono
La santissima missione
Dell’amore
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
NEL PRIMO TENTATIVO
Con oppure senza scopo
Con oppure senza consapevolezza
Li hanno calpestato le regole
E sono entrati nella strada del crimine
Seguiti dai peccati
Dal primo tentativo
Del compimento dell’interesse assurdo
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
CHI TI HA DETTO?!...
Che io non sono in questo mondo
E non vedo te
?!...
Posso sapere?!...
                                    Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
VENGONO LE PAROLE
Quando dentro il cuore
Muove e balla l’amore
L’espressioni sono naturali
Le parole vengono da sole
E diventano favole
E reali racconti
Più dolci del miele
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
TRA LE GOCCIA DELL’AMORE
Ci sentiamo liberi nell’anima
Più forti
E molto felici
Utili e fruttuosi
Per l’umanità
Con la carità!
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
OLTRE LA SICUREZZA
Con amore
E soltanto con amore
Troviamo la benedetta strada
Del paradiso di felicità
E il miele dell’eternità
-
Evviva!
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
NELLA MIA MENTE
Per l’odio non c’è posto
Perché
La fiamma dell’amore è troppo forte
E la solidarietà infinita
Per la mia terra
E per l’intera umanità
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
APRITELA LA PORTA
Non esitare o gente
Apritela la porta
Ed entrate nel castello dell’amore
Lì trovate l’orgoglio
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
NEL NUOVO SUCCESSO
Sentiamo se stessi trionfanti
E con orgoglio
All’intera umanità
E al mondo
Doniamo
Amore
E felicità
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
CI HANNO DETTO
Che dopo la stagione delle sofferenze
Arriva la quinta stagione
E apre l’eterna epoca
Dell’amore
E di felicità
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
RACCOGLIENDO GLI ARGOMENTI
Devo entrare
In tutti varchi
In tutti rilievi
E arrivare nel castello dell’amore
Passo dopo passo
Tra le bellissime canzoni
E tra i godimenti
Viene e mi aiuta la storia
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
NEI NOSTRI PENSIERI
Ci sentiamo più leggeri
Con raccomandazione dell’amore
Si dolcificano i cuori
E s’illuminano le teste
Si prepara il terreno
Per godimenti infiniti
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011 
 
LE MIE LABBRA VOGLIONO …
Dolcissime parole
Di pronunciarle
Negli atti dell’amore
E il miele dei miracoli
Assaggiare
Oggi
E per sempre
                        Garlate (Lecco), 10 gennaio 2011