Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Çlirim Uça: Kujto besëlidhjen me Zotin, Kadri Mani!

| E marte, 25.01.2011, 08:56 PM |


Kujto besëlidhjen me Zotin, Kadri Mani!

 

Nga Çlirim Uça

 

„Është fat i madh që njeriu nuk ka brina, se do t‘na shqynte fare dhe do të arsyetohej se nuk është qenje penalizuse“ - Çlirim Uça

Çastin më të keq, e mbase të vetmin deri më tash , te Faqja ZSh e kam përjetuar kur pata rast të shihja përplasjeten e ish Liderit tim, Kadri Osmani (tash Mani), me lexues, figura dhe personalitete të ndryshme, të njohura dhe të panjohura. Meqenëse Kadriu kishte ndrruar emrin, por dhe pamjen prej moshës, në fillim Kadri Manin e dija për një njeri tjetër. Gjuha plot urrejtje e këtij të fundit nuk mund t‘i shkonte atij heroit tonë, Kadri Osmanit, i cili dikur na ishte bërë inspirim për qendesë kundër armikut serb.

Por kaluan vetem pak ditë dhe dikush në ato komentet konfliktuoze, në kllapa, i vuri edhe emrin e mëpareshëm, Osmani. Perjetimi im i atij çasti qe fort i ngjashëm me shpërthimin e një bombe marreje. Kjo, jo shume për fajin e Kadriut, sa për dobsinë time, që me gjëra të lidhem tepër emocionalisht. Dorën në zemër, kjo që thash nuk është pa gjak e shpirt, se njeriu nuk e ka krejt të lehtë të shohë duke i rënë heroit të tij me baltë dhe, të paktën, të mos skuqet. Se njerëz jemi dhe nga parime morale tërhiqemi. Por nuk duhet harruar as thënjen se „ gjithkush korrë ate që ka mbjellur“, se as kjo nuk duhet të jetë thënë nga ndonjë budalla.

Kur rreth tre muaj më parë Kadriu bëri të njohur konvertimin e tij në të krishter, shpresova të ishte një rast i mirë që ai të fillonte një sjellje tjetër dhe, së paku, të ishte në përputhje me frymën dhe filozofinë e besimit të ri, libri i të cilit thotë:“ kur të godasin në njërën faqe, jepja edhe tjetrën“, ose edhe më shume“ fali, Zot, se nuk po dijnë se ç`po bëjne“.

Konveritimi i Kadri Manit dhe beselidhja me besimin e ri:

 

BESËLIDHJA IME ME ZOTIN

 

- pagëzimi me ujë -

E Marte, 24-08-2010, 09:15pm (GMT

- pagëzimi me ujë besëlidhja ime me zotin!e

Unë Kadri Osmani i lindur më 23.01.1937 në Makresh t? Posht?m, lidhi Besëlidhje me Perëndinë, përmes Birit të tij, Jezus Krishtit.

Dëshmia ime për këtë Besëlidhje është se vendosi që të pagëzohem me ujë, në emër të Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë, duke VENDOSUR:

1. Gjithë jetën time do të besoj Perëndinë.

2. E pranoj në jetën time gjithmonë Jezus Krishtin për Zotin dhe Shpëtimtarin tim.

3. Se do ta besoj Fjalën e Zotit – B i b l ë n !

4. Pranoj se do të jem pjesëtar i rregullt, me të gjitha detyrimet në Trupin e Krishtit, në Bashkësinë e tij.

5. Do të sillem në jetën time çdoherë si i krishterë: në jetën private, bashkëshortore, familjare, në Kishë, në punë dhe kudo tjetër.

6. Gjithmonë do të dëshmoj besimin tim dhe se do të ndërhyj për emrin e Zotit.

7. Do t’i qëndroj besnik kësaj Besëlidhje me Zotin në çdo situatë të jetës sime.

Ky është përkushtimi im personal ndaj Zotit!

 

Nga vëzhgimet e mija (nuk e fsheh që e kam vëzhgua, jo si një çimkë, por si një adhuruse dhe i brengosur), në fillim sikur m’u duk një sjellje pak më e përmbajtur. Por kjo qe tepër e shkurtë. Kadriu vazhdoi prap me të vjetren.

Pasi konsideroj që kupa është mbushur përplot, dhe jo vetëm unë, por edhe të tjerë, nuk po e duan këte frymë urrejtje, siç bëri edhe Burri, Kel Gruda, kur i kerkoi: „Duhet të më kërkoni falje edhe mue, që m’i fyet vëllaznit komunistë“, ndjej të kemë legjimitetin moral e ndjesore të të them: mjaft, Kadri, me përbaltosjen tënde. Do të ishte mirë që menjëherë t`u kërkoje falje njerëzve, Zotit , Krishtit. Mua nuk më mbetet tjetër, pos nëse vendosë ta bësh këtë xhest , të të përkrah duke marrë ungjillin në dorë dhe të lutem për ty. Unë këte e bëj me nder, sepse e ndjej detyrë te kujdesëm për herojt e vendit tim.

Koncepti yt patriotik është dëmtuar shumë. Ti për Atdhe konsideron gjeografinë e tij, me fusha, male, lumej , liqej, dete etj, por jo edhe popullin, për të cilin ke dhënë gjitheçka.

Me sa une kame kuptuar nga ajo qe ti ke shkruajtur deri me sot, populli per ty është:

Kategori shtazore, mitike, armiqësore, kriminale, me të meta dhe shemti të panumerta.

Ja argumentimi i nxjerrë vetem nga dy komente tuajat:

Repliko me veten tënde o Hasan hajvani!

Kadri Mani 22-01-2011, 09:01am

„Dhe shko te mjeku i syve, o daltnist, nëse nuk je fare qorr? Ti je i poshtër me vetë faktin se as ke amër as fëtyrë, i pafëtyrë! I korruptuar apo i droguar? Ti qeke vampir e gjakatrë, dë fajson demokracinë, e cila kulmoi m Autostradën, arterien e gjakut të bashkimit kombëtar. Protesta shihet edhe nga ekranet, dhe e pamë ne dhe e pa bota; po ti paske marrë pjesë me banditët!?

Kur tha:"Protesta ishte plotesisht paqesore."- ti s'je pos një lapaqen, që del ndesh konstatimeve kombëtare-ndërkombëtare. Kjo protestë është organiz uar nga kanibalët, njerëzngrënësit.

Dhe ti, mjeran, brengosesh për naivitetin tim e jo për naivitet tua trashamane!?

Ti nuk dUhet ta përmendish zotin as popullin, para se ta rrjepish mukozën e buzëve, të gojës e të gjuhës tënde të përdalë.

Protestat janë organizuar nga ata që kanë festën e përbashkët, 29 nëntorin dhe përshëdetjen e përbashkët me tregishta!!!

Kam jetuar në Shqipëri 4 vjet e gjysmë: dy herë Serbiaa ka hyrë në Kosovë përmes Shqiprisë!!“

„Nuk u vranë tre persona, por u vranë tre bizona“

Kadri Mani22-01-2011, 10:50pm

„Ata u panë me brirë bizonësh, dhe Garda pandehi se bizonët e dresuar nga Kryebizoni Edi Rama, kanë dalë nga kopshti zoologjik, dhe në mbrojtje të domosdoshme, i qëlluan, dhe këtu s’ka asnjë përgjegjësi.

Kësaj i ka paraprië shtypi i erdhë e shtypi i zi në përgjithësi, në veçanti shkarravinat në internet, agjencitë e turpit të Çamërisë e të Pashtrikut... të gjithë siacial-fashistët gjithandej...

Edhe të huajt, ajo xhagajdurja sllovene, e cla ende nuk është distancuar nga policia e vet fashite, e cila vriste kosovarët!

Të lirohen 6 policët e Gardesh dhe të shpëblehen për qënderesn heroike.

As familjarëve të tre bizonëve nuk ju shprehim ngushëllëme; përkundrazi, ato duhet të turpërohen për mercenarët e vet të Edi Ramës“.

Me vjen të pyes, a i shkon kjo mënyrë e të folurit:

- një patrioti, një burri të qendeses kundër pushtuesit, pse jo, një Heroi

që ka inspirua edhe breza.

- një të moshuari që ka kaluar të 70-tat.

- një botuesi (Rev. Shqiperija Etnike)

Çdo njeri i arsyeshem besoj të thotë: jo, jo, jo.

Po ashtu, ti Kadri, ke edhe një koncept patriotik ushtarak, diktatorial, anarkist, por jo demokratik, sipas të cilit ti je komanduesi, urdhëruesi. Të tjerët duhet të jenë vetëm ushtarë. Nëse jo, zgjedh të gjitha epitetet e shëmtuara që Ti ua përèplasë. Po panë ndryshe nga Ti, ata janë daltinista e qorra, e çka jo tjetër, por jo njerëz.

Shiko konceptin tand patriotiko-ushtarak, diktatorial, stalinist:

Kadri Mani: Në emër të popullit shqiptar

E Premte, 21-01-2011, 06:58pm (GMT)

NË EMËR TË POPULLIT SHQIPTAR

(Gjarpëri goditet në kokë- popullore)

 

Per keta persona:

„Arta Dade-Edi Rama-Erion Braçe-Gramoz Ruçi-Sabit Brokaj-Skënder Gjinushit-Spartak Ngjela.

 

Ministri i Drejtësisë të rrezikojë ta tejkalojë masën e kompetencës dhe t’i godasë në kokë këto 7 koka serbi dhe bandën e tyre përreth- me rrezik që pastaj të japë dorëheqje“.

 

E shtune 22 Janar. Kadri Mani:

 

“Të lirohen 6 policët e Gardes dhe të shpëblehen për qënderesën heroike”

 

Nuk me keni kursyer as mu:

Or Çlirim qyqi! Kadri Mani

„Nuk t'i pas mbushur sytë e lëbyrur Autostrada!?- arterja e gjakut e bashkimit kombëtar!?

Ti pandeh se je mjaft i pjekur!?- e nuk sheh as një grimë përtej hundës!

I ligu për mend i Molierit nuk donte të mësonte as prozë as poezi!! Por diça tjetër, që nuk ka“.

Këtu do të doja t`ju përgënjeshtroja vetëm sa i përket Autostradës së Kombit. Sado që ky term nuk është dëgjuar ndonjëherë më parë, pasi të gjitha rrugët dhe autostradat janë kombetare, Autostrada Durres – Morinë, me gjithë mangësite e saj: kthesat, ngritjet, rënjet dhe gjërsija e shiritave jashte çdo standardi europian, me të cilat gëzon epitetin e Autostradës Tipike Shqiptare, mbetet një vepër shumë e rëndësishme.

 

Ma merr për të mirë kritiken Kadri Mani.

Përshëndetje, Çlirim Uça