| E marte, 25.01.2011, 08:23 PM |
KRIJUESI GJOK SOKOLI TRI DEKADA PUNE I KURORIZOI ME LIBER
Nga Albert Shala, Gjakove
Libri i Gjok Sokolit ''Proze popullore nga Rrafshi i Dukagjinit'', pjesa e pare eshte liber i cili paraqet thesarin tone popullor sepse eshte vjelur nga populli neper odat tona,ku krijuesi Gjok Sokoli me dekada te tera me perkushtimin e jashtezakonshem iu rrek punes hulumtuese per te dal ky liber per gjeneratat e ardhshme.Libri eshte i pari i ketij lloji ne Rrafshin e Dukagjinit,ku 24o faqe te ndara ne kater kapituj perfshin anekdota,pleqni dhe nje numer te konsiderushem i fjaleve te urta popullore te cilat konsiderohen si kontribut shume i cmuar per kulturen tone popullore.Ky liber eshte nje pune e vecante sepse paraqet thesarin e popullit tone te marre brezave neper odat tona,ku shume refimtar nuk jane me gjalle e te dhenat e tyre jane ruajtur.Gjoka si njeri i cili perjetoj tmerre ne luften e fundit,me kete liber te rikthej qetesin shpirterore dhe ate e gjeti te thesari i popullit tone.Autori Sokoli nuk ndalet se krijuari ne fusha te ndryshme te shkrimit shqip,si poezi,publicistik,ndersa tani e kurorizoi punen tri dekadeshe te mbledhjes se thesarit popullor nga treva e Dukagjinit e me gjere.Ne doreshkrim ky autor ka edhe librin e dyte me te njejten permbajtje per te cilin punoj si bleta odave te Dukagjinit dhe Malsise se Gjakoves.