Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lulzim Logu: Hajku për verën

| E marte, 25.01.2011, 08:41 PM |


Lulzim Logu

 

Hajku për verën

 

Kur dhemb shpirti

Dhe zemra ther

Ajo shuan zjarr…

Kurrë sjam dehur me verë

Kam zgjuar kujtimet

Rikthyer puthjet…

Vera dhe buzët e saj

Ishin shkaku I vetëm

Që nuk pi më…

Një gotë verë e kuqe

Përtej syve që presin

Ma kujton  kthimin…

Kurrë tjetër smund

Të jem si atherë me ty

Brenda një shishje vere…

Vera mi njom buzët e çara

Ju kthen gjakun e humbur

Puthjeve tua…

Përballë teje pi verë

Ta ngjall kujtimin

Në mermer të shkruar…

Khajami pinte verë

Esenini gjithashtu

Dhe Safo terbohej…

Lavdi verës së kuqe

Dhe peshkut mbi tjegull

Që harroi të jetojë…

Kur të shkoj nga kjo jetë

Marr me vehte pak verë

Stërpik trishtimin e fundit…