| E hene, 24.01.2011, 07:20 PM |
 POPULLI  DO PRANVERË
POPULLI  DO PRANVERË
 
Gjaku për karrigë pse derdhet sot,
nënat  e motrat pse të derdhin lot ?
Pse të  ofshan plaku e të qajë fëmija,
Për  qejf  të dikujt  vendin mbuloi zija ?!
 
Heshtur kanë  zogjët  edhe pse s’ ka borë,
dhimbja ka pushtuar  çamëri  e Kosovë.
Pikëllimi  mbërriu kudo në Mërgatë
dita e sotme  për ne u bë natë.
 
Gjaku në Tiranë  na  zyri  frymën,
populli do pranverën,
S ‘ ka nevojë për dimer.
  
Jusuf Zenunaj , 23 janar 2011