Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


LDD - Suedi: Akademi përkujtimore për të madhin Dr. Ibrahim Rugova

| E hene, 24.01.2011, 09:57 PM |


ME RASTIN E PESË VJETORIT TË NDËRRIMIT JETË TË PRESIDENTIT TË PARË DHE HISTORIK TË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA.

 

AKADEMI PËRKUJTIMORE KUSHTUAR TË MADHIT DR. IBRAHIM RUGOVA

-- nga Lidhja Demokraike e Dardanisë – Dega në Suedi, mbajtur në Ängelholm të Suedisë më 21 janar 2011. 

 

Në Ängelholm të Suedisë , në pranin e nji numrii të konsiderushëm të bashkombasve tanë ,të cilët kishin ardhur nga qytetet e ndryshme të Suedis ,si dhe nën patronatin e LDD-së Dega në Suedi, u mbajtë një Akademi përkujtimore, me rastin e pesëvjetorit të ndërrimit jetë të ish Presidentit të parë  historik dhe shpirtror të Kosovës dr. Ibrahim Rugova.

 

Pas intonimit të himnit kombëtar dhe atij dardan, dhe shpalljes të hapur të Akademisë nga z. Rrahman Rrahmani, sekretar i LDD-së Dega në  Suedi, i cili pasi  përshëndeti të panishmit dhe ju uroi mirëseardhje  në ketë Akademi përkujtimore ,ftoi për një fjalë rasti  kryetarin  e  LDD-së Dega në Suedi z. Hysen Ibrahimi, i cili ndër të tjera tha:

Sot jemi mbledhur këtu në këtë Akademi përkujtimore me rastin e pesë vjetorit të ndërrimit jetë të Presidentit tonë të dashur, për këtë figurë intelektuale të shquar të historisë kombëtare shqiptare po dalin studime të tëra dhe do të dalin edhe në të ardhmen, sepse Kryetari Rugova është njëri nga erudët më të shquar të kombit Shqiptar.

Personaliteti i Presidentit Rugova përbëhej nga trungu i lashtësisë familjare patriotike, nga trimëria, mençuria, aftësia, toleranca. Të gjitha këto formësonin personalitetin e tij, që tek ky njeri shifej fëtyra e vërtet e një shqiptari atëdhetar dhe sy patrembur. Kjo fëtyrë markante e tija, ka korrensponduar me tërë botën demokratike sidomos me SHBA-të, duke u lidhur ngushtë me miqësinë e përhershme amerikane. Aftësia e tij arriti të krijoi ambientin, të krijoi rrethin ku zhvillohej gjithëçka kombëtare që pikërisht lidhet me çështjen madhore drejtë pavarësisë së Kosovës dhe unitetin kombëtar shqiptar. Mbase në të gjitha vendet e botës ku shkoi dhe ku mundi të flas, ai e afirmoi çështjen kombëtare dhe në veçanti çështjen shqiptare në ish-Jugosllavi e posaqërisht në Kosovë, për dhunën dhe terrorin që ushtrohej mbi popullatën e pafajshme civile dhe duarëthatë, që e meriton një mbrojtje ndërkombëtare për t’i shpëtuar nga një kasaphane e  regjimit të shkjaut e cila tanimë ishte e përgaditur nga akademia e shkencave serbe të një plani që quhej ”patkoi”. Ky plan kishte për çëllim spastrimin etnik të Kosovës, duke ndërmarrë një aksion mbi shqiptarët nga policia dhe ushtria serbe, të shoqëruar nga paramilitarë dhe vullnetarë serbë të cilët janë të etshëm për gjakun e shqiptarit.  Tanimë kur u zbulua plani ”patkoi” edhe nga nderkombëtarët i përpiluar nga akademnia serbe e qubrilloviqëve që për synim kishte shfarosjen totale të popullit Shqiptar në Kosovë dhe më gjërë, gjë që kjo edhe u dëshmua me spastrimin etnik të popullatës shqiptare nga regjimi i shkjaut gjatë vitit 1999, dhe pas dëbimit total të popullatës nga Kosova nga policia, ushtria, paramilitarë dhe vullnetarë serb, shqiptarët u kthyen prap nëpër trojet e veta autoktone, falë ndërhyrjes së forcave të NATO-së me në krye SHBA-të, për të mbrojtur popullatën civile të Kosovës. 

Temat kryesore me ballafaqimin e vështërësive të popullatës shqiptare në Kosovë gjithëherë Presidenti Rugova i ka prezentuar me një emocion dhe me përjetim mendor e shpirtëror duke e krijuar idenë se si të shpëtohet ky popull. Ka pasur prirjen intelektuale, shkencore, politike dhe shpirtërore për t’i bindur secilin personalitet me të cilin ka biseduar nga burrat e shteteve perendimore kryesisht që ishin qendra të vendosjes. Ai gjithëherë duke komunikuar me botën perendimore ka përfillur zërin e arsyes, prandaj suksesi nuk ka munguar sepse transmetonte guximshëm dhe krejtë transparente para mediave të botës së qytetëruar për vështërsitë e popullatës shqiptare dhe krejtë hapur ka bërë apel për të ndihmuar dhe përkrahur kërkesat e popullatës shumicë shqiptare për pavarësinë e Republikës së Kosovës, përderisa disa forca që ishin në ilegalitet nuk u besoinin syve të vet me trimërinë dhe guximin e kryetarit Rugova. Është thënë dhe është pranuar nga shumë personalitet të shquara dhe po e themi prap sot këtu në këtë akademi, se Presidenti Rugova shquhej për imagjinatën e tij dhe se aftësia prej një strategu me një largëpamësi të shkëlqyer atdhetare dhe politike, inspiroi politikanët më të mëdhenjë të botës që të dalin në krahun e kërkesave të popullit Shqiptar në Kosovë dhe të denojnë politikën hegjemoniste serbe. Këtë serbija nuk e kishte pritur dhe se ishte tronditur me pritjen dhe simpatinë që tani po e krijonte me politikën e tij Presidenti Rugova tek figurat më të mëdha politike nepër botë sidomos në SHBA, Angli, Francë, Gjermani dhe Itali. Serbija u tmerronte me të gjitha këto të arritura nga politika e Persidentit Rugova.

Ai, tani e pesë vite është ndarë nga jeta, dhe mesazhet e tija për të kontribuar për vendin dhe pavarësinë janë të freskëta për ne. Mesazhet e tija ne i trensmetojmë kudo që shkojmë, sepse janë rezultati i bërthamës për idenë drejtë pavarësisë së Republikës së Kosovës, ku ne sot e gëzojmë shtetin e Kosovës. Pikërisht shkrirja e ideve të tijë me një filozofi të moderuar për të fituar pavarësinë e vendit, sa më me pak gjakderdhje të popullit shqiptar, sepse thoshte: po citoj ”mjaft kemi derdhur gjak shqiptari sa edhe jugosllavia të bëhet e jona, nuk mjafton e mos të flasim për Kosovën dhe trojet etnike shqiptare”; përfundon citati. Atij i dhimbsej populli sidomos fëmijët dhe popullata civile në përgjëthësi se si duhet strehuar ne momentet vendimtare të luftës. Ai, e dinte se një ditë me dhënjen e sinjalit nga bota perendimore, duhej që të fillon edhe lufta me shkjaun, por me marrëveshje që menjëherë të ndërhyn faktori ndërkombëtar, sespe ishte i vetëdishëm se lufta nuk ishte e mundur të fitohej nga një aparat shtetëror i cili posedonte mjetet më të përsosura të luftës. Prandaj edhe e dekretoi Prof. Fehmi Aganin në vitin 1991, që të fillojnë celulat e para të Forcave të Armatosura të Kosovës (FARK) të përbëra nga Adem Jashari për Drenicë, Zahir Pajaziti për Llap dhe Sali Çeku për Dugagjin.

 

Të nderuar të pranishëm,

Vepra e Presidentit Rugova, dallohej për guximin e tij, duke i demantuar të gjitha dukuritë negative të politikës serbe dhe pretendimet e tyre se ”Kosova është djep i Serbisë”! Morali i Serbisë kishte filluar të lëkundej karshi politikës së mençur të kryetarit Rugova, sa që planifikohej që të likujdohej ky njeri sa më parë. Po kështu në planin e paraqitjes përkatësisht të ligjërimit nëpër vende të ndryshme të botës, ku shumëçka thuhej për historinë e popullit Shqiptar të Kosovës dhe mundësit e mbijetesës si shtet i pa varur i Kosovës i hapur me të gjitha shtetet fqinje duke përfshi edhe Serbinë, kryetari Rugova  la gojëhapur kundërshtarët e pavarësisë së Kosovë, të dyshuarit i bëri për vete, kurse përkrahësve të tij u dha forcë që këtë proces ta qojnë përpara me hapa të shpejtë, se nuk ka forcë që mund e ndalon këtë proces dhe kërkesat sublime të popullit Shqiptar në Kosovë.

E tërë kjo politikë e krijuar nga Presidenti Rugova dhe bashkëpunëtorët e tij për t’i dhënë një imazh pozitiv për Kosovën gjë që kjo u arrit në saje të një angazhimi maksimal për rreth dhjet vite me radhë, tani kjo ka ndryshuar totalisht nga lidershipi i sotëm i Kosovës, ku imazhi i Kosovës është duke shkuar për çdo ditë e më poshtë, thuase Kosova ka bërë masakra mbi serbinë e jo Serbia mbi shqiptarët e Kosovës ! Pa aftësia e lidershipit të Kosovës të sotëm për të udhëhqeur politikë, mërgatën e ka shqetësuar thellë. Ai është përqëndruar po theksojmë; Në tendera, korrupsion, hajni, krim të organizuar, vjedhjet e fundit të zgjedhjeve dhe gjërat më negative e më së paku janë për intereesat e Kosovës. Kanë prishur imazhin pozitiv të Kosovës i cili i krijua me mund dhe sakrifica nga Presidenti Rugova dhe kanë krijuar një kulturë të ndasive ndërshqiptarë, interesave personale, përqarjes me pasoja afatgjate, dhe në sy të Europës janë njerëz që duhet të kontrollohen, ndjeken penalisht, të denohen për krime, drogë dhe hajni. Për fat të keq, kjo sot është duke ndodhur në Kosovë dhe jemi duke e përcjellur të gjithë se çfar po ndodhë me Kosovën dhe popullatën e pafajshme e cila po lufton për të mbijetuar për kafshatë të gojës, kurse elita politike e Kosovës luan me miljona euro të cilat po zihen nëpër kufi të Kosovës duke tentuar për t’i qitur jashtë Kosovës.

I thash këto për të ditur se ku është katandisur Kosova gjatë pesë viteve pa Presidentin Rugova.

 

Zonja dhe zotërinjë,

Duke e kujtuar veprën e Presidentit Rugova dhe kontaktet e drejtpërdrejta që kishim, na kujtojnë qëndrimet e tij stoike dhe tejet të besueshëm për respektin që kishte për kontributin e mërgatës shqiptare të të gjitha trojeve etnike. Ishte shembull praktik i tij dhe çdo herë thoshte, po citojmë; ”pa kontributin e mërgatës, nuk do ishim ku jemi” përfundon citati. Kjo, inspironte veprimtarët dhe tërë popullatën për një punë edhe më të madhe për të kontribuar për zhvillimin dhe ndërtimin e vendit. Vdekja e tij, ka lënë shprazëtirë të madhe, sidomos ka shkëputur lidhjet në mes institucioneve të Kosovës dhe mërgatës. Për çdo ditë e më shumë po ndihet mungesa e tij. Ne sot me rastin pesëvjetorit të ndërrimit jetë të Presidentit Rugova përmes kësaj akademie përkujtimore duke kujtuar përherë Presidentin Rugova, i dërgojmë telegram ngushëllimi Familjes së Presidentit Rugova, me ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e babait të tyre. Zoti e bekoft shpirtin e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. Zoi e bekoft familjen Rugova, Kosovën dhe mbarë popullin Shqiptar kudo që ndodhet ai - përfundoi fjalën e tij të rastit z. Hysen Ibrahimi.

 

Komisioni për Informim:

Rrahman Rrahmani, sekretar.