Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Peticion dhe protestë kundër raportit shpifës të Dik Martit

| E hene, 24.01.2011, 09:43 PM |


PETICION DHE PROTESTË KUNDËR RAPORTIT SHPIFËS TË DIK MARTIT

 

Në selinë e Këshillit të Evropës përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e lavdishme e UÇK-së dorëzojnë një peticion kundër raportit të Dik Martit. Peticionin e kanë nënshkruar qytetarët në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare. Ndërkaq para selisë së KE, bashkatdhetarët tanë do të organizojnë një protestë ne ditën kur në Asamblenë e këtij këshilli diskutohet raporti i Dik Martit, që e akuzon UÇK-në për trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë.

 

230.523 qytetarë nënshkrues të peticionit kundër shpifjeve dhe gënjeshtrave  të Dik Martit

 

Një delegacion i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, është nisur për në Strasburg, ku në Këshillin e Evropës do të dorëzojnë kërkesën që të mos miratohet raporti i Dik Martit. Kërkesës i është bashkëngjitur  edhe Peticioni i nënshkruar nga 230.523 qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, në mesin e tyre edhe autoritetet e larta qeveritare e shtetërore. Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, falënderojnë me këtë rast  të gjithë qytetarët që kanë nënshkruar Peticionin, veçmas të  gjithë veteranët dhe aktivistët e tjerë, që u angazhuan në mbledhjen e nënshkrimeve. Delegacioni i Organizatave, përveç takimeve të shumta që do zhvillojë në Strazburg, do të marrë  pjesë edhe në protestën që do të  organizohet  nga bashkatdhetarët tanë, më 25 janar 2011 orën 12.00 , para Selisë së Këshillit të Evropës.

 

Para Selisë së Këshillit Evropian, në  Strasburg ,më 25 janar,pritet të mbahen protesta nga bashkatdhetarët

 

Më 25 janar, pritet të mbahen protesta në Strasburg, para Selisë së Këshillit Evropian, ditën kur në Asamblenë e këtij këshilli diskutohet raporti i Dik Martit, që e akuzon UÇK-në për trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë. Duke e ndier përgjegjësinë morale, politike e njerëzore si, pjesë e kombit shqiptar që jetojmë në emigracion, ftojmë të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në protestë, për të kundërshtuar përpjekjet dhe iniciativat e anëtarit të Këshillit Evropian, Dick Marty, që me raportin e tij aspak argumentues bën përpjekje të hapë dyshime dhe të njollosë luftën tonë të drejtë, të udhëhequr nga UÇK-ja, thuhet mes tjerash  në një njoftim të Këshillit Organizativ të Protestës.

 

M. KADRIU