Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Muqaku: Mërgimtarët jan kallinjë gruri

| E hene, 24.01.2011, 09:29 PM |


Mërgimtarët janë kallinjë gruri

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Autobusi modern përgaditej për të filluar rrugëtimin prej Prishtinës drejt Shtutgartit. Plotësoheshin vendet në ulëset e zbrazëta që rralloheshin. Vërtetohej lista e udhëtarëve, destinacioni, regjistohej bagazhi. Sigurohej gazeta dhe libri, me këshillen e drejtuesve të blejmë pije por jo ushqime, pasi që do të kemi mundësinë të ushqehemi mirë dhe jo shtrenjët rrugës. Përshëndetja me të afërmit, me rrugë të mbarë dhe mirë u pafshim,shënoi orën shtatë të mëngjesit, të ditës së shtunë, në fundjavën e dytë të Janarit me diellë.

   Urdhëro zotëri, kjo ulëse është e lirë!

Falemnderit i nderuar, shkrepi përgjegjëja, të cilën e pasoi pyetja; si duket ne të dy, njihemi?

Natyrisht, ne të dy njihemi, ndoshta të kujtohem nga manifestimet e përbashkëta, ndërsa shpresoi të mos e keni harruar fjalinë tënde mirë të formuluar dhe të nxjerrur në njëren prej gazetave tona kombëtare.

Po, tani e kam të qartë, ju nuk jeni gazetar. Krahas profesionit, nganjëher notoni aktivitete të Diasporës, të cilat vërtetë nuk e meritojnë anonimitetin dhe pluhurin e harresës.

Miku im, i drejtohem Bajgorasit, unë kujtoi se ti e din që ne të dyt, jemi vonuar.

 Si ka mundësi të jemi vonuar ende pa u nisurë mirë, përcillet pyetja?

 Sonte në qytetin ku ti punon dhe jeton, zhvillohet së pari, Akademia përkujtimore e radhës për martirët e kombit dhe më pastai edhe një mbrëmje bamirësie, këthehet përgjegjëja.

Më befasove Drenas, si duket nuk më këshilluan pleqët e urtë rastësisht dhe ate në vazhdimësi.

Këshillë, qfarë porosie, qka reflektonte përmbajtja e fjalëve të plakut të urtë?

Për të kuptuar aktualitetin e Shalës së Bajgorës udhëto dhe pyet ndonjërin në qytezën me emrin më të bukurë të mundëshem.

 Bajgoras, thyej akullin, mendove në emrin e qytetit, Vlorë?

Jo vëlla, kush është ai që nuk zgjohet edhe nga jermia, kur përmendet Vlora. Megjithë ate unë mendova jo rastësisht në emrin e bukur të qytezës Drenas. Keni vizituar këtë qendër ndojherë?

Po, u përgjegja, isha herën e fundit në muajin nëntorë të vitit të kaluar.

 Më mbetet merak, që sonte nuk jam prezent me familjen time, rrethin e miqëve dhe me bashkatëdhetarët në qytetin Ludvigsburg. Më rrëfe pak më shumë, edhe rruga dotë na shkurtohet. 

 Shoqata e juaj sonte është nikoqire e dy tubimeve me karakter kombëtar. E dij se idenë për organizimin e kësaj mbramje e kan përkrahur fuqishem edhe shoqata tjera si motra në Diasporë si dhe Artist të shumtë të estradës së Kosovës. E marr me mend qysh tani se do të kujtohet gjatë kjo mbramje.

Me të tregue drejt, unë jam i lindur në një fshat të Shalës së Bajgorës. Nusja ime është e lindur në Polacin e Hasan Prishtinës.

 Andaj, reagova unë, ndjeheni drenicarë apo jo?

Drenicarë, shkuar Bajgorasit, e që edhe votën me kusht ia dhurova kësaj ane, javën që shkoi.

Nuk e dij vëlla, nuk e kuptoi, pse flitet kohëve të fundit jo mirë për Drenicarët. Të djegurë e të varfurë por gjithmonë të pasurë dhe të paisurë me krenarinë.

 Po vërej, vazhdoi Bajgorasi në vazhdim, se do të më plotësohet- realizohet një dëshirë e kahmotshme e imja. Për qfarë dëshire e keni fjalën, e pyeta unë?

 Do të udhëtojmë sot përmes Gjilanit në gyrbet. Më tepërt se 20 vite nuk kam qenë në Bujanocin e bukurë.

Pas pauzës së parë të mëngjesit, rrugëtimin e vazhduam me zhgënjimin e Virtytit ndaj kuzhinës së një Supermarketi dhe ndëgjimin me vëmendje nga Bajgorasi.

Policia kufitare e shtetit më të ri në botë, u hapi portën dalëse, qytetarëve të sajë me dëshirat që të këthenin sa ma parë në vendlindje, pa e marrë parasyshë zhurmën e pa nevojshme të krijuar brenda në autobus.

 

" Në kërkim të kallirit të artë, nuk më dhimbset mundi dhe koha e investuar në Grunajë "

Or Bacalok,  më duhet të shënoi në notesin tim, këtë fjali të pëlqyeshme, që i përcjelle Virtytit.

Je i lirë vëllaqko, ti noto, ndërsa mua në qafë më merrë. Medet që nuk e kam duhanin të lejuar, se tybe treqind tybe, nuk do të më pengonte fare lapsi. Unë i vetëm dhe ne së bashku, kujtoi se kemi përjetuar gjëra dhe ngjarje të liga, më pak të mira dhe të kënaqëshme në lëkurën tonë.

Kjo rrugë e sotme, më përcjell me shkuarje- ardhjet afër 36 vjet, katër deri pesë herë në vit. Nipat më kan premtuar para tre vjetësh se do të ma qëndisin shtëpinë me fasadë të rrallë e të bardhë. Nuk më pëlqen të më akuzojnë në të ardhmen, rrënjët e mia, se pak ke bërë për ne. Bashkvendasi im, bëri mrekullinë. Me tëhollat e kursyera, këto ditë bleu për djalin dhe renë e tij banesë në Prishtinë. E kam diturë por edhe në këte ambient e kuptova nga bisedat me juve, se kisha një fat tjetër, jo të lehtë fare, për dallim nga Rinia dhe Intelegjenca e pjekurë shqiptare e kohës, para dhe gjatë luftës së fundit.   

 

Atraktiv, jo të vetëm por jo edhe të braktisur fare, në gyrbet, herët në mëngjesin e së dielës, pasi frymë morën në kufi, u drejtuam në një parking pas veturës së zyrtarëve gjerman. Afër një orë, të zgjuar, në qetësin më të mundëshme, ata mbaruan detyrën zyrtare, ndërsa pos Bajgorasit, që pyeste bashkudhëtarët herë pas here, nëse jemi në Kosovë ose diku tjetër, nuk dëgjohej asnjeri. " Ju jeni kallinjë të artë të grunajës së Kosovës ", foli dhe e zuri gjumi.

 Autobusi modern, me drejtuesit e vyeshëm dhe plot me bashkatëdhetarë nga shumë troje shqiptare e kaloi me sukses të shkëlqyeshëm edhe provimin e parafundit. Pasuan, stacionet sipas radhës. Në pritje, plotë bashkatëdhetarë. Më në fund arritëm në periferi të Shtutgartit.  Rrezet e diellit dhe ora nëntë e mëngjesit, bashkë me familje të shumta përqafonin ngroht më të dashtunit e tyre, përshëndetnin edhe drejtuesit e autobusit të zbrazur.

 

16.01.2010 në Singen.