| E diele, 23.01.2011, 08:56 PM |
Halit Bogaj
DR. RUGOVA
Me rastin e pesëvjetorit të vdekjes
Na ka mbrojtur njëzet vjet
Si shqiponja zogjtë e vetë
Pa ushtri e polici
Veç me fjalë e mençuri
2
Armiqtë tanë e nënçmonin
Por të huajt e adhuronin
Me pak fjalë e shumë kuptim
Kishte dhënë ai një premtim
3
Plot vullnet për ardhmëri
E përkrahu çdo njeri
E përkrahu çdo shqiptar
Atë kolos atdhetar
4
Atë njeri me vizion
Që drejtonte fatin tonë
Të gjithë ne na prezentonte
Në çdo vend që vizitonte
5
Dhe ne sot bëjmë çudi
Sa shumë dinte ai njeri
Por ne pas fort i shkonim
Dhe premtimet s’i harronim
6
Na kish dhënë burri një besë
Në të cilën kishte shpresë
N’ Amerikë mori premtim
Për Kosovë e për çlirim
7
Robert Doli në Prishtinë
E tmerronte keq Serbinë
Që na erdhi në vizitë
Për t’i parë egërsitë
8
Ai kish parë policë barbarë
Duke rrahur shumë shqiptarë
Dhe u bë një dëshmitar
Në Kosovë çka kishte ngjarë!
9
Në Kongres ai një ditë
Sikur dielli bënte dritë
Nuk durohet- tha Serbia
Që ushqehet nga çmendia
10
Sa më parë ta ndalojmë
Aq më mirë do të kalojmë
Por Evropa e duronte
Diktatorin të sharronte
11
Dhe të hidhej në Greminë
Kur sulmonte Kroacinë
Bënte Krime n ‘Vukovar
N’ Sarajevë e në Dërvar
12
Amerika e shikonte
Deri ku Serbia shkonte
Ato vite plot me tmerr
Për ne ishin sikur Ferr
FYTYRËNDRITURI
Me fytyrën aq të ndritur
Zemërhapur na ke pritur
Fjalë të ëmbla na ke lënë
Dhe premtime na kanë dhënë
2
Kemi pritur që mes nesh
Për një kohë do të jesh
Do të jesh bashkë me ne
Të jetojmë në këtë atdhe
3
Do të jesh këtu përherë
Në çdo stinë në çdo pranverë
Në murlan e në stuhi
Ta gëzonim këtë liri
4
Por TI ike në pakthim
Zemrat mbushe me pikëllim
Prandaj ne do të kujtojmë
Në këtë shtet që po ndërtojmë
IBRAHIM RUGOVA
Për këtë vend u përcaktove
Dhe u bë çka na premtove
Ty të çmonte bota mbarë
Si një pris të madh shqiptar
2
Flisje butë ishe i qetë
Si lider i vërtetë
Me shumë miq e dashamirë
Ti përherë na ke prirë
3
Dhe gjthomonë për atdhe
Je përpjekur Promethe
Ti na solle ardhmërinë
E nderove Dardaninë
4
Ti e bëre Një Flamur
Si Fortesë me shumë gurë
Por e dogjën ca qyqarë
Kinse ishin atdhetarë
5
Atij zjarrin ia dhanë
Pa mëshirë si piromanë
Patriotë kinse të vjetër
E pranuan një flamur tjetër!
6
Asnjë fjalë nuk e thanë
Për at grusht që na e dhanë
Por kanë mbetur si të mjerë
Për at turp që bënë atëherë