Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poetik nga Ylli M. Dilo

| E diele, 23.01.2011, 08:57 PM |


Ylli M. DILO

 

 

VRASJA E POETEVE

 

Dy trima qe vulosen pavdekesine

Me vdekjen e tyre ne lule te rinise

Dy legjendare te miteve shqiptare

Ne jeten e tyre talentet do pine sise

 

Nje i trete nga bjeshket legjendare

Ne gene trashegonte burrerine

Kreher kerkoi perpara se ta varnin

Dhe si vigan recitoi vargje per Lirine

 

Era makabre ka marre me vehte

Plumbin e zi derguar nga katili

Per te vrare pas shpine ne New York

Poetin e lire qe per Atdhe ju dogj shpirti

 

Hapeni varrin e asaj bije

Qe ne jete pati mike poezine

Do ta gjeni duarlidhur me pranga

Por si jastek librat e pabotuara rrine

 

I vrane poetet por jo poezine

Kerkoni dhe ate do ta gjeni

Burgosur diku ne dosje hetusie

Te fshehur ne strehe e funde hambari.

 

C’eshte ky inkuzicjon ne shekullin e 20

I revoltuar pyet nje poet perendimor

A mund te vritet poeti per idete

Gabim mos e kini zoti lektor ?

 

Jo miku i s’e kam gabim

I tejlodhur pergjigjet lektori

Dhe loti i dale nga syri

Ngriu si dikur nga cikloni

 

Flas per cfar’ pashe e degjova

Deshmite e mia  jane nga ferri

Dhe percjell renkimin e popullit tim

Ne ate gjysem shekull tmerri.

Poetet i vrane,poetet i vrasin

Me arme, censure dhe fjale

Kushdo qe ka frike nga poezia

Eshte cinik,terrorist,vandal.

 

 

DELIR

 

“ Te jesh apo te mos jesh,

   kjo eshte pyetja “

              W.Shekspir

 

Catia  bie me rrapellime

Tek  shtepia e trimit

Ne lufte vrare

U zhduken kujtimet,

Reliket,armet

Dhe mbi germadhe

Po mbin bar

 

Me tutje nje vile …

Nga bukuria

Nuk ka te share

I zoti qe e ka :

“Turpi i botes”

Me kontrabande

E ka fituar parane.

 

Eci prane tyre

Dhe si ne delir

Me vine prane

Trim edhe Shekspir

Pyet trimi

Ku i kam armet

Ne shtepine time

Pse ka mbire bar ?

To be or not to be ?

Gjemimi i Shekspirit

Dhe shikimin zhbirues

Nuk na i ndan.

 

Deliri u shduk

I vetem po mendoj

Ne kete jete

Kush del i fituar

Ai qe i ve gjoksin

Topit te armikut

Apo “ babaxhani “

Horr i kamufluar …

 

 

LUFTETAR I HARRUAR

 

Me kujtohen ato vite

Kur i vogel,femije

Gjyshja me mirrte me vehte

Mblidhja lule ne lendine

 

Gjyshja ime,engjelli vete

Zbritur ne toke per mundime

Afrohej prane nje guri

Dhe nje qiri ndiste

 

Pika loti shpesh i rridhnin

Dhe me vehte thosh ca fjale

Biri im ti s’ke njeri

Nena jote s’te ka prane.

 

Une femija kureshtar

E pyeta i lenduar

Pse  ndes qiri moj gjyshe

Tek ai gur i vetmuar

 

Me shikoi gjyshja e mire

Si nga gjumi i rende zgjuar

Me medyshje nxorri fjalet

Sekretin per te me treguar

 

Ky gur eshte shenje varri

I nje bir neneje, vrare

Ne luften per liri

Kur armiku shkeli vatane

 

Kur u vra gjithe e vajtuam

Me ligjet qe te paret na lane

Por pastaj shpejt u harrua

Se mbante shkaben ne balle

 

Nena e tij nuk e di

Ku i prehet i vetmi djale

Te vije dhe sipas zakonit

Tek koka ti thote dy fjale

 

Keto me tha gjyshja ime

Nene deshmori, por shqiptare

Prandaj gjithe jeten e saj

Ndizte qiri ne dy varre

 

Vitet shkuan, gjyshja s’jeton

U nderrua mijevjecari

Flladi embel i pranveres

I ledhaton barin tek varri

 

Por lotet e saj s’jane thare

Mbi ate gur te vetmuar

Valle eshte tretur trupi

I atij luftetari te harruar?

 

 

TE KERKOJ

 

Thuam ku je se nuk e di

Kudo qe shkoj te kerkoj

Oh,pse s’flet nuk me degjon

Te ndjej prane kur ti kalon

Si nje rruzull i shndritshem

Me rreze xhevairi

Imazhi yt tek loti qe me del nga syri

Duart instikvisht zgjaten ne hapesire

Te te prekin ty o njeri i mire

Por i kote cdo veprim

Nuk eshte gje tjeter vec delir

 

       

MOS PYET

 

Kendoe kengen qe s’kendova

Ajo per mua ishte e ndaluar

Shkruaj dy vargje ne fletore

Ato qe mua me ishin privuar

 

I desha shume lulet dhe qengjat

Balon qe me ruante kopene

Nje grusht me balte nga vendlindja

Te shtrenjte pasuri e cmova perhere

 

Po iki drejt te panjohures

Pa ditur as vete ku shkoj

Vec nje gje e kam te qarte

Me bastarde nuk mund te jetoj

 

Ty mikun tim te pershendes

Mos me pyet pse dhe ku

Do jem kudo dhe asgjekund

I vetem  por i mire gjithashtu

 

Vijen e Getes s’e marr me vehte

E shikoj dhe nuk c’mallem dot

Uje, jete, pejsazh, dliresi

Me te madhe pasuri s’ka ne bote

 

Flladi i embel  i pranveres

Qe mban ere manushaqe,trendeline

Do te me mungoi kudo qe te vete

Se ai vetem ne Atdheun tim fryn.

 

Kendoni bilbila blerimin e Prillit

Dhe ju thelleza mos pushoni

Me cicerimat tuaja bukuroshe

Gjithe njerezimin argetoni

 

Pini uje tek ajo vije

Qe del nga shkembi,burg i zi

Dhe me shushurimen e saj perle

Krijoni me te bukurat melodi

 

Krijoni melodite qe u ndaluan

Kenget qe s’u kenduan asnjehere

Poezite qe poetet i moren me vehte

Kur bresherite e armeve jeten u prene

 

 

TE MJERET

 

I mbushen letrat                                                                  

Me shkrime ,vargje                                                            

Kritika dhe fjale banale                                                       

Per ata qe deri dje                                                            

Hymne u thurnin

Dhe kenge u kendonin  ne festivale

 

Degjojini si ankohen

Dhe vuajtjet tregojne

Imagjinojne

Se kurre nuk provuan

C’do te thote dhimbje njerezore

Renkim i nje shpirti te lenduar.

Nuk provuan

Gezimin e punes

Dashurine

Ndjenjen e miqesise

Fluturimin e shqiponjes

S’e pane asnjehere

Se gjithnje ulur i mbanin syte.

 

Jane ata

Qe ne cdo kthese apo ndryshim

Thone pa pergjegjesi slloganet fjale

E tille ishte koha vellezer e motra

Neve zbatonim urdherat nga lart

Si krimba zvarriten kur fryn tufani

Por veshengritur si dhelper

Presin momentin kur te kete qetesi

Si gjinkalla te shurdhojne njerezit

Me zerin e tyre te cjerrur:

Disidente kemi qene ne mendime

Por a mund ti shprehnim valle

Ju ini deshmimtare te dashur

Si ta hiqnin koken per nje fjale

 

Jane ata

Qe shkelin nje femije

I kthejne kurrizin nenes plake

Shtyjne njeri-tjetrin me brryla

Kur vrapojne per te marre

Karrike, tituj apo dekorate.

……….

 

Jane ata

Te mjeret, fakiret

Qe emrin njeri s’e meritojne

Ne jete asnjehere nuk ecen drejt

C’fare eshte virtyti

Kurre s’mund ta mesojne.

Se u mungon shtylla vertebrale

Dhe lekura u ndryshon ngjyre

Peshtymen qe u hedhin ne fytyre

Su ben pershtypje

Kur fitojne pasuri ose zyre.