| E diele, 23.01.2011, 01:14 PM |
Memuaret e një zboristi...*
Tregim i jetuar
Nga Përparim Hysi
Prolog
Kushdo që do të lexojë këtë tregimin tim,dua që mua të mos gjykoj
keq.Po tregoj veç atë që përjetova në një nga ato zboret
ku"stërvitshim për të shpartalluar jo vetëm një armik,por bllok
armiqësh" që, "në na kishin në gyrkën e pushkës,ne i kishim vënë në
grykën e topit".Sidoqoftë,unë e kam vënë kryqin mbi kurriz dhe i
pranoj pasojat,sido që të jenë.Se e di që,në thelb të tregimit,lakohet
femra.Por thashë,unë vetëm tregoj dhe aq...
* * *
Tek po dilja nga shtëpia,veshur ushtarakshe (veshjen e kishim mar rnjë
mbasidte më parë) ,ballë për ballë ndesha xha Myrten,një plak që qe i
muhabetit.E dija që nuk do shpëtoja nga bodeci tij.që.ç'është e
drejta,qe pakëz i mprehtë dhe të shponte keqas.Qe burrë i zgjuar dhe
fliste me dykuptime apo me rrotulla,kur thonë andej,nga veriu.M'u
afrua duke qeshur dhe e zbrazi:-Dhaskal,të keqen xha Myrtja,sa të
shkoka kjo rrobë"anglizi" për angari.Unë:-Pse angari e quan ti,xha
Myrte!Ai e uli dhe ca zërin:-Angari e shkuar angarisë.Por thuaj shyqyr
dhe aq.Se nusja e djalit 'm'i bleu,o të keqen xha Myrtja ti plot 1500
lekë.Se është në"Çetëvullnetare".Vullnetare-gërr pare!-shpotiti.Mirë
që s'i ka vajtur mëndja dhe për ju që ta paguani sa frëngu pulën.Dhe
ia dha të qeshurit.U ndava nga shpotia e atij plaku të mirë dhe frymën
mu në batalion:nja 6 km larg nga shtëpia tek kisha e
Vajkanit.Kjo,kisha e Vajkanit ( emrii kish mbetur se e kishin kthyer
në repart ushtarak pas 6 shkurtit 1967),për të patur një
përfytyrim,sado pak të përafërt,ndodhet nja 3 km larg nga Manastiri i
Ardenicës,po erdhe nga Fieri për në Lushnje.Manastiri i Ardenicës
dihet që është në kodrën më dominuese mbi fshatin Kolonjë të
Lushnjes.Ka qenë pas viteve '70-të,qemë prishur dhe me Kinën,dhe ndaj
qemë mobilzuar për 17 ditë e net,aty ,mes pyllit,që të përgatiteshim
për t'i shpartalluar armiqtë që,siç ndodhi,qenë krejtësisht imagjinarë
dhe pjellë e mëndjes përçude të timonierit dhe atyre që pasonin atë.
Aty,tek ish-kisha,kalonim tërë atë kohë të pastëstërvitjes.Aty flinim
(shtretërit me mjete rrethanore,se po stërviteshim për luftë,de!)
dhe,pasi hanim mëngjesin.niseshim përmes pyllit (edhe ditës në këtë
kurorë lisash e drurësh të tjerë,mezi shihje diell dhe sa nuk më zë
të qarët kur nga ky pyll shekullor dhe dhjetra hektarësh,tani që
shkruaj nuk ka mbetur qoft dhe një dru për të bërë një copë shkop!Se e
prenë dhe e rrafshuan në këtë kohë tranzicioni),dhe bënim
vajtje-ardhje gati 10 km çdo ditë dhe me armatimin në krah.Këtë lloj
marshimi e bënim për çdo ditë dhe frymën e mbanim mu tek Manastiri,se
aty,në një terren të thyer, ishte poligoni ku stërviteshim për
asgjësimin e armiqve.Duke ecur përmes pyllit,një tepelenas (kish
ardhur bujtës në fshatin tonë ) , tha:-Më duket se na gjeti si me
atë ushtrinë turke në Zhapokikë.-Ç'lidhje ka kjo me atë
Zhapokikën.Kërkonin një të arratisur nga burgjet e Turqisë.Ai
fshehur në pyjet e Zhapokikës(ja si,ky,pylli i Vajkanit,de)
,dhe,ndërsa sulltani,priste lajme,atij i drëgonin:-Ik e ik,nëpër
ZHapokikë.Natyrisht,kish qëlluar në shënjë,ndaj dhe u gajasëmMbasi
stëviteshim, (armët të gjitha pa fishekë!!) shponim"kupacat" made in
Brezhnjev apo made in Mao,ktheheshim të lodhur dhe,mbledhur të gjithë
tek një shesh në pyll,zinim nga muhabetet.Xhëku kthenim dhe ndonjë
gllënjkë raki dhe bërë çakërr qejf,ia thërrisnim këngës.
*
* *
Ia mori Yzedin Veliu një kënge,nga ato që të prekte shpirtin,se,tani
që kishim gati nja 5 ditë pa vajtur në shtëpi,pse ta bëjmë
harram:mëndja na shkonte dhe tek gratë,se,domosdo,evliha,nuk
qemë.Pra,këngën e zuri Yzedin Veliu dhe,sakaq,ia ktheu Feçorr Tafa,Por
kthesa e këngës qe paksa e"rrezikshme",e lehtë për t'u përciell me
shumë zëra dhe,dasheje pa dashje,ia kthyemë të gjithë.Kënga qe jo
vetëm e bukur,por dhe shumë shpotitëse.Bukuria qëndronte në të , se
kthyesi,Feçorri, zuri të bënte ojna dhe shënja që na ngriti avadan
aq,sa me këtë entusiazëm që na kish përfshirë në këto çaste,me të
vërtetë;-Mjerë armiqtë!Ne,në ato çaste,të merrnim gjak në vetull.Tek
shkruaj,nuk mund të lë pa ju njohur me vargjet e bukura të asaj kënge
popullore:
-Buzën seç ta dhashë,por më tej ç'kërkoje?- thoshte thënësi.Kurse
kthyesi që qe dhe komik,kthente:-Ç'pate,derri i derit?Ç'pate?Çfarë
kërkoje? Këtu dhe futeshim që të gjithë dhe pylli ulërinte nga zërat
tanë aq gazmorë.E bukura ishte,veç tjerash,se kënga dukej se zbriste
shkallë-shkallë që nga buza,tek gusha dhe deri atje ku"falej
kandili".E se si bubullonim ne,or tunajtjeta!Armik,gjej vënd e
futu.Dhe vetëm më vjen keq që nuk kshim atëherë një kasetë për ta
regjitruar a filmuar se do shqyheshim së qeshuri.Por ç'them dhe
unë?Kaseta apo filmimi ishin si vjetdrite larg...
* * *
Kur kënga mbaroi,e kthyemë dhe njëherë nga ato faqoret tona dhe,pasi
uruam:si goja zëmra hëm thënësin dhe atë që ia mbante,pritëm ndonjë
këngë tjetër.Por ja që dikush vërviti një "proçkë".se proçkë qe,se
ç'të ishte tjetër.
- E dini se çfarë ndodhi në Ballsh?- tha një igjinier që punonte në
uzinë.Ne po sy e vesh nga ai. Kish shkuar një lumëmadh si kjo puna
jonë,në zbor 17-ditor.Ditë e net po drejt e në Fratar,se atje qe pika
ku mblidhehin.Qe pak si riosh dhe zënë malli për të
shoqen,vjen,vjedhurazi në shtëpi.Hap derën me çels se nuk do të zgjoj
të shoqen.E hap,kur ndjen që dikush kërceu nga dritarja.-Ou,- u
alarmua,ai.Ç'qe ai që iku?- i bërtiti të shoqes.Ajo gër-fër,medemek në
gjumë (pse kot thonë që gruaja futi shejtanin në shishe?! ) .-Moj të
pyeta kush qe?- i mshoi zërit ai.Ajo,sikur sapo u zgjua, dhe...-O të
keqen,o Solli,oh,sa e ka marrë malli Sijen tënde për ty dhe zgjatet
nga i shoqi i jep duarët dhe e tërheq mbi vete.U ndez ditëziu Solli
dhe harroi atë hamshorin e ikur.Ne ramë përmbys nga të qeshurit,se ky
dreq ingjinieri tregonte si të qe atje dhe kur vinte në rolin e Sijes
e shkërbent zërin si ajo dhe,për vete,as qeshte as qante:veç tregonte
dhe aq.Ngjarja sa na gajasi,aq dhe na shpoi,se të gjithë,i kishim lënë
ato Sijet tona në shtëi për 17 ditë e net.Kaq qe.E nisi igjinieri dhe
na ndodhi se atje me "Dekmaeronin":secili do të tregonte diçka.E mori
fjalën Leci.Ky qe i vetmi shkodran (me punë e banim në Fier,që zborin
e bënte tek ne). A e dini ça ka ndodh në Shkodër?I ka pas thanë njana
nji shoqes së vetë:-Moj Mari,ça m'ka gjetë?-Ça t'ka gjetë ,o e lumja
unë?-Po ma lyp drejtori!!-Mirë boll,moj rrezike,.nepja drejtorit se ka
me t'mbajt si ujtë e bekuem.E të nesrmen:-Moj Mari ça m'ka gjetë?-Ma
ka lyp shefi?-Po nepja,moj shefit,se ke lehtsina.-E prapë:-Moj Mari ça
m'ka gjetë?-Po ma lyp brigadieri.Mirë boll,moj,nepja se ai t'i jep
metelikët e veç qarë ke prej tijna.E së fundi:-Moj Mari ça m'ka
gjetë?-Po ma lyp edhe buuuurri?-Buuurri?A je e marrë apo shtihesh.Kur
don dhe burri me ba qejf...Tani ena jonë nuk mbajti më.U thye dhe u bë
copa...se nuk kish ku të vinte më.Dhe buuuurri dhe e zgjtanim këtë
sikur,secili,vinte në"hellin" e gjykimit,të shoqen e
vete.E,Lec,Lec,ç'na kënaqe!
* * *
E,ore,e- emori fjalën një lab.Këto që treguat ju,nuk janë gra,po
lapërdhare,se ka gra që të marrin gjak në vetull dhe ta vënë kufinë
tek thana.Dhe ia filloi.-Nga anët tona është një zakon.Nusen e
re,plakat e lagjes(me të cilat ka dhe lidhje),e marrin nusen dhe e
çojnë të pres dru në pyll.Presin plakat buzë pylli me mushkat për t'i
ngarkuar.Sa më shpejt t'i pres drutë,aq më e mirë
është.E,kështu,Hasani,kish martuar djalin.Nusja-yll e shkuar yllit.E
marrin plakat e në pyll.Ia fillon nga puna ajo.Kur ç'të sheh?Dikë që
afrohet.Lë punën dhe njeh vjerrin.Po ky ç'kërkon këtu?Vjen ai dhe
ndezur nga bukuria e së resë (se qe pushte kaluar pushtit) ,i shtie
çikë asaj.Medemek,këtu në pyll vetëm unë e ti dhe asnjeri dhe zgjat
dorën,po ajo një ia jep me mykë të sëpatës dhe e rrëzon përmbys.Por sa
e bukur dhe aq e ndershme.Bërtet:-Oj,hankoni,hajdeni se Hasan-aganë e
ka vrarë mushka!!! Vrapuan ato dhe,si e gjetën ashtu përmbys,e hodhën
mbi mushkë e frymën në shtëpi.Lajmi mori dhenë:-Hasan-aganë e vrau
mushka!! !Dhe ai,ashtu behot,i kish dëgjuar fjalët e së resë.Kushdo që
vinte për ta parë dhe e pyestte se ç'të ka gjetur,i përgijgej.-Më vrau
mushka! Dhoma rrinte plot dhe ja tek i erdhi radha dhe se resë.U fut
ajo,terbie si ishte,dhe i thotë:-Aga,ç'të gjeti kështu? Ai,si i
përhumbur,i tha:-Më vrau mushka.Ajo:-Po kur nuk i dije zananë,pse iu
qase pranë?!!!
Ky labi,gjysmë burri,sikur u vuri kapakun të të tërave.Aq na bëri për
vete,sa të tërë thoshim:-Po kur s'i dije zananë,pse iu qase pranë?!!!
Por nuk qe e thënë me kaq.E mori fjalën Puçja.Ky qe një burrë faqekuq,
që,në vënd të pushkës,qe lejuar të mbante një stap të gjatë
se,gjasme,qe rrëxuar e qe vrarë.Thoshhin që dhe në kooperativë me hile
punonte,po kishte një grua të zonjën që mbante shtëpinë
gjallë.se,këtë,Puçen e kish vetëm për gaztor.Epo ky ,gaztori,Puçja na
la pa mënd.
* * *
Po ç'ma ngisni muihabetin me gratë ju,- foli Puçja.Po unë ,or
babaxhanër,nuk i zë besë gruas.Ti ke gojë të zëshë tëtshoqe me
gojë,more gojëshpuar,- iu lëshua kërcënueshëm një i moshuar që ishte
vet xhxaxhai i tij.Po për tëtshoqe betohet një fshat i tërë dhe ti
gojac e jargash,e zë në gojë!U sikter,se ta mora atë stapin dhe të
hyra dorë në sytë të gjithëve.Por Puçja nuk hante pyka.Pepe,- foli
mbasi u largua paksa nga xhaxhai,- huqin kalit ia di ai që i hipën
sipër!!! E,që thoni ju.dëgjoni tani këtë historinë me time shoqe.Erdhi
një akshëm nga puna.-Hë,erdhe,- i thashë.-Erdha.Dëgjo,shko më bëj një
kafe.-Ç'kafe? Unë do iki se do thyjemë kapule misri.Se ja filloi
mjegulla dhe thahet kollaj.- Ku do shkoni?Tek shega e Muratit.-Jo,nuk
do shkosh,se është natë.Natë pa natë unë do shkoj.Jo,- thira unë,- nuk
do shkosh,se jo vetëm që është natë,por brigadieri është pusht dhe
ndaj dhe të ka thirrur.-Mua më merr të keqen.Të bëj ku të gjej
ai.Shkurt,o vëllezër,iku. Iku ajo,po dhe unë nuk e hëngra thatë.Një të
marrë një thes dhe nga një rrugë tjetër,drejt e tek shega e Muratit.U
afrova tinëz dhe,sa gruaja hodhi kapulen e misrit,mbi prehër,tak i
hidhem si një shqarth,e vë poshtë;thesin e kisha hedhur që mos të më
njihte.Jua them unë:gruaja e ndershme nuk bën berihaj.Nuk u ndje dhe
unë,sa mbarova "punë",u ktheva në shtëpi.Prisja që të tktheje dhe
ajo.Ashtu pas nja dy orësh erdhi,E,i thashë erdhe.Erdha.Të thashë unë
që do të zërë brigadieri.Ke fjalë tjetër ti apo.Zuraa dhe ia tregoja
të gjithë ç'ndodhi tek shega e Muratit,por ajo nuk jepej.Tregoja
ndonjë tjetri,më thosh,po mua më mer të keqen njeri. Hë,pepe,e
digjove? Dhe,për t'i shpëtuar të keqes,iku duke qeshur.Ne tani
njëzëri"kurorën" ia dhamë Puçes që tek u largua,bërititi:Nuk i besoj
gruas unë,jo....
Epilog
Unë vetëm tregova për ca ditëzbori,por për femrat unë kam
respekt.Mëkati nuk pyet për gjini.Dhe sa për femrat,ja mendimi im:
Femrat
Gjithmonë e vras mëndjen:-Përse na joshin?
Ç'djall kanë me vete që na tundojnë?
Ah,sa të mira!Ato"mos qofshin?!"
Kur dhe ca me thinja,pas tyre vrapojnë.
Dhe e dinë mirëfilli nga ne pëlqehen
Nisen e stisen sikur shkojnë për sfilatë
Kush s'humb pusullën;disa dhe "dehen"
Nga sharmi i tyre,tundohet dhe një plak.
24 dhjetor 2004
* tregimin e kam shkruar në vitin 2007 dhe e kam ripunuar.
20 janar 2011