| E shtune, 22.01.2011, 08:57 PM |
LOJE LUFTASH
Lojë luftash kemi mësuar
Sa hapëm sytë
Ndërsa nën harkun e ylberit
Vallzojnë ngjyrat e jetës
“Nuk do t’a shkatëroj botën”
Ishte zëri që vinte nga qielli
Por ne vetvehten e luftonim.
Vehten egërsisht shkelnim.
Lojë luftash trashëguam,
sa u ngritëm në këmbë.
Për të parë me sytë tanë vetëm gjëmë.
Për të pirë zemërimin, të hidhur pelin
Për të parë si luftojnë etër e bij.
Kështu në lojë luftash na rrëmben plumbi
si bykun e rrëmben stuhia, pastaj vjen fundi.
U munduam të zbulonim si erdhi humbja
c’përfituam nga cmendia, kurrë s’mësuam.
Në lojë luftash vazhdojmë të vdesim
me shpirt të plasur, pa shijuar të mira
ne të një gjaku, si cjapi tek kasapi
shkojmë, atje ku thërret e liga.
Duke menduar se jemi fitimtarë
gezimi ngjit balonat deri në re,
Por zhduket shpejt, në një sekondë
Dhe si pas një ëndërre vehten sheh:
të shkretë, mjeran, me kokë përdhe.
është rradha për ndrim bluzash,
të turpëruar, më kot kërkojmë
Nga erdhën plumbat
vëllanë kemi vrarë me dorën tonë,
por s’e pranojmë.
Julia Gjika
22 Janar 2011.