| E shtune, 22.01.2011, 08:58 PM |
LETËR E HAPUN Z. BLENDI FEJZIU DHE GJITHË MODERATORëVE TË TV-ve SHQIPTARE
Nga Selim Mustafë Hasanaj
Kjo letër në realitet nuk u drejtohet ju, por ka të bajë me ju dhe ua dërgoj si këshillë, mbasi ju jeni moderator i programit shumë tëndjekun OPINION, që personalisht e ndjek me me vemendje.
U banë shumë vite që përcjell mysafirët e ftuem në programin tand dhe fatkeqësisht asnjëherë nuk pash që ata, sado me një mori titujsh para emnit e mbiemnit, sado që i thonë vehtes intelektualë, politikanë, opionistë, shkencëtarë etj., etj., asnjeni nuk tregoi as ma të voglen kulturë mirësjellje, të dialogut, por tëgjithë, thue se janë në garë cili do të ngre zanin ma shumë, cili do të ndëropresë ma shumë tjetrin, sa programi duket si një livadh ku qentë endacakë përlahen njeni me tjetrin.
Krahasim i randë ky, e di. Lexuesi ndoshta do të më qortojë, ashtu sikur edhe më ka qortue jo rrallë kur qes për fushë mbrapshtitë e budallaqet, banalitetin dhe antikulturën tonë. Më qortojnë, aq sa ndonjëherë më quejnë të çmendun, bile edhe antishqiptar, etj., etj., për të vetmin shkak se shpreh indinjatën time për mbrapshtitë e popullit tim, popullit që i përkas, që e due aq shumë, sa kurrë nuk mundem të rri indiferent, pa e qortue kur shoh se ban keq e mbrapshti.
Nuk jam nga ata që heshtin, as nga ata që i ban qefin tjetrit vetëm mos me pasë probleme me të. Të kqijat i qes për fushë, të mirat i ruej si thesar dhe mburrem me to.
Dje kombit tonë, Atdheut tonë, i ndodhi një tragjedi: humbën jetën katër vëllazën.
Sot në TV KLAN, në programin OPINION, z. Blendi Fejziu kishte mysafirë, z. Artur Zheji, shokun Preç Zogaj, Fatos Lubonja, një gazetar tjetër, që nuk e nihja, dhe zonja Majlinda Bregu.
Nuk e përcolla nga fillimi programin, por, porsa hapa TV-në, pash se z. Artur Zheji fliste, ndërsa shoku Preç Zogaj kakariste si pulë klluqe dhe ulërinte si ujk i vetmuem në maje shkrepi; as ai vetë nuk e merrte vesht çka thonte. Qellimi i tij ishte të shfaqte antikulturën, shpirtngushtësinë qytetare, të pengonte bashkbiseduesin të fliste e të thonte mendimin e tij.
Kjo antikulturë tek shqiptarët egziston gjithandej, por kam përshtypjen se ma e theksueme asht tek vëllaznit e mi (unë jam shqiptar nga Dardania) në Shqipni.
Kështu ngjet në tëgjithë programet e TV-ve shqiptare. Kam përshtypjen se për një antikulturë të tillë dallohen ata që i perkasin të majtës shqiptare, apo janë simpatizantë të të majtes shqiptare.
Kur e them këte, nuk them se e djathta nuk asht e tillë, por më duket se e majta asht ma ekstremiste. Këte e pohoj nga përcjellja dhe shënimet e mia për disa vjet që i kam mbajtë, sa herë ka pasë debate në TV . Rregullisht e majta nuk i lejon të tjerët të flasin e të shprehin mendimin e vet.
Vertetë programet DEBAT në Shqipni ngjajnë si arenë ku përlahen qentë e çmendun. Kjo duhet ndalue. The, me u ndalue, për faktin se haptas del se nuk kemi vullnetin me mësue e me u ba ma të mirë. Atëherë s’ka rrugë tjetër, veç ndalimi. Vetëm frika asht Zoti nga i cili na frenohemi. Vetëdije, morali, kultura e mirësjelljes nuk bjanë pjesë në mendësinë tonë.
Le të më falin ata që nuk i përkasin kësaj kategoriwe pa edukatë. Shkrim imi nuk asht për ta.
Ju propozoj, z. Fejziu, ashtu edhe të gjithë moderatorëve të programeve, të sillni ROJE te dera e sallës ku mbahet debati dhe të nxirrni jashtë secilin që ndërhyn pa e përfundue fjalën tjetri.
Nëse do tëbani kështu tri a katër herë, padyshim që do të disiplinoni opinionistët, edhe pse nuk do të jetë e mudnun t’u mësoni edukaten qytetare; të paktën, në të ardhmen, ndoshta do të mësohen me ba debat, me ba dialog, qoftë edhe me kundërshtarin e përbetuem.
Edhe njëherë po e ritheksoj se shoku Preç Zogaj, ose duhet të mësohet me dëgjue tjetrin, ose nuk duhet t’i lejohet të futet në salla ku dabatojnë qytetarë të edukuem.
Përshëndes z. Artur Zheji që mundi me ruejtë qetësinë përballë një debatuesi kaq të panjervzishëm; thjeshtë, një njeri pa pikë fytyre, pa pikë kulture.
Mos lejoni njerëz të tillë (Preç Zogajn me shokë) që të baltosin programin tuej me sjelljen e tyne kaq larg civilizimit europian.
Sarpsborg: 22.01.2011